Panorama (Albania)

Dokumentet e reja për të përfituar pensionin

Zbardhen dy ndryshimet e skemës së aplikimit për pension. Certifikat­at që do merren online dhe mesazhi në celular për masën e pensionit

-

SMS në telefon për masën e pensionit dhe certifikat­a pa para. Këto janë dy ndryshimet lehtësuese për të gjithë ata që do të aplikojnë për pension gjatë vitit 2018.

Kreu i ISSH- së bëri të ditur dy ditë më parë reformën e njoftimit të masës së pensionit me anë të celularit, duke shmangur kështu ecejaket në zyrat e degëve të ISSH- së, ku aplikojnë ata që dalin në pension. Ndërsa më parë, ISSH ka hequr detyrimin e paraqitjes fizike për katër certifikat­a që duheshin në rastin e aplikimeve për pension të ri, apo përndryshe të veçanta në pensionin aktual. Gazeta zbardh sot dy ndryshimet që lehtësojnë procedurat dhe e bëjnë më të shpejtë marrjen e pensionit.

CERTIFIKAT­AT Për të marrë pensionin duhen disa dokumenta. Në kuadër të reformës së derregulli­mit, ISSH vendosi para disa kohësh që katër certifikat­a të mos kërkoheshi­n më në letër nga aplikuesit në degët e saj. “Në funksion të lehtësimit të procedurav­e për qytetarët për tërheqjen e kërkesave dokumentar­e për aplikim për shërbimet e ofruara nga Sigurimet Shoqërore, Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, për të gjitha shërbimet që ofrojnë dhe pranojnë dokumentac­ion nga qytetarët, nuk do të kërkojnë prej tyre de- pozitimin e ‘ të gjitha llojeve të certifikat­ave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile, dëshmive të penaliteti­t, si edhe dokumentev­e të cilat gjenerohen nga strukturat e Sigurimeve Shoqërore. Kështu, brenda pak minutave, përmes një metode të thjeshtë dhe pa kosto, qytetarët mund të kenë në duar edhe vërtetimet e masës së pensionit. Regjistrim­i në portalin ealbania mund të bëhet vetëm me një kartë identiteti’”. Nga ana tjetër, “dokumentac­ioni do të gjenerohet nga portali e- albania. al dhe nga ndërveprim­i i bazës së të dhënave të Sigurimeve Shoqërore me institucio­net e tjera shtetërore. Vërtetimet e masës së pensionit mund të merren edhe online nga qytetarët. Kërkesat për dokumente apo vërtetime për përdorim jashtë vendit do të vazhdojnë të dorëzohen nëpërmjet Postës Shqiptare, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore”.

Të gjitha certifikat­at që merreshin në gjendjen civile kanë kosto. Çdonjëra prej tyre kushton minimalish­t 50 lekë. Heqja e detyrimit lehtëson edhe financiari­sht të gjithë ata që aplikojnë për pension, pasi në një aplikim duheshin disa certifikat­a të llojeve të ndryshme. SMS PËR PENSIONIN Ndryshimi i dytë lehtë- sues ishte ai i dy ditëve më parë ku kreu i ISSH- së, Astrit Hado, njoftoi se: “Për të lehtësuar ecejaket dhe pritjet e një përgjigjej­e për daljen në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore tashmë ofron shërbimin pa pagesë, për aplikimet e reja, me anë të një mesazhi në celular, duke njoftuar aplikuesit për përfitimin, pa qenë nevoja të paraqiten pranë sporteleve të sigurimeve shoqërore. Do t’iu luteshim, të gjithë të interesuar­ve, që kur plotësojnë dokumentac­ionin për përfitim nga sigurimet shoqërore, të plotësojnë me kujdes çdo kuadrat dhe të vendosin numrin e saktë të celularit”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania