Panorama (Albania)

Berisha përmbys Strakoshën, Lacio bie "knock- out"

-

U luajtën edhe takimet e kthimit në Europa Ligë, për fazën çerekfinal­e. Salcburgu arriti një rezultat historik ndaj Lacios, teksa fitoi thellë 4- 1 ndaj kryeqyteta­sve italianë në shtëpi dhe me rezultat të përgjithsh­ëm 6- 5, u kualifikua për në gjysmëfina­le. 3 gola të shpejtë në minutat ' 72, ' 74 dhe ' 76 shtangën Strakoshën, që nuk i mbeti asgjë për të bërë.

Ka qenë vërtetë një çmenduri ajo që ka ndodhur për katër minuta. Në të 72- tën, ka qenë një pasim i Berishës që është shndërruar në gol për vendasit nga Haidara. Avantazh minimal për Salcburg, por Lacio ndjen vështirësi­në. Pa kaluar ende kjo situatë, është ekipi austriak që gjen një tjetër gol. Këtë herë, një goditje nga distanca e Huang Hi- Çan. Një goditje tokazi, e cila gjen hapësirë për të kaluar në mes të zonës shumë të populluar të Strakoshës, i cili nuk ka mundësinë për të parë trajektore­n. Lacio është e çoroditur dhe Salcburg e shfrytëzon. Lainer shënon të katërtin për vendasit, i cili mjafton për kualifikim­in. Të parët shënuan italianët, në të 55- tën ndërsa për vetëm një minutë, ishte Salcburg që barazoi me Dabur.

- Arsenali barazoi në Rusi, përballë

Çmenduria Kualifkime­t -

CSKA Moskë, me shifrat 2- 2, por falë fitores 4- 1 në ndeshjen e parë, siguroi edhe ajo një biletë për në turin tjetër. Edhe pse me vështirësi, londinezët treguan karakter dhe golat e Uellbek dhe Ramsei i shpëtuan. Marseja përmbysi gjithashtu edhe Lajpcigun. Francezët fituan 52 ndaj Lajpcig, që kishte fitu- ar minimalish­t ndeshjen e parë, 1- 0. Me këtë rezultat, Marseja arrin të kualifikoh­et për në gjysmëfina­le. Sportingu i Lisbonës fitoi në shtëpi, 1- 0 ndaj Atletikos së Madridit, por vetëm një gol nuk i mjaftoi. 2 golat e ndeshjes së parë të spanjollëv­e, i shpëtuan. Më poshtë, të gjitha golat dhe rezultatet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania