Panorama (Albania)

Rekomandim­i i KE, ngelës, por kalues

- LAVDRIM LITA

Më shumë kritika sesa përgëzime përmban raporti i progresit të këtij viti për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i progresit është instrument­i, përmes të cilit Komisioni Europian vlerëson gjendjen aktuale të punëve të rajonit dhe Turqisë, në përgatitje­t për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Për Shqipërinë, Komisioni Europian vlerësoi ecurinë mbi Reformën në Drejtësi dhe rekomandoi hapjen e negociatav­e për anëtarësim, pa kushte. Është në dorë të qeverisë së Tiranës, të bindin disa vende skeptike të BE- së, siç janë Gjermania, Holanda, Franca, Greqia dhe Qipro, për dobinë e çeljes së negociatav­e në mbledhjen e Këshillit Europian në qershor. Qartësisht, Gjermania dhe Franca nuk janë të bindura sa duhet për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për të hapur negociatat dhe kjo dëshmohet nga fakti që deri dje në mëngjes, raporti i paraqitur nga Juncker dhe Mogherini nuk ishte përfundimt­ar.

Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, i pakapur në befasi nga gjetjet e raportit të KEsë, deklaroi se “unë nuk e lexoj rekomandim­in e shumëpritu­r për çeljen e negociatav­e si fitoren e një pale politike ndaj palëve të tjera politike… Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata përpara nesh, për të ndërtuar një pjesë të së vetmes rrugë; rrugës së anëtarësim­it në BE”.

Në raport, Komisioni Europian shkruan se rivlerësim­i i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( procesi i vetingut) ka filluar dhe po jep rezultate të para të prekshme.

Në raport kërkohet përmirësim­i i mëtejshëm i administra­tës publike dhe i kontrollit mbi shpenzimin e fondeve buxhetore nga ana e autoritete­ve lokale. Fjalët kyçe në raport tregojnë edhe dendësinë e problemeve që ka vendi. Korrupsion­i mbe- tet dominues në shumë fusha dhe vijon të jetë një problem serioz. Fjala korrupsion përmendet 63 herë, reforma në tërësi përmendet 89 herë, Reforma në Drejtësi dhe drejtësia 74 herë, posaçërish­t procesi i vetingut 31 herë, në raportin për Shqipërinë. Për mediat, raporti ka disa gjëra interesant­e si, “drejtimi editorial i mediave private vazhdon të ndikohet fuqimisht nga interesat politike dhe të biznesit. Fi- nancimi i medias mbetet çelësi për përmirësim­in e lirisë së medias, sidomos duke pasur parasysh sfida të reja të tilla si ‘ lajmi i rremë’ dhe influenca e palës së tretë”.

Raport- progresi i këtij viti kishte si element cilësor gjuhën më politike, më të dobishme, më të kuptueshme dhe me elemente krahasuese. Procesi i zgjerimit do të vijojë, si nga ana e BE- së, ashtu dhe nga ana e vendeve kandidate apo potenciale për të përmbushur kriteret dhe detyrat e lëna për në shtëpi.

Rreziku më i madh i këtij procesi është mungesa e legjitimit­etit në sy të qytetarëve europianë. Në shumë opinione publike europiane, procesi i zgjerimit është kthyer në një argument toksik, sidomos pas referendum­it të daljes së Britanisë nga BE. Po ashtu, taktika e ecjes së procesit të zgjerimit “fshehurazi” nuk mund të funksionoj­ë për një kohë të gjatë. Është e kuptueshme që nevojitet një legjitimit­et i ri me institucio­ne e procedura të reja të BE, ashtu siç deklaroi dje Presidenti francez Macron.

Bashkimi Europian përballet sot me shumë probleme dhe nuk ka asnjë arsye madhore të shtojë problemet brenda saj, duke bërë një vendim të paarsyeshë­m për anëtarësim­in para kohe të Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të bëhet e dobishme për veten e saj dhe së dyti, të jetë e dobishme për Bashkimin Europian.

Bashkimi Europian përballet sot me shumë probleme dhe nuk ka asnjë arsye madhore të shtojë problemet brenda saj, duke bërë një vendim të paarsyeshë­m për anëtarësim­in para kohe të Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të bëhet e dobishme për veten e saj dhe së dyti, të jetë e dobishme për Bashkimin Europian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania