Panorama (Albania)

Meta: Çelja e negociatav­e një akt inkurajues, të reflektojm­ë për sfidat

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e cilësoi rekomandim­in e Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e, një akt inkurajues për të ardhmen europiane të vendit. Kreu i shtetit priti në Presidencë, Ambasadore­n e Delegacion­it të BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi edhe raportin e progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmu­ar si një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE- së. “Mirëpresim rekomandim­in e Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë, duke e cilësuar një akt inkurajues, të shumëpritu­r dhe strategjik për të ardhmen europiane të vendit. Shpreh kënaqësinë që ky raport dhe posaçërish­t rekomandim­i për çeljen e negociatav­e i gjen të gjithë aktorët politikë, institucio­nalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE- së, pa mëdyshje”, deklaroi kreu i shtetit. Duke e konsiderua­r raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjin­ë e zgjerimit, që synonte një perspektiv­ë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE- së në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta ka theksuar rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandim­it të Komisionit nga Këshilli Europian, për të nisur etapën e re të procesit të negociatav­e të anëtarësim­it. Kreu i shtetit shprehu besimin se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend europian më shpresëdhë­nës. Ambasadorj­a e Delegacion­it të BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, zhvilloi takime me Kryeminist­rin Rama dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pas rekomandim­it të Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e me BE për Shqipërinë.

 ??  ?? Ilir Meta dhe Romana Vlahutin
Ilir Meta dhe Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania