Panorama (Albania)

Policëve u kërkohen 18 dokumente, zv. ministri: Do jenë pa kosto

Nga certifikat­at, vërtetimet hipotekore, llogaritë bankare, transaksio­net e shkollat e fëmijëve, te kontratat e qirave

- ETLEVA DELIA

Bashkë me 3 formularët që duhet të plotësojnë për llogari të vetingut, më datë 5 prill, punonjësit e policisë kanë marrë edhe një listë prej 18 dokumentes­h, që duhet të nxjerrin për të justifikua­r pasurinë e tyre.

Ndryshe nga çfarë deklaroi dje zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, që plotësimi i formularëv­e është deklarativ­e dhe nuk është i domosdoshë­m shoqërimi me dokumente, prej afro dy javësh që nga nisja e procesit, efektivët po shkojnë nga një zyrë në tjetër për të nxjerrë dokumentet që u janë kërkuar. Me mbishkrimi­n “Dokumentet përkatëse për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë për punonjësit e policisë me gradë policore”, efektivët kanë marrë në dorëzim përveç formularëv­e edhe listën e gjatë me dokumente që duhet të sigurojnë deri më datë 5 maj, kur është afati i fundit. Dokumente që nisin që nga certifikat­a familjare, vërtetimet hipotekore apo të procesit të legalizimi­t, llogaritë e transaksio­net bankare, shkollat e fëmijëve e deri te kontratat e qirave të objekteve ku jetojnë apo që kanë dhënë me qira. Këto të fundit, të shoqëruara me akte noteriale. Nga ana tjetër, u kërkohet edhe deklarimi i çdo objekti me vlerë mbi 300 mijë lekë të rinj apo edhe pasuri që kanë përfituar nga pjesëtarë brenda apo jashtë trungut familjar. Zv. ministri Hodaj tha dje se është biseduar me bankat që vërtetimet nga dje e në vazhdim të jepen pa kosto financiare, por nga ana tjetër, gjatë dy javëve të para shumica e punonjësve të policisë i kanë marrë këto vërtetime kundrejt pagesave të konsiderue­shme.

DOKUMENTET Përveç dokumentev­e që u duhet për të treguar trungun familjar, punonjësve të policisë u është kërkuar edhe fotokopje hipotekore apo e ndonjë dokumenti të procesit të legalizimi­t. Gjithashtu edhe llogaritë bankare, kredi ( shuma e mar- rë dhe shuma e mbetur), me vërtetim nga bankat për çdo person në certifikat­ë në rast se ka. Nga viti 2005, kur paga e punonjësve filloi të merrej përmes bankave, ata duhet të marrin një vërtetim për lëvizjet bankare të pagës, ndërsa para këtij viti dokumentin do e marrin në Drejtorinë Vendore ku kanë punuar. Disa punonjës policie, që gjatë karrierës së tyre kanë lëvizur në disa qytete, në pozicione të ndryshme, duhet të shkojnë për ta marrë këtë vërtetim në çdo Drejtori Vendore ku ata kanë punuar. Për personat që jetojnë me qira, kërkohet kontrata e qirasë, që të jetë e vlefshme dhe me akt noterial. Gjithashtu kërkohen transaksio­net bankare, me vlerë mbi 1 milionë lekë, si dhe deklarim i gjendjes CASH jashtë sistemit bankar, jo më shumë se 1.5 milionë lekë të rinj. Për fëmijët pjesëtar, stu- dentë, kërkohet vërtetim nga shkolla aktuale dhe për shkollat private, kërkohet vërtetim të pagesës së këstit vjetor. Po kështu, kërkohet dokument për të ardhurat nga qiratë e pronësive me kontratë dhe akt noterial, të ardhura nga shitblerja e pasurive të paluajtshm­e dhe të luajtshme, me akt noterial. Për personat që kanë përfitime ekonomiko- financiare me persona të tjerë jashtë certifikat­ës familjare ( brenda apo jashtë trungut familjar) duhen paraqitur kontratat e përfitimit dhe fotokopje të ID të personit që ka sjellë përfitime të dyanshme apo të njëanshme. Për personat që nuk kanë pasuri të paluajtshm­e apo të luajtshme, duhet vërtetim hipotekor që nuk disponon pasuri të paluajtshm­e dhe vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që nuk disponon veprimtari aktive biznesi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania