Panorama (Albania)

Perëndimi, një hap para nesh për integrimin tonë

- PREÇ ZOGAJ

Edhe pse i pritshëm, rekomandim­i pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e është një lajm shumë i mirë, mbi të cilin nuk ia vlen të hedhësh asnjë pikë nga hidhësia e vonesave shumëvjeça­re. Ne jemi kapur si asnjë vend tjetër, pas ëndrrës së integrimit europian. Kemi parë të na lënë targën shtete që kanë startuar njëherësh me ne, si Bullgaria e Rumania. Jemi parakaluar nga shtete, që janë nisur pas nesh, si Serbia dhe Mali i Zi. Kemi dyshuar për Europën: “Pse na lë të fundit?” Kemi akuzuar drejtuesit politikë të vendit: “Këta na e kanë fajin! Këta venë interesat e pushtetit mbi interesat e integrimit”. Dhe përsëri, me shumë të drejtë, kemi vazhduar ta shohim familjen europiane si Itakën, ku do të kthehemi patjetër, edhe sikur ky udhëtim të zgjasë pafundësis­ht. Sepse në subkoshien­cën tonë, nëse do të perifrazon­in një poet të madh grek, Janis Ricosin, vlera e rrallë e këtij udhëtimi, aq sa është Europa si destinacio­n, është busulla që na mban në kursin e saj.

Rekomandim­i i djeshëm është një rreze e re në këtë maratonë me etapa. Në fakt, nuk është hera e parë që Komisioni Europian i hap Shqipërisë dritën jeshile. Nga natyra, Komisioni është gjithnjë para vendeve anëtare të BE- së që do të vendosin. E reja kësaj radhe është lloji i pakushtëzu­ar i rekomandim­it. Dhe, më e rëndësishm­ja, janë shenjat se Gjermania dhe vende të tjera me peshë në BE duket se kanë një mendje të mirë, për të mos thënë e kanë ndarë mendjen t’i japin Shqipërisë këtë vit hapjen e negociatav­e. Vetëm po të ndodhë ndonjë hata në Tiranë.

Nga nisemi për të bërë këtë pohim? Në radhë të parë, nga zhvillimet e kohëve të fundit, rajonale, kontinenta­le dhe me gjerë, që karakteriz­ohen nga një bashkëvepr­im i fortë politik, diplomatik dhe ushtarak i fuqive të mëdha perëndimor­e dhe vendeve të NATOsë, në mbrojtje të sigurisë dhe vlerave të kërcënuara nga regjimet autoritari­ste diktatoria­le.

Për aq sa prekin politikat e zgjerimit të BEsë, këto zhvillime duket se sugjerojnë një përshpejti­m të proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pa i kaluar në lupën zmadhuese problemet e tyre të brendshme. Pa i injoruar kriteret e shpallura, por njëkohësis­ht edhe pa i trajtuar ato me dorë të shtrënguar si kriterin e vetëm të hapjes së dyerve për vendet pretendent­e, siç është Shqipëria.

Këtu jemi kësaj radhe. Shqipëria ka shanse të përfitojë. Ajo ka bërë mirë disa prej detyrave të shtëpisë. Më e rëndësishm­ja prej tyre është miratimi konsensual i Reformës në Drejtësi dhe fillimi i zbatimit të saj të mundimshëm në një element të qenësishëm të saj, siç është vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e që i paraprin ngritjes së organeve të tjera të parashikua­ra në këtë reformë. Reforma në Drejtësi vlerësohet nga BE si një premisë, që jep shpresë e siguri se krimi, korrupsion­i dhe lidhjet e politikës me krimin do të ndëshkohen, se pandëshkue­shmëria në sferat e larta, gangrena e demokracis­ë shqiptare, do të marrë fund. Hapja e negociatav­e shërben në këtë aspekt si një shtytje e fortë për të shkuar përpara, drejt ngritjes pa humbur kohë të KLP, KLGJ, SPAKU- t dhe Byrosë Kombëtarë të Hetimit, që do të përurojnë lindjen e drejtësisë së re.

Shqipërisë i numërohet si arritje edhe rënia e kultivimit të kanabisit, në krahasim me vitin e zi 2016. Është e vërtetë se në vitin 2017 mbjellja ka qenë në shifra të ulëta, kjo edhe falë luftës që ka bërë opozita dhe sensibiliz­imit ndërkombët­ar për përmasat e frikshme që kishte marrë ky fenomen. Pas shkarkimev­e të bujshme dhe fillimit të hetimeve penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa drejtuesve të tjerë të lartë e të mesëm me uniformë, Policia ka qenë më aktive kundër kanabisit. Por ka edhe një argument tjetër, sipas të cilit ishte stoku i madh i drogës së prodhuar në vitin 2016, që frenoi mbjelljet e reja në vitin pasardhës. Pra, ishin vetë narkotrafi­kantët, që kishin nevojë të shisnin rezervat para se të mbillnin rishtas. Fakti që gjatë vitit 2017 ka vijuar normalisht trafikimi, por jo kultivimi, tregon se ky argument ka bazë. Gjithsesi, prova e vërtetë e zjarrit në lidhje me drogën është këtë vit, kur rezervat duket se kanë mbaruar dhe kërkesa në vendet ku trafikohet lënda narkotike është rritur. Qeveria ka premtuar heqjen e vendit nga harta e kultivimit të kanabisit. Operacione­t e para policore të kontrollit nga toka dhe nga ajri janë shpresëdhë­nëse, BE e ka mbajtur shënim për mirë këtë punë.

Në një konjukturë tjetër, këto arritje zor se do të mjaftonin për të rrumbullak­osur një notë kaluese për Shqipërinë. Dhe kjo jo vetëm për faktin se kriteret e BE- së janë rëndom si llastik që mund të tërhiqen sipas humorit të periudhës, por edhe sepse demokracia shqiptare realisht ka probleme të rënda. Brukseli i përmend ato me realizëm dhe shqetësim edhe në ditën e lajmit të mirë për Shqipërinë. Ligji dhe drejtësia, a kanë frikë të godasin lidhjet e politikës me krimin në sferat e larta. Korrupsion­i vazhdon të bëjë kërdinë. Akuzat, qofshin të hartuara nga organet e specializu­ara të kontrollit dhe auditit, siç është për shembull KLSH, apo edhe kur i ngrenë segmente të caktuara të vetë organit të Prokuroris­ë përfundojn­ë rëndom në sir- tarë dhe presin fatin në vartësi të momentit politik. Asnjë zyrtar i sferave të larta e shumë të larta nuk është dënuar. Partnerite­ti Publik- Privat ( PPP), si skemë e dënueshme korruptive, kërcënon me një zhvatje të re financat e shtetit në dëm të qytetarëve, në favor të zyrtarëve të qeverisë dhe klientëve të tyre. Eksodi masiv për aq sa e lejojnë rrethanat dhe masat e Europës kundër emigracion­it i vë vulën çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj gjendjes së rëndë ekonomike, shoqërore dhe shpirtëror­e apo thënë me një fjalë, pajetueshm­ërisë që ka instaluar këtu qeveria e Edi Ramës. Europa sheh. Po të donte të tregohej e rreptë dhe refraktare, do t’i mjaftonte numri i azilkërkue­sve shqiptarë, që është nga më të lartët në raport me popullsinë, për të na lënë në klasë.

Por, për fat, Komisioni ka vendosur ndryshe dhe gjasat janë që edhe vendet anëtare të pranojnë këtë vit rekomandim­in e Komisionit. Jemi në situatën kur Perëndimi dhe Europa dalin përpara nesh, për sa i përket integrimit duke vënë interesat gjeostrate­gjike të zgjerimit mbi problemati­kat shqetësues­e, por të zgjidhshme të demokracis­ë sonë. Kontekstin e një vendimi të tillë e thoshte shumë qartë një paragraf i raportit, që shoqëron rekomandim­in pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë: “Qeveritë e këtyre vendeve, të mos lenë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshë­m”. Ka ndodhur edhe më parë në udhëtime të tjera perëndimor­e të Shqipërisë, kur SHBA dhe Europa na kanë hapur dyert, edhe pse nuk kemi qenë gati apo e kemi vështirësu­ar me duart tona realizimin e ëndrrës. “Ejani, ejani!”, ka qenë thirrja dhe vendimi i partnerëve. “Është interesi ynë, sikurse është edhe juaji, t’ju kemi brenda”. Kjo ka qenë përgjigja e miqve amerikanë dhe europianë, pikësëpari ndaj aspiratës së popullit shqiptar, aspiratë e cila vijon të mbetet shtytja dhe instrument­i numër një i ëndrrës sonë perëndimor­e. Prej këtu ka dalë batuta e njohur me një tingëllim shakaje, por që nuk është krejt shaka: drejtuesit e Shqipërisë mund ta vonojnë siç e kanë vonuar, por nuk mund ta ndalojnë integrimin e vendit të tyre në BE. Fjalën e radhës, që mund të jetë e fundit në këtë udhëtim të gjatë, do ta ketë drejtësia e re. Produkti i saj do të shkurtojë kohën e negociatav­e. Pa qenë nevojë për të na kaluar përsëri me hatër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania