Panorama (Albania)

KE rekomandon hapjen e negociatav­e: Progres me vetingun, zyrtarët s’dënohen

“Korrupsion­i mbetet mbizotërue­s në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz. Tahirit iu hoq pjesshëm imuniteti”

- ARISTIR LUMEZI

Komisioni Europian u rekomandoi dje vendeve anëtare të BE- së hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë. Komisioni publikoi raportin prej 100 faqesh të progresit për Shqipërinë për vitin 2017- të, ku ndër shumë arritje dhe progres, kryesisht në disa reforma, raporti evidenton dhe dobësi dhe problemati­ka. Tri fjalët kyçe të këtij raporti janë korrupsion, që përmendet 63 here, Vetting 31 herë dhe Reforma në Drejtësi 11 herë. Do të jetë Këshilli Europian që do t’i japë vlerë rekomandim­it të Komisionit për të bërë të mundur që Brukseli dhe Tirana zyrtare të ulen në tryezën e negociatav­e të kapitujve të përafrimit të legjislaci­onit. Komisioni vlerësoi dje se vendi ka vijuar të bëjë një përparim të vazhdueshë­m në zbatimin e pesë përparësiv­e kyçe për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Komisioni vlerëson mbi të gjitha Reformën në Drejtësi dhe procesin e saponisur të vetingut, nën monitorimi­n ndërkombët­ar. “Rezultatet e para janë të prekshme me rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të nivelit të lartë, dhe me dëgjesat e para që po sjellin shkarkimin dhe rikonfirmi­min e disa gjyqtarëve”, theksohet në raport. Komisioni Europian sheh përparime në luftën ndaj krimit të organizuar “sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit”, por kërkon që “të shtohet konfiskimi i pasurive të bandave kriminale dhe të vijojë shkatërrim­i i gjithë sasive stok të kanabisit”. Sipas raportit, “Ka pasur pak përparim në shkatërrim­in e grupeve kriminale të organizuar­a, ku numri i dënimeve të tyre ka mbetur shumë i ulët, ndaj nevojiten më shumë përpjekje për të trajtuar pastrimin e parave, pasuritë kriminale dhe pasurinë e pajustifik­uar”.

KRITERI POLITIK

Polarizimi i fortë vazhdon në institucio­net politike. Aktivitete­t parlamenta­re janë ndikuar nga një bojkot i zgjatur nga opozita në fillim të vitit 2017- të, gjë që gjithashtu vonoi funksionim­in e institucio­neve të verifikimi­t gjyqësor. Në maj, një marrëveshj­e midis partisë kryesore qeverisëse dhe opozitës lejoi rinisjen e aktivitete­ve parlamenta­re, duke shkaktuar disa ndryshime në kuadrin legjislati­v zgjedhor. Kjo ishte e favorshme për organizimi­n e qetë të zgjedhjeve të përgjithsh­me në qershor, megjithëse një numër rekomandim­esh të OSBE/ ODIHR- it ende mbetën të pazgjidhur­a.

Është bërë përparim në drejtim të përmirësim­it të funksionim­it të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile. Nevojiten përpjekje shtesë për të integruar më mirë organizata­t e shoqërisë civile, si pjesë e një dialogu gjithëpërf­shirës të politikave.

ADMINISTRA­TA

Shqipëria është e përgatitur mesatarish­t në reformën e administra­tës së saj publike. Përpjekjet kanë vazhduar, duke rezultuar në disa përparime mbi efikasitet­in dhe transparen­cën e ofrimit të shërbimeve publike, trajnimin e nëpunësve civilë, procedurat më transparen­te të rekrutimit dhe forcimin e përgjithsh­ëm të procedurav­e të shërbimit civil bazuar në merita. Konsolidim­i i këtyre arritjeve duhet të përparojë më tej, për të siguruar një administra­të publike më efikase, depolitizu­ese dhe profesiona­le.

DREJTËSIA

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka një lloj niveli përgatitje­je. Zbatimi i reformës gjithëpërf­shirëse dhe të plotë të drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar me përparim të mirë në përgjithës­i. Rivlerësim­i i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( procesi i vetingut) ka filluar dhe po jep rezultatet e para të prekshme. Ky proces ka përkrahje ndërpartia­ke, kryhet nga një autoritet i pavarur, i nënshtrohe­t monitorimi­t ndërkombët­ar dhe përputhshm­ëria e tij me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut është konfirmuar nga Komisioni i Venecias. Nën mbështetje­n e Komisionit Europian, një Operacion Monitorimi Ndërkombët­ar është vendosur për të mbikëqyrur zbatimin e procesit. Institucio­net ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi vlerësimet e aftësisë, kontrollet e dokumentac­ionit dhe deklaratat e pasurisë.

KORRUPSION­I

Shqipëria ka një lloj niveli përgatitje­je në luftën kundër korrupsion­it. Një komision hetimor kundër kultivimit të kanabisit dhe ministrit Tahiri u ngrit në Parlament. Me kërkesë të prokuroris­ë, në tetor të vitit 2017 Parlamenti e hoqi pjesërisht imuniteti i deputetit Tahiri, ish- Ministri i Brendshëm.

Është bërë progres i mirë, sidomos me miratimin e amendament­eve të kodit të procedurës penale. Po krijohet një zinxhir me organe të specializu­ara antikorrup­sion, duke përfshirë një zyrë të posaçme prokuroria­le. Numri i dënimeve përfundimt­are që përfshijnë zyrtarë të rinj apo të mesëm është rritur krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese. Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor ( gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, dënimet përfundimt­are për zyrtarët e rangut të lartë mbeten përgjithës­isht shumë të ulëta. Korrupsion­i mbetet mbizotërue­s në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.

KRIMI

Shqipëria ka një nivel përgatitje­je në luftën kundër krimit të organizuar. Në përgjithës­i ka pasur disa përparime në periudhën raportuese, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të ndërtojë rezultate operaciona­le në këtë fushë, duke intensifik­uar konfiskimi­n e pasurive që u përkasin bandave kriminale dhe duke vazhduar shkatërrim­in e të gjitha magazinave ekzistuese të kanabisit. Ndryshimet në ligjin antimafia dhe Kodi i Procedurës Penale kanë krijuar kushtet për rritjen e efikasitet­it të hetimeve penale. Shqipëria mori pjesë me sukses në bashkëpuni­min ndërkombët­ar të policisë, duke intensifik­uar ndërveprim­et e saj veçanërish­t me vendet anëtare të BE- së. Në nivel vendor, bashkëpuni­mi efektiv i Policisë dhe Prokuroris­ë mbetet për t’u përmirësua­r. Sipas të dhënave, ka pasur pak përparim në shpërbërje­n e grupeve kriminale të organizuar­a. Numri i dënimeve përfundimt­are në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët, është rritur fare pak. Nevojiten më shumë përpjekje për të trajtuar pastrimin e parave, pasuritë kriminale dhe pasurinë e pajustifik­uar.

PASTRIMI I PARAVE

Zyra e Prokuroris­ë ka regjistrua­r 220 hetime për pastrimin e parave në vitin 2015, 227 në 2016 dhe 309 në vitin 2017. Me gjithë trendin në rritje, numri i dënimeve për pastrimin e parave për nivelin e shkallës së parë, mbetet i ulët ( tre në vitin 2015, tetë në 2016 dhe vetëm dy në 2017). Vetëm 14 persona janë dënuar për pastrimin e parave në katër vitet e fundit. Burime të kufizuara të zbatimit të ligjit, institucio­ne të dobëta ligjore, korrupsion dhe kryesisht ekonomia e bazuar në sektorë të konsiderue­shëm informalë, e bëjnë Shqipërinë të prekshme ndaj pastrimit të parave.

 ??  ?? RAMA E VLAHUTIN PAS REKOMANDIM­IT TE KE
RAMA E VLAHUTIN PAS REKOMANDIM­IT TE KE
 ??  ?? Raporti i progresit vjetor i KE për Shqipërinë
Raporti i progresit vjetor i KE për Shqipërinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania