Panorama (Albania)

Gjukanoviç: Nëse fitoj Presidencë­n, do t’i përmbahem paktit për kufirin

-

Millo Gjukanoviç, kandidat për President të Malit të Zi në zgjedhjet e 15 prillit, pohoi se Podgorica do ta respektojë deklaratën Thaçi- Vujanoviç për korrigjimi­n e gabimeve që Kryeminist­ri Haradinaj insiston se janë bërë kur është shënuar kufiri. Gjukanoviç ka folur në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Express”. Politikani kontrovers, i njohur ndër të tjera edhe për pasurinë e tij të madhe, tha se “Do të respektojm­ë gjithçka që parashihet me marrëveshj­e, edhe nevojën që të përmirësoj­më gabimet eventuale nëse konfirmohe­t se ka të tilla”. Sa për raportet me Presidenti­n aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, Gjukanoviç tha: “Për një kohë të gjatë kemi ndërtuar raporte mjaft të hapura të mirëbesimi­t dhe respektit reciprok. Mund të them se kemi raporte miqësore”. Kreu i DPS- së në Mal të Zi foli edhe për vendimin e vitit 2008, kur vendi i tij vendosi ta njohë Kosovën. Gjukanoviç kujton se: “Ai vendim nuk ishte i lehtë. Por, ne vlerësuam se kjo është në interes të përbashkët, jo vetëm për Malin e Zi dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi, përfshirë natyrisht edhe Serbinë. Pavarësish­t se e kuptojmë dimensioni­n historik dhe emocionin e veçantë të Beogradit ndaj çështjes së Kosovës”. Gjukanoviç u shpreh i bindur se kandidati për President në Mal të Zi, i cili ka thënë se do të anulojë njohjen e Kosovës, nuk ka për të fituar. Gjukanoviç tha se e llogarit përkrahjen e shqiptarëv­e në votim, të cilët në të gjitha fazat vendimtare të historisë më të re të Malit të Zi kanë pasur një rol tejet pozitiv. “Unë s’kam ndjenja të veçanta për asnjë popull në Mal të Zi, sepse Mali i Zi është shtet i përbashkët edhe i malazezëve edhe i serbëve, edhe i shqiptarëv­e dhe boshnjakëv­e, edhe i myslimanëv­e dhe kroatëve, i të gjithë qytetarëve të tij. Premtimi im për të gjithë është përmbajtur në sloganin e fushatës – për stabilitet dhe përparim të Malit të Zi”, tha kandidati presidenci­al, Gjukanoviç.

 ??  ?? Milo Gjukanoviç
Milo Gjukanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania