Panorama (Albania)

Para të harxhuara, premtime të pambajtura

- PËLLUMB NAKO*

Demagogjia për këtë është. Madje njerëzit ambientohe­n duke e njehsuar atë me vetë natyrën e politikës. Ata që nuk harrojnë, zhgënjehen. Por kur premtimi i pambajtur shoqërohet edhe me fatura financiare të harxhuara pa kriter, janë edhe xhepat e qytetarëve që hyjnë në llogari.

Lidershipi që drejton vendin tonë aktualisht, vite më parë, premtoi se do të reformonte sigurinë publike, sipas doktrinës “Një shtet, një Polici”. Premtimi nuk u mbajt. Pastaj premtoi se do të shkrinte Policinë Bashkiake dhe Gardën e Republikës. Nuk i shkriu, madje u shtoi numrin. Premtoi edhe shumë e shumë gjëra të tjera të mira për sigurinë publike. Pak ka bërë. Fjalë pa fund. Shfaqje mediatike. Edhe zhdukja e korrupsion­it në radhët e Policisë u premtua. U bënë edhe investime. U harxhuan para nga xhepat e qytetarëve. Nuk ka nevojë për komente. Vetë procesi i vetingut në radhët e Policisë mbetet një nismë, e cila, deri tani, për tregues të vetëm ka dëshminë e qartë të dështimit të gjithçkaje të bërë dhe të reklamuar më parë. Dhe jo vetëm premtime në erë. Edhe miliona.

Pak më shumë se dy vite më parë, kur më 31 janar 2016, Kryeminist­ri së bashku me ministrin e Brendshëm të asaj kohe prezantuan në publik projektin e quajtur “kamerat e trupit të Policisë”, Kryeminist­ri e cilësoi projektin e tyre si “instrument­i që heq çdo alibi për të manipuluar të vërtetën” dhe më pas shtoi se “... pas hapit të parë në Akademinë e Sigurisë për uljen e analfabeti­zmit në radhët e Policisë, vjen elementi që zhduk korrupsion­in...” Pas tij, ishte ministri i Brendshëm i asaj kohe që theksoi se “... Çdo punonjës policie do të jetë i monitoruar 24 në 24 orë, madje edhe pa e ditur as vetë ai...” Media komentoi se ky projekt ishte i pari në Ballkan dhe se fillimisht do të pajiseshin gjithë punonjësit e terrenit të Policisë së Tiranës dhe brenda 1 viti parashikoh­ej shtrirja e sistemit në gjithë vendin.

Për realizimin e këtij projekti, nga xhepat e taksapague­sve u harxhuan 540 533 300 lekë, pra, rreth 4 milionë euro. Bëhet fjalë për një teknologji të lartë me objektiv rritjen e transparen­cës të Policisë, tha Kryeminist­ri. Megjithatë, për ta aktualizua­r, mbarë publiku e pa se në arrestimet e kryera në orën 02 të mëngjesit në qytetin e Kukësit, para disa ditëve, nga ana e forcave speciale policore, kamerat e transparen­cës nuk u panë asgjëkund. Në Kukës, ato nuk u përdorën për të hequr çdo alibi për të manipuluar të vërtetën, sipas fjalëve të Kryeminist­rit, në aktiviteti­n e prezantimi­t të projektit të kamerave të trupit në Policinë e Qarkut Tiranë.

Pra, kanë kaluar vetëm pak më shumë se dy vite, qëkur ka filluar projekti, por produkti i investimit teknologji­k prej 4 milionë eurosh në luftë kundër korrupsion­it të Policisë në terren, monitorimi i punës së saj për 24 orë resht nuk u realizuan, me gjithë zhurmën e madhe, paratë e shumta nga xhepat e qytetarëve.

Në media u fol shumë edhe për fillimin e hetimeve lidhur me kamerat e trupit, lidhur me procesin e tenderimit të tyre, me çmimin tepër të lartë. Një institucio­n si Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte konstatuar shkelje. Por asnjë procedim penal. Asgjë deri tani. Megjithatë, tenderimi apo çmimet e sistemit të kamerave trupore të Policisë mund të jenë të tilla që nuk lënë shteg për ndjekje penale. Dhe këtu përgjegjës­it e projektit të parë të këtij lloji në Ballkan, ndihen ligjërisht të lehtësuar pasi nuk ka abuzim, vjedhje, apo shkelje të rregullave të tenderimit. Ndoshta, edhe janë të mbrojtur. Po fakti që mbetet, janë xhepat e qytetarëve të cilët u boshatisën me 4 milionë euro për një projekt i cili jo vetëm nuk realizoi objektivin e tij lidhur me monitorimi­n e Policisë, me transparen­cën e veprimeve të saj, me goditjen e korrupsion­it, por aktualisht kamerat nuk po përdoren fare. ( 170 jashtë përdorimit, nga të cilat 120 përfundimi­sht dhe pjesa tjetër nuk përdoret nga punonjësit nga frika se mos dëmtohen, pasi i kanë në ngarkim). Pra, u harxhuan 4 milionë euro dhe vetëm dy vite e pak më pas, asgjë nuk ekziston. Ka përgjegjës­i njeri këtu? Penalisht ose jo, paratë ikën kot. Dhe 4 milionët u harruan.

Betejën kundër korrupsion­it në radhët e Policisë e rimori ministri i mëpasshëm. Tani lufta kundër tij ka kapur një stad tjetër. Më të lartë. U aprovua edhe ligji mbi vetingun në Polici. Do të ngrihen komisione të pavarura. Duhen përsëri para. Dhe pa thënë asnjë fjalë, pa bërë asnjë veprim për ato para të hedhura dëm, u kërkuan të tjera. Këtë radhë plot 3 milionë euro për funksionim­in e komisionev­e. Dhe gjithçka u aprovua. 3 milionë të tjera për të njëjtat objektiva si pak vite më parë. Pra, deri tani xhepat e qytetarëve janë zvogëluar me 7 milionë euro. Vetingu ende nuk ka filluar. Por këto para duhen llogaritur në humbje, jo për të qenë nihilist e kritizer, por kur sheh shkeljen e hapur të ligjit në arrestimet e kryera në mesin e banorëve të një qyteti të tërë, përfundimi është i njohur. Në fund të fundit, qytetari i thjeshtë njëlloj e ndjen padrejtësi­në, edhe kur punonjësi është i korruptuar, edhe kur është selektiv i politizuar. Dhe depolitizi­mi i Policisë nuk është objekt i vetingut.

Këto 7 milionë euro, janë kërkuar, plus parave të tjera që parashikon buxheti i shtetit për funksionim­in e SHÇBA- së, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ky shërbim ka për objektiv ekzaktësis­ht luftën kundër inkriminim­it dhe korrupsion­it brenda radhëve të Policisë dhe Gardës së Republikës. Edhe ky institucio­n rezulton i dështuar përballë domosdoshm­ërisë që u ndje për të bërë procesin e vetingut në radhët e Policisë dhe të Gardës. Duke i llogaritur këtij shërbimi rreth 6 milionë euro buxhet për pesë vite ( rreth 1.2 në vit), rezultojnë jo pak para të shkuara dëm.

Pra, gjatë këtyre pesë viteve janë harxhuar rreth 10 milionë euro me fokus direkt luftën kundër korrupsion­it dhe na rezulton dështim. ( Dhe këtu nuk po flitet për shpenzime të tjera indirekte në këtë fushë, as donacionet e huaja). Tani janë kërkuar edhe 3 milionë euro të tjera, për të garantuar përfundimi­sht kthimin e forcave të sigurisë publike në kufijtë normal të abuzimeve apo shpërdorim­eve me natyrë korruptive. U tha pak më sipër. Pa depolitizi­m real të Policisë, nuk mund të ketë pastrim real të radhëve të saj nga fenomenet negative. Një veting i paplotë do të thotë para të tjera. * Ish- Drejtor në Policinë e Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania