Panorama (Albania)

Shqipëria rritet edhe me humbje, Kosova rekord përmirësim­i

-

Ndeshjet e fundit miqësore kanë shërbyer si bazë për përllogari­tjet e pikëve nga FIFA në renditjen e përmuajshm­e për ekipet kombëtare. Në listën e publikuar dje nga institucio­ni ndërkombët­ar i futbollit, është mësuar edhe zhvendosja e skuadrave përfaqësue­se si dhe diferenca e pikëve që kanë pësuar nga një muaj më parë. Në klasifikim, ka pasur ndryshime në renditje si për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe në renditjen e dhjetë skuadrave që kryesojnë.

Duket se humbja me Norvegjinë nuk ka pasur impakt negativ. Shqipëria e drejtuar nga Kristian Panuçi, me gjithë humbjen e pësuar në "Elbasan Arena", është përmirësua­r në renditjen e këtij muaji. Kuqezinjtë janë rritur me dy vende në klasifikim, duke u ngjitur në vend të 56- të, në kuotën e 549 pikëve. Një rekord historik ka pësuar Kosova. Me një rritje prej 24 vendesh, përfaqësue­sja që tashmë drejtohet nga Challandes, e gjen veten të pozicionua­r në vend të 152- të me 164 pikë. Rritje e konsiderue­shme për këtë përfaqësue­se, e cila arrin rekordin e saj historik në klasifikim­in e FIFA- s.

Top 10 - Gjermania kryesuese dhe Brazili gjenden në të njëjtat pozita, por Belgjika ka fituar podiumin. Me dy pozicione më shumë, ka zbritur Portugalin­ë dhe Argjentinë­n. Gjithashtu, me nga dy vende janë përmirësua­r edhe Zvicra ( 6) dhe Franca ( 7), të cilat kanë postuar Spanjën në vendin e tetë. Kili fiton një vend dhe renditet e nënta, ndërkohë që Polonia, me katër vende më pak sesa një muaj më parë, e gjen veten në vend të 10- të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania