Panorama (Albania)

Krisje e brendshme në gju, Xhaka mbyll vitin

Klubi i uron rikthim të shpejtë, pritet në mes të muajit korrik

-

Sezon i mallkuar për legjionarë­t. Pas Amir Abrashit që iu desh të kryente ndërhyrje kirurgjika­le në gju, apo Burim Kukelit që është prej javësh jashtë për dëmtim të ngjashëm, i shtohet listës edhe mesfushori i Bazelit.

Taulant Xhaka, në përballjen e fundit ndaj Zyrihut, ka lënë fushën e lojës me barelë dhe mbi të gjitha mes lotësh. Duke njohur temperamen­tin e tij, në fushën e lojës duhet vërtet shumë që futbollist­i i Kombëtares të dalë duke qarë, por dhimbjet kanë qenë vërtet të forta.

DËMTIMI

Ka qenë faqja zyrtare e klubit të Bazelit që ka sqaruar dëmtimin. Bëhet fjalë për krisje të brendshme në gju. Një dëmtim që, sipas klubit, kërkon një periudhë të pacaktuar kohore për rikuperim. "Nuk dihet ende saktësisht se sa gjatë do të mungojë. I urojmë rikthim të shpejtë", ka shkruar skuadra helvete në sajtin zyrtar.

MUNGESA

Kanë qenë mediat zvicerane që janë munduar të hedhin dritë mbi shkallën e dëmtimit si dhe mbi periudhën e mungesës që do t'i duhet shqiptarit të mos jetë pranë Bazelit, deri në një rikuperim të plotë. "Dëmtimi është i rëndë dhe kjo konfirmohe­t edhe nga dalja e tij nga fusha mes lotësh. Do të duhet që të mungojë disa muaj. Rik- ka shënuar mesfushori i Bazelit këtë sezon. Një në ndeshjet në Zvicër, ndërsa një tjetër në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. thimi? Bazel duhet të bëhet gati që të llogarisë shqiptarin, në rastin më të mirë, për përgatitje­t e edicionit të ardhshëm në kupat e Europës", ka shkruar zvicerania "Blick. ch". Mbetet për t'u parë, se çfarë mënyre do të zgjedhin mjekët, për të rikuperuar dëmtimin e shqiptarit dhe nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjika­le apo jo. Dëmtimi i Xhakës është mungesë e rëndësishm­e për Bazelin në finalen e sezonit, por edhe për trajnerin Panuçi në grumbullim­in e radhës që do të ketë në fund të muajit maj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania