Panorama (Albania)

VASILI: MAXHORANCA, VEPRIM TË TURPSHËM PREJ KAÇAKËSH

-

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Sociale, Petrit Vasili, ka akuzuar dje maxhorancë­n se ka prishur konsensusi­n për ligjin e “strehimit social”, në ditën kur Brukseli rekomandoi çeljen e negociatav­e për integrimin në BE. Vasili tha dje se u kishte kërkuar deputetëve të PS- së që të miratonin ditën e mërkurë projektlig­jin e strehimit, por shumica ka zhvilluar mbledhje vetëm me deputetët e saj dhe e ka miratuar nismën nen për nen. Por, për Vasilin ky ishte një veprim prej “kaçakësh”. “Ditën kur në Bruksel do të shpallet progres- raporti, do të shpallet rekomandim­i pozitiv për Shqipërinë, sot ( dje) maxhoranca dha një shembull të ri se sa e do dialogun, se sa kur nuk pret puna mund të harxhojë muaj të tërë vetë dhe ta shpërdorjë kohën si të dojë, kurse një ditë mirëkuptim, që nuk ishte për interesin e opozitës, por për shkak të aktivitete­ve të kësaj dite, që është një ditë e veçantë dhe për ju si gazetarë, edhe për të gjithë Shqipërinë, e cila ka një fokus politik, të mbledhur si një çetë kaçakësh shkojnë dhe miratojnë një ligj, i cili ka një problemati­kë shumë të rëndë dhe delikate nga pikëpamja shoqërore dhe në emër të kujt e bëjnë këtë?”, u shpreh ai. Kreu i Grupit të LSI- së e quajti si vendim të turpshëm dhe prishje të konsensusi­t politik për të miratuar këtë nismë ligjore. “Ndaj, besoj se ky veprim i turpshëm, unë do të isha shumë i lumtur, që mediat shqiptare ta evidentont­e, pra, përfundimi­sht që maxhoranca është e gatshme ta rrëzojë edhe linjën ku ka konsensusi­n e opozitës vetëm për interesin e ngushtë politik, të shëmtuar dhe të çmendur të ditës”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania