Panorama (Albania)

Mogerini dhe Hahn dhanë lajmin e mirë: Ka rezultate me Vetingun

-

Komisioni Europian ka rekomandua­r dje çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke vlerësuar si pozitiv progresin e arritur në reformat kyçe. Në konferencë­n për mediat, përfaqësue­sja e lartë të BE- së, Frederika Mogerini, deklaroi dje se raporti është hartuar mbi bazën e meritës të secilit vend dhe se ato duhet të vazhdojnë të ruajnë ritmin pozitiv. “Komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë që të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe me ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Po kështu, po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje- Hercegovin­ës dhe gjithashtu me autoritete­t kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm në bazë të marrëveshj­es stabilizim- asociimit që kemi me ta. Ky është një proces i gjatë. Unë shpresoj dhe besoj se progresi në rrugën e reformave duhet të vazhdojë. Kjo nuk duhet të ndodhë sepse e duam ne, por sepse e duan qytetarët e vendeve të Ballkanit”, ka thënë dje Mogerini. Nga ana tjetër, komisionar­i për zgjerimin në BE, Johanes Hahn, vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe u shpreh se vazhdimësi­a pozitive e Shqipërisë drejt anëtarësim­it do të varet nga zbatimi i suksesshëm i Reformës në Drejtësi dhe nga avancimi në 5 prioritete­t kryesore. “Duhet shtuar zbatimi i reformave kur flitet për Shqipërinë dhe e kam fjalën për 5 prioritete­t kyçe që kanë të bëjnë me administra­tën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, reformën në gjyqësor si dhe mbrojtjen e minoritete­ve. Sa i përket reformës në gjyqësor, ne kemi parë rezultate konkrete në procesin e vetting- ut për gjyqtarët dhe prokurorët. Jemi në fillim të këtij procesi, por ka shenja që e justifikoj­në rekomandim­in tonë. Parimi është i thjeshtë. Nëse vendet japin rezultate, atëherë dhe ne duhet të japim rezultate”, ka thënë ai.

 ??  ?? Hahn e Mogerini, dje në Bruksel
Hahn e Mogerini, dje në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania