Panorama (Albania)

“I lumtur për fitoren, ngushëllov­a Nexhipin”

-

Protagonis­t ishte Sindrit Guri, që shënoi tre gola të bukur, si dhe dha asistin e golit të Dzarias. Duhet të përballesh­in me Kukësin dhe me një sulmues potent si Guri, për të parë vlerat reale të mbrojtjes së Partizanit. Por në këtë takim, të kuqtë improvizua­n në mbrojtje. Ibrahimi ishte i pezulluar dhe në mënyrë të papritur humbasin Belicën para ndeshjes, pasi pati probleme në qafë. Me këtë sukses të Kukësit, praktikish­t shuhen shpresat e të kuqve për vendin e dytë. Kukësi është 9 pikë para “demave”, por matematika i mban në lojë, pasi janë edhe 7 ndeshje për t’u luajtur. Kukësi sundoi ndaj një Partizani anemik, që gjatë ndeshjes nuk bëri një gjuajtje në portë, përveç një goditje të Bathës nga një pozicion standard. SKËNDERBEU- KAMZA Skënderbeu ka mposhtur Kamzën me rezultatin 3- 2, në takimin e zhvilluar në Korçë. Një sfidë që i pati të gjitha. Golat e veçantë, 11- metërshin dhe lojën e luftuar, por në fund është skuadra e Dajës ajo që feston. Muzaka, i ndihmuar edhe nga era, kaloi në avantazh korçarët, ndërsa Soue dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në pjesën e parë me golat e Rezit dhe perlën e Zguros. Në fillimin e pjesës së dytë, Xhejms shënoi me kokë golin e fitore. Trajneri Julian Ahmataj debuton me humbje në krye të Kamzës, ndërkohë skuadra kryeqyteta­se është futur plotësisht në zonën e ftohtë, ku e pret një rivalitet i ashpër me Teutën dhe Vllazninë. Ndërsa korçarët me fitoren e sotme shkuan në kuotën e 66 pikëve, + 12 nga Kukësi i vendit të dytë. LUSHNJA- FLAMURTARI

Nga Lushnja te Lushnja. Në kampionat, Flamurtari ka gjetur frymëmarrj­en, pikërisht ndaj verdhejesh­ilëve, ndaj të cilëve siguroi trepikëshi­n e fundit, dy muaj më parë, më 18 shkurt. Lushnja, me gjithë dëshirën për të reaguar, nuk gjen dot rrugën e rrjetës dhe duhet të mjaftohet me aktivizimi­n e lojtarëve nga ekipi i të rinjve, duke projektuar në avancë skuadrën që do të marrë pjesë në të Parën. Nga dje,

Trajneri i Kukësit, në deklaratën pas ndeshjes për “Super Sport”, ka deklaruar se nuk e priste një triumf kaq të thellë përballë të kuqve. “Ta them të drejtën, nuk e kam pritur rezultat të tillë. Partizani ishte ekipi më në formë dhe javët e fundit ka bërë ndeshje shumë të mira. Vendi i dytë i sigurt? Normalisht që jo. Matematiki­sht nuk ka mbaruar asgjë. Është gjë e mirë, sepse Partizanin e mbajtëm mbrapa. Ka edhe më shumë ndeshje. Kampionati është akoma i gjatë dhe nuk ka mbaruar asgjë. Sot ( dje) e kishim detyrim të luanim shumë më mirë se në 2 ndeshjet e kaluara. Mendoj që pjesën e parë arritëm ta kontrollon­im ndeshjen falë golave të shënuar. Gjërat shkuan mirë edhe në pjesën e dytë. Nexhipi? Jam i zhgënjyer që Nexhipi ka luajtur te Partizani, pasi ishte një humbje e rëndë. Sa i përket Gurit, po bën një punë shumë të mirë, po rritet nga ndeshja në ndeshje. Besoj se është i gatshëm të luajë në një kampionat tjetër më të fortë”, deklaroi Pakult. është matematiki­sht pjesë e asaj kategorie dhe deri në fund, është vetëm spektatore e Superiores, megjithëse do të luajë edhe shtatë javë. Insistimi i miqve do të shpërblehe­t, pasi në të 30- tën, Nedeljkovi­ç merr pasim të saktë nga Tunkara dhe shënon, 0- 1. Deri në fund, Lushnja tenton me Sefën dhe disa goditje drejt kuadratit, por pa sukses. Në të 49- tën, një ndërhyrje e ashpër e Markut ndaj Hoxhajt, bën që mbrojtësi i vendësve të ndëshkohet me karton të kuq. Një aksion i Nedeljkovi­ç në të majtë pason saktë në qendër për Useinin që e ka të thjesh- të, devijon dhe gol.

LUFTËTARI- LAÇI Luftëtari mori një trepikësh me shumë vlera përballë Laçit, një ekipi direkt për luftën për një vend në Europë. Gjirokastr­itët fituan në shtëpi përballë kurbinasve, me rezultatin 2- 1. Në pjesën e parë, bluzinjtë ishin totalisht dominues, me sulmuesit që provonin herë pas here, por gjetën golin vetëm në minutën e 44- të me Bregun. Me fillimin e së dytës, ishte Shkurtaj që dyfishoi me një penallti, që e fitoi po vetë. Pak minuta më pas, një goditje e Sefgjinit u devijua nga Liçaj, që për fatin e keq të portierit grek Athanasopu­los përfundoi në rrjetë. Deri në fund, Laçi provoi sërish në sulm, për të gjetur golin e dytë dhe të barazimit, por pa sukses. Kështu, ekipi i Likës merr një fitore të artë në përmbushje­n e objektivav­e që ka këtë sezon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania