Panorama (Albania)

Negociatat? Tani duhet bindur secili nga 28 anëtarët e BE

Vendimi përfundimt­ar nga mbledhja e ministrave më 29 qershor. Vlahutin: Ata duan të jenë të sigurt

- FATION BINJAKU

Disa orë para se Komisioni Europian të jepte rekomandim­in për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë, ambasadorj­a e delegacion­it të BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, organizoi një takim me përfaqësue­sit e mediave në Shqipëri.

Gjatë takimit “off- records”, Vlahutin tha se vendimin real i rëndësishë­m do të merret nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian në datat 28 dhe 29 qershor. Sipas saj, pjesa më e komplikuar e procesit do të jetë arritja e vendimi unanim, që duhet të marrin 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Gjatë takimit me gazetarët, ambasadorj­a nuk përmendi vende të caktuara, të cilat mund të krijojnë probleme gjatë vendimmarr­jes, por u shpreh se secili prej tyre mund të ndikohet nga politikat dhe problemet e brendshme. “Vendet e BE- së duan të jenë të sigurtë që vendi kandidat për anëtarësim nuk do të ketë kthim mbrapa”, u shpreh Vlahutin. Duke folur për procesin e anëtarësim­it, diplomatja e BE- së tha se sfidat e Shqipërisë do të jenë të mëdha në rast se do të marrë dritën jeshile nga Këshilli i Ministrave të BEsë në qershor. Sipas saj, pas këtij vendimi do të nisin një sërë proceduras­h ligjore, të cilat më pas duhet të zbatohen konkretish­t për të arritur standardet e BE- së në të gjitha sektorët e Shqipërisë. “Flasim për gjëra konkrete, qumështi, uji, ajri dhe shërbimet duhet të jenë të standardiz­uara me ato të BEsë”, tha ambasadorj­a, teksa po sqaronte pjesën e detyrave që do të ketë Shqipëria në vijim. Duke përmendur rastin e Kroacisë, Romana Vlahutin tha se “Problemi nuk ishte vetëm hapja e negociatav­e, por përmbyllja e tyre”. Duke folur për të ardhmen e Shqipërisë në BE, ambasadorj­a tha se “Shqipëria s’do shkojë asgjëkund. Ju duhet ta ndërtoni BE- në në Shqipëri dhe kur dikush do ta vizitojë atë pas disa vitesh, të shikojë se çfarë ndryshimi është bërë”. PROTESTA OPOZITËS Ambasadorj­a e BE- së dha edhe një koment të shkurtër lidhur me protestën e opozitës në seancën e shkuar parlamenta­re, ku u goditën me vezë, miell dhe ujë Kryeminist­ri dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Vlahutin tha se në demokraci respektohe­t çdo lojë formë proteste. Sipas saj, palët janë të lira të luftojnë për kauzat që mendojnë se janë të drejta, por duke respektuar limitet dhe këto protesta të mos kalojnë në dhunë. Për kryediplom­aten e BE- së në Tiranë, palët politike duhet të bashkojnë energjitë në drejtimin ku vendi duhet të shkojë, pasi sipas saj, tani është momenti i duhur që ky proces të realizohet. Në këtë takim, ambasadorj­a nuk e ka kursyer kritikën edhe për mediat, që sipas saj nuk duhet të ç’fokusojnë vëmendjen e qytetarëve te ngjarjet e politikës së ditës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania