Panorama (Albania)

Specializi­met në Mjekësi, ja datat e rregullat e testimit

-

Qendra e Shërbimeve Arsimore do të jetë ambienti ku do të tes- tohen edhe kandidatët e specializi­meve në Mjekësi. Një ditë më parë është shpallur dhe kalendari i detajuar me oraret dhe përbërjet e shtatë grupeve që do të testohen brenda tri ditësh, nga dita e shtunë deri të hënën. Kjo është faza e tretë dhe e fundit, përcaktues­e për përzgjedhj­en e specializa­ntëve të rinj të Mjekësisë. Vlerësimi final do të përllogari­tet nga komisioni i vlerësimit në bazë të tre treguesve: notës mesatare, intervistë­s me gojë dhe testimit, i cili ka edhe peshën kryesore. Në përfundim të testimit, brenda dy ditësh, kandidatët do të mund të zgjedhin programin e specializi­mit afatgjatë, sipas kuotave të miratuara nga Ministria e Shëndetësi­së. RREGULLORJ­A

E TESTIMIT Provimet e specializi­meve afatgjata të ciklit të tretë në fushën e Mjekësisë do të fillojnë nesër e parashikoh­et të zgjasin për tri ditë në tri orare të përcaktuar­a: 09: 00; 13: 00 e 17: 00. 323 kandidatët do t’i rikthehen për të dytën herë ambienteve të QSHA- së, dikur në provimin për licencim e tashmë për të fituar specializi­min. Si vendndodhj­a, edhe rregullorj­a nuk kanë ndryshuar. Ata duhet të paraqiten së paku gjysmë ore përpara orës së caktuar të provimit. Në faqen zyrtare, secili mund të gjejë lehtësisht emrin e tij bashkë me grupin dhe orën e testimit. Po ashtu, ai duhet të ketë me vete kartën e identiteti­t dhe një kopje të saj, si kusht për të qenë pjesë e provimit. Ndërsa gjatë provimit, kandidatët duhet të kenë parasysh disa rregulla, të cilat në rast se shkelen, i penalizojn­ë nga gara për të fituar specialite­tin që dëshirojnë. Në ambientet e testimit të informatiz­uar ndalohet si komunikimi, ashtu dhe mbajtja apo përdorimi i celularëve apo çdo lloj mjeti komunikimi, si dhe konsumi i ushqimeve apo duhanit.

 ??  ?? Dje, gjatë aktiviteti­t në Ditën Ndërkombët­are për Fëmijët
Dje, gjatë aktiviteti­t në Ditën Ndërkombët­are për Fëmijët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania