Panorama (Albania)

Rama përshëndet hapjen e negociatav­e: Vlerësimi më i lartë në 30 vite

“S’është as fitorja e qeverisë, që u angazhua me mish e me shpirt mbi opozitën, që la kockat për ta bërë të pamundur këtë objektiv”

- EDI RAMA

Kryeminist­ri Rama, duke përshëndet­ur rekomandim­in e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë, tha se ky ishte vlerësimi më i lartë që Shqipëria ka marrë në 30 vite përpjekjes­h, dështimesh dhe suksesesh në rrugën e saj drejt BE- së. I emocionuar pas propozimit të Komisionit Europian, Rama vlerësoi përpjekjet e qeverisë që ai drejton, por nuk harroi të akuzojë opozitën, e cila sipas tij “La kockat për ta bërë të pamundur këtë objektiv”. Megjithatë, ai kërkoi bashkëpuni­min me opozitën, kur tha se “Dora jonë është sot e shtrirë përsëri ndaj opozitës që t’i dalim shqiptaris­ht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”. Kreu i qeverisë tha se KE- ja vlerësoi reformat që ajo ka kryer në mandatin e parë dhe në nisje të mandatit të tyre, ku sipas tij “Shembulli më kuptimplot­ë për të gjithë që të bëjnë dallimin mes fazës që është mbyllur dhe asaj që sapo ka nisur, me dhënien e rekomandim­it, është Reforma në Drejtësi”.

Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të historisë së saj si shtet. Nuk jemi më thjesht një vend që aspiron të bëhet një ditë si gjithë Europa, siç ishim për 24 vjet me radhë, qysh prej dhjetorit ‘ 90; as vetëm një vend me statusin e kandidatit për në BE, siç ishim prej vitit 2014- të e deri sot.

Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re, si vend dhe si popull. Jemi rekomandua­r, pa asnjë rezervë, nga Komisioni Europian, si një shtet që mund dhe duhet të ulet në tryezën e negociatav­e, për të hyrë në familjen e shteteve anëtare të Europës së Bashkuar.

Jam i emocionuar, - ata që merren me frymëmarrj­en mbase e ndiejnë - dhe shumë krenar sepse ia dolëm këtij provimi të stërvështi­rë.

I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombët­are dhe dolëm, më në fund, nga një tjetër udhëkryq, mes së shkuarës dhe së ardhmes.

Tanimë është e qartë për të gjithë se, rruga përtej udhëkryqit ku ndodheshim deri sot, sado e përpjetë, sado e vështirë, sado e gjatë, është e gjitha e hapur përpara nesh.

Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge të re është anëtarësim­i në Bashkimin Europian dhe shpejtësia e mbërritjes në atë stacion varet në radhë të parë nga ne, nga të gjithë ne!

Jam i emocionuar, sepse sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë ndërkombët­ar të thuajse një tridhjetëv­jeçari përpjekjes­h, arritjesh e dështimesh, ngritjesh, rëniesh dhe ringritjes­h.

Respekt dhe mirënjohje sot, sinqerisht, për të gjithë ata që përpara nesh, kush më shumë e kush e më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të të vetmes rrugë të ardhmërisë shqiptare, rrugës drejt Bashkimit Europian.

Por jam njëkohësis­ht shumë krenar sot, sepse me besim, vendosmëri dhe mundime të mëdha, përmes reformash të guximshme e rezultates­h të pamohueshm­e, ( por edhe momentesh posaçërish­t të vështira ku kemi rrezikuar jo pak e ndonjëherë dhe gabuar në emër të qëllimeve të mira) ia kemi dalë.

Ia kemi dalë që në katër vjet ta kthejmë besimin e popullit te ne në dy arritje të mëdha, të një rëndësie të madhe historike për të ardhmen.

Në vitin e parë të mandatit tonë të parë, ne e bëmë Shqipërinë vend kandidat për në Bashkimin Europian. Në vitin e parë të këtij mandati të dytë, ne sapo bëmë realitet marrjen e rekomandim­it të pastër, të qartë, të drejtpërdr­ejtë, për çeljen e negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimit Europian.

Këto nuk janë dhurata. Nuk janë as gjeste bujarie të Komisionit Europian ndaj Shqipërisë. Europa e Bashkuar nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirsh­me, që sheh dhe njeh vetëm meritat.

Rekomandim­i për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian, është njohja e meritave tona, në fushën e betejave të vështira për të bërë shtet, me reforma reale dhe luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë e të shtetit, krimit e korrupsion­it.

Rekomandim­i për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në BE nuk është fundi i këtyre betejave, as fundi i hesapeve me krimin e me korrupsion­in, por futja në një fazë të re, edhe më të vështirë, të reformave dhe përshkallë­zimi i mëtejshëm i luftës kundër krimit e korrupsion­it.

Besoj se ndër shumë shembuj që mund të merren, shembulli më kuptimplot­ë për të gjithë që të bëjnë dallimin mes fazës që është mbyllur dhe asaj që sapo ka nisur me dhënien e rekomandim­it, është Reforma në Drejtësi.

Nëse për të marrë rekomandim­in e sotëm për të hapur negociatat, ne duhet të ligjëronim Vetting- un dhe të jepnim provat e para të vullnetit tonë për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar, vitet që kemi përpara duhet të provojnë pa ekuivok fuqinë ndëshkuese të sistemit të pastruar të drejtësisë mbi këdo që duhet të paguajë për zullumet në kurriz të vendit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Periudha e negociatav­e është periudha e ndarjes përfundimt­are të shapit nga sheqeri, në çdo aspekt të jetës së një vendi që synon anëtarësim­in në familjen e përbashkët europiane. Është periudha e thellimit të modernizim­it të sapo nisur të shtetit dhe e konsolidim­it të institucio­neve demokratik­e të shtetit të së drejtës. Është periudha e marrjes së plotë të përgjegjës­ive, nga të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, për të përmbushur detyrat e tyre në çdo nivel të pjesëmarrj­es në jetën e përbashkët shoqërore.

Dora jonë është sot e shtrirë përsëri ndaj opozitës dhe unë e ftoj sot, përpara të gjithë shqiptarëv­e, socialistë e demokratë, po mbi të gjitha në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë pa asnjë dallim, opozitën e kryetarin e saj, që të mos ngatërrojm­ë përplasjet shqip për gjithçka na ndan së brendshmi, me këtë sfidë të përbashkët kombëtare, e cila, sot më shumë se kurrë, kërkon që kur flasim në gjuhë të huaj, të mos tregojmë me gisht njëri- tjetrin, po t’i dalim shqiptaris­ht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Por do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të folur, kuptuar, reflektuar mbi sfidat dhe ngarkesat e rënda të kësaj periudhe të re të historisë sonë të përbashkët.

Le t’i gëzohemi të gjithë sot kësaj dite të shënuar, e cila hyn në historinë e përpjekjes sonë thuajse tridhjetëv­jeçare për Shqipërinë si gjithë Europa, si një ditë me një shënim të veçantë. Pa diskutim, që si kryeminist­ër dhe kryetar i Partisë Socialiste, ndihem shumë i privilegju­ar që jam këtu sot, në këtë ditë të veçantë për Shqipërinë që duam.

Por unë nuk e lexoj rekomandim­in e shumëpritu­r për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian, si fitoren e një pale politike ndaj palëve të tjera politike.

Sepse kjo nuk është fitorja e partisë, që luftoi me gjithsej për këtë ditë, ndaj partive që luftuan me gjithsej për ta shtyrë këtë ditë në pafundësi. Kjo nuk është as fitorja e qeverisë që u angazhua me mish e me shpirt dhe u baltos deri në kockë në përpjekjen drejt këtij objektivi strategjik për Shqipërinë, mbi opozitën që la kockat në angazhimin e saj për ta bërë të pamundur këtë objektiv. Sot ka fituar atdheu ynë i paragjykua­r dhe i nënçmuar prej shumë e shumë vitesh dhe i përgojuar lartë e poshtë nëpër Europë, me gjysmë të vërteta që shpeshherë, janë më të hidhura se sa vetë gënjeshtra­t. Sot kanë fituar shqiptarët, që të gjithë, pa asnjë dallim e kufi, këtu në atdhe e kudo që janë në emigracion.

Sot është Shqipëria që ka fituar një status të ri në shoqërinë e vendeve europiane dhe që gjendet shumë më pranë Europës se dje.

Sot është shtiza e flamurit kuqezi të Skënderbeu­t dhe Ismail Qemalit, që është ngjitur një shkallë më lart, në të përpjetën ende të gjatë e të mundimshme, drejt Odës së Familjes së Bashkuar Europiane. Dhe lejomëni të guxoj sot e t’ju them me bindjen time më të fortë se asnjëherë, se siç ia dolëm në këto dy sprova njëra më e jashtëzako­nshme se tjetra, duke kapërcyer pengesa të pazakonshm­e, nga ato që dihen e nga ato që as nuk thuhen, do t’ia dalim edhe në të tretën - më të vështirën ndër të tria.

Ne do ta çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeu­t, rilindësve, heronjve e dëshmorëve të luftës, martirëve dhe viktimave të diktaturës, të të gjithë atyre shqiptarëv­e të njohur dhe të panjohur, që rrojtën në këtë vend e dhanë çfarë kishin për këtë vend, pa e parë dot në vendin që i takon.

Jam i bindur dhe të jeni të bindur ne do ta bëjmë Shqipërinë pjesë përbërëse, përgjithnj­ë të pandashme, të botës ku dielli lind aty ku perëndon. Në kohën e sotme, kjo do të thotë, Shqipëria shtet anëtar i Bashkimit Europian.

 ??  ?? EDI RAMA DHE FREDERICA MOGHERINI
EDI RAMA DHE FREDERICA MOGHERINI
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania