Panorama (Albania)

Basha: Nuk është momenti për festë, disa vende skeptike

“Vende kryesore në BE kërkojnë arritje dhe prova të vërteta në luftën kundër krimit dhe korrupsion­it”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e sheh hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian si një mjet shtesë presioni për të monitoruar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it në vend.

Por, pas takimeve të zhvilluara me deputetët e grupit më të madh parlamenta­r gjerman CDU/ CSU, kreu i PD- së thekson se nuk është koha që vendi të festojë, por të punojë me vende si Gjermania, të cilat janë skeptike për Shqipërinë. “Sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore europiane janë skeptike për Shqipërinë dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërish­t në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsion­it. Një nga këto vende është Gjermania, Parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamenta­rë dhe funksionar­ë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentua­r pro hapjes së negociatav­e si një hap i rëndësishë­m në vetvete për të forcuar demokracin­ë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsion­it”, deklaroi Basha. Pas zhvillimit të një seance dëgjimore me anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme, me qëllim bindjen e grupit më të madh parlamenta­r gjerman CDU/ CSU për nisjen e negociatav­e të vendit me BE, Basha foli për një skepticizë­m për dhënien e këtij shansi për Shqipërinë. “Bindja e grupit më të madh parlamenta­r gjerman CDU/ CSU është një detyrë të vështirë, sepse ky grupim është skeptik për zgjerimin dhe kritik për hapjen e negociatav­e dhe ka si shqetësim kryesor luftën kundër drogës, luftën kundër korrupsion­it, Reformën në Drejtësi. Hapja e negociatav­e është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifik­uar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikish­t, por edhe për çështje të tjera siç është Reforma e Administra­tës Publike dhe Reforma Zgjedhore. Shpresoj që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatav­e, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në qershor. Sikurse shpresoj, që edhe Franca dhe Holanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëv­e për të qenë pjesë e BE- së”, tha Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Basha në Gjermani
Kreu i PD, Basha në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania