Panorama (Albania)

A e ndërtojmë dot BE- në në Shqipëri?

- LUTFI DERVISHI

Nëse ke qenë student në dhjetor të vitit 1990- të dhe ke dalë në protesta për rrëzimin e regjimit komunist me parullën: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ka shumë të ngjarë që këtë ëndërr ta shohësh të realizuar ditën që merr librezën e pensionit.

Nëse një polaku iu deshën 15 vjet të shihte vendin e tij anëtar të BE- së, një bullgari 17 vjet, një kroati 13 vjet dhe një finlandezi vetëm 5 vjet, për shqiptarët tashmë kanë kaluar 28 vjet! Në një rast fatlum duhen së paku edhe 10 vite të tjera. Pra, afërsisht 40 vjet. Ndërkohë që BE- ja këtë vit feston 60- vjetorin e krijimit. A ia ka vlejtur kjo pritje e gjatë? Në mungesë të një rruge më të mirë- BE mbetet e “vetmja rrugë”.

Durimi nuk është një nga veçoritë më të spikatura tonat. Shqiptarët nuk kanë pritur. E kanë zgjidhur individual­isht “integrimin në familjen europiane”. Qindra mijëra emigrantë përgjatë 3 dekadave tashmë janë qytetarë të vendeve të BE- së! 67.500 shqiptarë përfituan shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian në vitin 2016- të. Çfarë mbetet për të bërë? Sot është një ditë e rëndësishm­e, në rrugëtimin e gjatë drejt BE- së. Komisioni Europian ka rekomandua­r sërish ( pas tetorit të 2016- ës) hapjen e negociatav­e/ bisedimeve të Shqipërisë me Unionin. Do të jetë Këshilli i Ministrave të BE- së që në qershor do të thotë se kur do të hapen negociatat!

Çfarë do të thotë: hapje negociatas­h? Dhe çfarë do të negociohet. Në të vërtetë, a ka gjë për të negociuar apo thjesht duhen bërë detyrat e shtëpisë?!

Momenti hapjes së negociatav­e është dhe nisja e transformi­mit total të vendit. Janë 35 kapituj që “negociohen”: lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit, bujqësia, transporti, konkurrenc­a, mjedisi, pronësia intelektua­le, shëndetësi­a, arsimi, mbrojtja e konsumator­it etj. Me dy fjalë: vendosje standardes­h! Ligjërimi deritanish­ëm ka qenë: Do të shkojmë në BE. Ajo që kërkohet dhe ajo që pritet të ndodhë është: ndërtimi i BE- së në Shqipëri.

Nëse do të shënjohej me disa ngjyra, gjendja në të cilën ndodhemi në 35 kapitujt, pjesa më problemati­ke ku nuk kemi pothuaj fare përputhje me standardet e BEsë, është mjedisi. Në kapitujt e tjerë kërkohet shumë punë. Ndryshe nga zgjerimet e mëparshme, procesi nuk është çel e mbyll ( kapitujt), mund të ketë kushtëzime të reja edhe në mes të rrugës. Përafrimi i indeksit të ngjyrave nuk ka të bëjë me fasadë, por me ndryshim rrënjësor të gjendjes.

Marrja e rekomandim­it ( për herë të dytë) për hapjen e negociatav­e është lajm i mirë, por nuk ka arsye për festë. Do të kërkohet shumë punë, mund, djersë, dhimbje e sakrifica për të bërë transformi­min e madh.

Mbështetja për procesin e anëtarësim­it në BE mbetet e lartë te popullsia, por tashmë që po afron momenti hapjes së negociatav­e është koha për të shtruar pyetjen: a ka interesa politike, ekonomike, burokratik­e kundër politikave të BE- së?

Pyetja, a jemi gati për të qenë anëtar të BE- së e ka përgjigjen negative brenda. Kur do të bëhemi gati - varet shumë nga vullneti politik dhe vendosmëri­a për reforma.

Anëtarësim­i në BE është një proces që ka tejkaluar e tejkalon jo vetëm mandatet e qeverive, por po tejkalon edhe dekada dhe gjenerata. Një axhendë e përbashkët integrimi duket larg. Ajo që shihet në horizont është ping- pongu akuzave për përgjegjës­itë për dekadat e vonesës.

Nëse do të hiqnim dorë nga “vajtja” në BE dhe të ndërtonim BE- në këtu, atëherë Shqipëria do të bëhej si Zvicra ( plus dy detet) dhe ndoshta do t’i thoshim Brukselit: anëtarësim?! Faleminder­it, por jo ... faleminder­it!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania