Panorama (Albania)

LU: SHQIPËRIA TË BËJË MË SHUMË PËR FËMIJËT E SAJ

-

Për ambasadori­n amerikan në Shqipëri, Donald Lu, Shqipëria në këtë moment duhet të bëjë më shumë për fëmijët e saj. “Nuk keni 11 milionë fëmijë për t’u kujdesur, keni vetëm disa qindra. Vendi vazhdon t’i afrohet anëtarësim­it në BE, shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, ata kanë të drejtë të mos jenë të uritur, ata kanë të drejtë të mbrohen nga abuzimi. Jam gati të mbledh monedhat e mia, për të mbështetur UNICEF- in dhe OJQ- të që mbështesin fëmijët e Shqipërisë”. këpunim i të gjithë aktorëve, shtetërore dhe shoqërisë për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë problemit të fëmijëve të rrugës. “Çdo qytetar që shikon një fëmijë në situatë rruge ka misionin e qytetarit që ta raportojë dhe të tregojë. Nëse dikush mendon se duke dhënë 20 lekë në semafor, ka kryer detyrën e vet të qytetarit, në fakt, sapo i ka vënë çmim jetës dhe trafikimit të atij fëmije”, nënvizoi kryebashki­aku. Pasi foli për kujdesin e shtuar ndaj fëmijëve në situatë rruge, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli- um u zotua për qendra të reja dhe më shumë punonjës socialë. “251 fëmijë janë menaxhuar nga shërbimet sociale dhe janë përfshirë në programet tona të mbështetje­s. Ata sot janë pjesë e programeve që ofrojnë qendrat social- komunitare dhe ato reziden- ciale, duke ndjekur programe të riintegrim­it kanë marrë kujdes shëndetëso­r, familjeve të tyre iu është siguruar banesë nëpërmjet programeve sociale të bashkive”. Në aktiviteti­n e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombët­are të Fëmijëve në situatë rruge, merrnin pjesë edhe ambasadori i SHBA- së, Donald Lu, përfaqësue­s të lartë të Zyrës së Delegacion­it Europian, OSBE, UNICEF dhe organizata­ve të tjera ndërkombët­are. Gjatë gjithë ditës në sheshin “Skënderbej” u organizuan aktivitete argëtuese për fëmijët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania