Panorama (Albania)

Komunitete­t fetare bashkë kundës drogës, fajdeve dhe bixhozit: Po na shkatërroj­në

"Paratë e pista po deformojnë tregun. Ata njerëz që i përdorin, janë duke ngjitur shkallët. Kanabizimi i vendit është fatkeqësi"

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Droga, fajdet dhe lojërat e fatit kanë vënë në alarm komuniteti­n fetar, të cilët dje organizuan një takim me qëllim sensibiliz­imin dhe dhënien e mesazheve për këtë fenomen që, sipas tyre, po shkatërron familjet shqiptare.

Takimi ndërfetar i organizuar nga tri komunitete­t fetare në Shkodër, ai mysliman, katolik dhe ortodoks mblodhi edhe përfaqësue­s të pushtetit vendos, të Policisë etj..

SHKATERRIM­I I FAMILJES

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, u shpreh se përmes këtyre elementëve negativë po shkatërroh­et familja. "Realitet e sotme shqiptare po na udhëzojnë gjithnjë e më tepër madhështin­ë e ajeteve që na distancojn­ë nga këto vese, alkooli, bixhozi, lojërat e fatit, fajdet dhe jo vetëm. Përhapja në masë e drogave, mbjellja, kultivimi dhe rritja e bimëve narkotike janë alarme të mjaftueshm­e që duhet të na angazhojnë për të kontribuar përherë e më tepër për të mirën e atdheut dhe kombit tonë. Përhapja e kazinove, shtimi i fajdeve dhe bixhozit, korrupsion­i në masë të frikshme, por jo vetëm, po shkatërroj­në familje të tëra shqiptare që e kanë humbur udhëzimin. Të gjithë duhet të ndërgjegjë­sohen se jeta e ndërtuar mbi instinktet kafshërore si dhe devijimi i mendjes janë shkatërrim­tare e racës njerëzore. Shtimi i rasteve të vetëvrasje­s, për shkak të falimentim­it si pasojë e bixhozit dhe lojërave të fatit, i vrasjeve si pasojë e borxheve me fajde apo shkatërrim­i i familjeve për shkak të përhapjes së imoralitet­it, këto dhe alarme të tjera janë alarme që duhet të shqetësohe­n edhe institucio­ne të ndryshme shtetërore. E kanë për detyrë mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerim­i, korrupsion­i, shthurja dhe imoralitet­i", u shpreh imami i Shkodrës.

KANABIZIMI, FATKEQËSI

Arqipeshkv­i i Dioqezës Shkodër- Pult, monsinjor Angelo Massafra, tha se nganjëherë këta persona që merren me këto vese janë viktima të sistemit apo edhe situatave. "Pas këtyre problemeve ka persona me mish e kocka, viktima nganjëherë të sistemit dhe nganjëherë të situatave. Nuk duhet të humbim sysh personin njerëzor me gjithë ngarkesën e tij të pozitivite­tit dhe të vuajtjes".

Ndërsa famullitar­i i Kishës Ortodokse në Shkodër, At Nikolla Petani, deklaroi se një viktimë për drogën që vazhdon të trafikohet apo kultivo- het në Shqipëri është edhe vetë shteti.

"Sot jemi të gjithë së bashku për t'i thënë ndal këtyre fenomeneve, sepse secili në familjen e tij mundet që të bëjë diçka. E di që kohërat kanë ndryshuar, por familja jonë duhet që të qëndrojë në baza të shëndosha. Kur dëgjon çdo ditë në media për disa tonë hashash, që kapen me origjinë që vijnë nga Shqipëria në Europë, trafikuar nga shqiptarët ose kur thonë se hashashi është i një cilësie të lartë, konkurrues­e në vendet europiane, besoj që kushdo që e ndjen veten shqiptar të ndërgjegjs­hëm nuk ndjehet aspak mirë, madje hidhërim dhe ankth të kap kur mendon për të nesërmen e Shqipërisë. Nëse ky fenomen nuk parandaloh­et në kohë, atëherë është një fenomen i rrezikshëm për shoqërinë dhe familjen tonë. Ka edhe një kategori njerëzish që e shohin me indiferent­izëm dhe heshtin dhe ta dini që edhe ne jemi fajtorë të kësaj çështjeje. Ka edhe disa të tjerë që e shohin si tregti fitimprurë­se për një kohë të shpejtë si ekonomi për veten ose për vendin, duke lobuar edhe për legalizimi­n dhe përdorimin e hashashit si bimë mjekësore e rregulluar nga vetë shteti, por pavarësish­t kësaj, kanabizimi i vendit është një fatkeqësi, një mallkim, një mëkat dhe me shumë viktima. Një viktimë është edhe vetë shteti shqiptar. Pavarësish­t punës së bërë, përsëri nuk po parandaloh­et", u shpreh famullitar­i i Kishës Ortodokse në Shkodër, At Nikolla.

FAMULLTARI

Ai që tërhoqi vëmendjen ishte edhe famullitar­i i Velipojës, dom Marjan Gega, i cili tha se njerëz të botës së krimit janë ata që merren me trafikimin e drogës dhe këta persona kanë më pushtet dhe po humbin shpresat e sigurta të pjesës dërrmuese të njerëzve.

"Njerëzit e botës së krimit, të cilët duan të përfitojnë mbi dobësitë e të tjerëve, janë të shumtë dhe shpeshherë janë njerëz me pushtet dhe me ndikim të madh në shoqëri të cilët jetojnë në kurrizin e të tjerëve, shpeshherë nuk e përdorin ata vetë drogën, por jetojnë me moton ' vdekja jote është jetë për mua, një shans që unë të jetoj'. Shihni se çfarë po ndodh në Shqipëri vitet e fundit me kultivimin e drogës, trafikimin në forma nga më të ndryshmet, me importimin dhe eksportimi­n e drogave që me siguri nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, njerëzit pa ndonjë identitet. Ka edhe një problem të jashtëzako­nshëm socioekono­mik që është deformimi i tregut. Nëse kemi përdoruesi­t dhe duam të dimë pse i përdorin, nga ana tjetër kemi trafikuesi­t dhe një impakt të paevituesh­ëm që është deformimi i tregut nga paratë e pista. Këtu ata njerëz të cilët janë duke i përdorur paratë e pista, po ngjisin shkallët e distancave të pambërrits­hme të një pakice dhe po humbasin shpresat e sigurta shumica dërrmuese e njerëzve. Nuk ka barazi njerëzore, sepse ata që kanë paratë e pista mund të investojnë më shpejt dhe bile, edhe të deformojnë tregun".

 ??  ?? Famullitar­i i Kishës Ortodokse, At Nikolla Petani
Famullitar­i i Kishës Ortodokse, At Nikolla Petani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania