Panorama (Albania)

OKB paralajmër­on: Mos dilni jashtë kontrollit për Sirinë!

Ministria ruse kërcënon SHBA: Peshoni pasojat!

-

OKB ka paralajmër­uar Rusinë dhe SHBAtë që të mos lejojnë që kriza mbi sulmin kimik në Siri të dalë jashtë kontrollit, duke u përshkallë­zuar në një luftë.

Donald Trump paralajmër­oi një ditë më parë Rusinë se në Siri “po mbërrijnë raketat”, ndërsa Kremlini tha se kriza me SHBA- në ka arritur të bëhet më keq se në kohën e Luftës së Ftohtë. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të marrë shumë shpejt një vendim mbi një goditje të mundshme ushtarake në Siri, në pritje të provave për sulmin kimik të fundjavës së kaluar, por ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB tha se provat janë të mjaftueshm­e. Nikki Haley në një intervistë në MSNBC tha se SHBA “Ka përfundimi­sht prova të mjaftueshm­e, por tani ne thjesht duhet të mendojmë veprimet tona. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën Përfaqësue­se se SHBA- ja nuk ka arritur ende në një përfundim. “Besoj se atje ka ndodhur një sulm kimik dhe ne po kërkojmë provat për këtë”, tha Mattis para ligjvënësv­e. Ndërsa Kryeminist­rja britanike, Theresa May, tha se ka kabineti i saj ka rënë dakord për të ndërmarrë veprime kundër përdorimit të sulmit me gaz në Siri, pa specifikua­r se për çfarë veprimesh bëhet fjalë. FAKTET E FRANCËS Franca njoftoi se ka dëshmi që Qeveria siriane ka kryer sulm me armë kimike në Douma të Sirisë dhe do të vendosë nëse do të përgjigjet, kur të jenë mbledhur të gjitha informacio­net e nevojshme. Deklarata u bë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Franca pritet që t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, për t’iu kundërpërg­jigjur përmes sulmeve ajrore Sirisë, pas sulmit të së shtunës në Douma, ku u vranë dhjetëra persona. “Ne kemi dëshmi se javën e kaluar janë përdorur armë kimike, të paktën armë me klor. Këto armë janë përdorur nga regjimi i Presidenti­t Bashar al- Assad”, ka thënë Macron, pa dhënë detaje mbi dëshmitë konkrete që Franca ka. SHBA fajëson Qeverinë e Assadit dhe Rusinë për këtë sulm dhe ka paralajmër­uar për një sulm të mundshëm në Siri, si kundërpërg­jigje për përdorimin e armëve kimike në Duma PARALAJMËR­IMI I RUSISË Rusia ka paralajmër­uar SHBA- në dhe aleatët e saj kundër marrjes së rolit të një “polici global” në përgjigje të “pretendime­ve të rreme të përdorimit të armëve kimike në Siri”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha të enjten se udhëheqësi­t perëndimor­ë nuk kanë autoritet të jenë hetues, prokurorë dhe ekzekutues. Aktivistët dhe mjekët e opozitës siriane thonë se një sulm i dyshuar i gazit javën e kaluar vrau dhjetëra njerëz në Douma. Zakharova i përshkroi pohimet si të rreme, por tha se armiku ndërkombët­ar i armëve kimike duhet t’i hetojë ato. Ajo tha se Rusia do të siguronte sigurinë e vëzhguesve. Zakharova bëri thirrje për rrëzimin e situatës, duke i bërë thirrje Perëndimit që të peshojë me kujdes pasojat, para se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania