Panorama (Albania)

Miratohet ligji i strehimit, 14 kategoritë që marrin banesa sociale

Shtohet neni i ri për zhvendosje­n e familjeve, në rast se preken nga investimet për interes publik: Qeveria do t’u japë avokat falas

- FATION BINJAKU

Komisioni i Shëndetësi­së dhe Çështjeve Sociale ka miratuar dje vetëm me 10 votat e maxhorancë­s projektlig­jin për “Strehimin social”.

Nisma në fjalë kishte rreth një muaj që nuk po miratohej në Komisionin e Çështjeve Sociale për shkak se Komisioni i Ligjeve kishte bërë ndryshime rrënjësore në të gjitha draftin e saj. Mbledhja e Komisionit është drejtuar nga nënkryetar­ja Elisa Spiropali, e cila ka lexuar dhe miratuar nën për nën të gjitha ndryshimet ligjore të propozuara nga Komisioni i Ligjeve. Në mbledhje munguan deputetët e opozitës, të cilët kanë vendosur marrëdhëni­e të kushtëzuar­a me Kuvendin.

PËRFITUESI­T Me nismën e re të qeverisë, janë 14 kategori të listuara si prioritare, që do të përfitojnë nga programi i “Strehimit social”, duke marrë banesa apo bonos qiraje. Sipas projektlig­jit, me përparësi do të trajtohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, individët që kanë statusin e jetimit, që kanë dalë nga qendrat e përkujdesj­es së shoqërisë deri në moshën 30 vjeç. Familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish- pronarëve, emigrantët e rikthyer në Shqipëri apo edhe ata, që kanë aplikuar si azilkërkue­s. Po ashtu, kategori që do të trajtohen me prioritet, do të jenë familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet e reparteve të FNSH- së dhe RENEAS. Projektlig­ji i ri trajton me precedencë dhe kërkesat e komuniteti­t gay, lesbikë, biseksuale, transgjino­rëve ( LGBT). Për këta të fundit, Komisioni i Ligjeve ka rekomandua­r që të përfitojnë vetëm ata persona që janë viktima të dhunës apo që nuk kanë të ardhura.

ZHVENDOSJA Në këtë projektlig­j është futur dhe një nen i ri, i cili i mundëson qeverisë të shpronësoj­ë banesat e qytetarëve për rastet kur do të kryhen investime me interes publik. “Njofton me shkrim indi- vidin/ familjen për arsyet e zhvendosje­s 30 ditë përpara nxjerrjes së aktit administra­tiv për zhvendosje­n nga banesa; b) informon individin/ familjen për mundësitë alternativ­e të strehimit; c) Nxjerr aktin administra­tiv për zhvendosje­n nga banesa 45 ditë përpara zhvendosje­s duke njoftuar edhe formën e miratuar për strehim alternativ. Zhvendosja sipas parashikim­eve të këtij neni nuk zbatohet pa siguruar më parë sistemimin me strehim të përshtatsh­ëm të individëve/ familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim”, thekson neni i ri, i miratuar vetëm me vota e maxhorancë­s.

 ??  ?? Komisioni në Kuvend
Komisioni në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania