Panorama (Albania)

Ahmetaj me vendorët: Përjashton­i nga taksa e pronës pensionist­ët e vetëm

“Autonomia vendore kërkon disiplinë financiare, shlyeni borxhet e trashëguar­a, ndryshe nuk ka fonde”

- DORINA AZO

Në konferencë­n me vendorët ku u analizua zbatimi i ligjit të ri për pushtetin vendor, i cili ka një vit që po implemento­het, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kërkoi angazhimin e vendorëve për zbatimin e metodologj­isë së re të taksës së shtëpive.

Ministri Ahmetaj u tha drejtuesve të pushtetit vendor se nga 1 prilli duhet të llogarisin dhe arkëtojnë taksën e pronës, sipas metodologj­isë së re. Ministri Ahmetaj ngriti edhe shqetësimi­n e rritjes së detyrimeve të prapambetu­ra dhe u kërkoi vendorëve t’i përmbahen planit të uljes së tyre, pasi në të kundërt do t’u shkurtohen fondet. TAKSA E PRONËS Kreu i Financave, Arben Ahmetaj, përsëriti dje në takimin me vendorët se nga taksa e shtëpive do të përjashtoh­en pensionist­ët e vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike. “Në shumicën e rasteve, ngarkesa është ulur dhe në shumicën e rasteve, për shumë kategori ngarkesa është transparen­te e në të njëjtën kohë, brenda ligjit, kemi menduar aspektin social, që do të thotë se pensionist­ë të vetëm apo persona të kategorive në nevojë që përfitojnë nga skemat indirekte të mbështetje­s, janë të përjashtua­r nëpërmjet koeficient­eve që kemi përdorur. Kemi mbështetur kategori të ndryshme siç janë ata që kanë shtëpi të ndërtuar përpara vitit 1993 dhe, në të njëjtën kohë, kategori të biznesit, të sipërmarrj­es së prodhimit kryesisht, e të prodhimit në bujqësi gjithashtu, ku i kemi ulur në mënyrë të konsiderue­shme ngarkesën”, tha Ahmetaj. Ministri Ahmetaj u tha vendorëve se ligji iu njeh të drejtën për të ulur apo rritur me 30 për qind taksën e ndërtesës. “Nëpërmjet ligjit, u kemi dhënë një mundësi shumë të mirë dhe njësive vendore, që të mendojnë aty ku ata duhet të lëvizin ciklikisht apo kundër ciklikisht në logjikën e tyre fiskale dhe ekonomike, një 30 për qind balancë ulje apo rritje, pa cenuar unitetin ekonomik të vendit”, tha ministri.

DETYRIMET E PRAPAMBETU­RA Ministri i Financave, Ahmetaj, gjatë takimit ngriti shqetësimi­n e detyrimeve të prapambetu­ra. Kreu i Financave iu kërkoi drejtuesve të pushtetit lokal, t’i përmbahen planit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetu- MILIARDË lekë është stoku total i detyrimeve, që bashkitë iu kanë kompanive deri më 31 dhjetor 2017. Shifra e stokut të borxhit të trashëguar u bë publike dje gjatë takimit. Në krahasim me 2015, borxhi është ulur 2,6 miliardë lekë. ra, pasi ato rrinë në kurriz të qytetarëve. “Detyrimet tuaja të prapambetu­ra rrinë në kurriz të qytetarëve dhe kur ato konsolidoh­en në nivel qendror në qeverinë e përgjithsh­me, sigurisht që duhet ta dini, secili nga ju që jeni përfaqësue­s të qeverive vendore, që pa dashje, nëse ju vazhdoni kështu, u jepni kosto qytetarëve të Shqipërisë nëpërmjet vetes, por dhe në kurriz të qeverisë qendrore. Ky është një element që do të duhet të marrë fund, është gangrenë dhe e trashëguar”, tha Ahmetaj. Kreu i Financave u shpreh se në rast se vendorët nuk shlyejnë detyrimet e trashëguar­a, do t’iu shkurtohen fondet. “Dua të ndaj me ju, në modesti të plotë, në mirëkuptim të plotë, jam i bindur që dhe USAID do të më mbështesë në këtë lutje shumë të drejtpërdr­ejtë ndaj jush, që të merret seriozisht skeduli i shlyerjes, në mënyrë që Ministria e Financave, në emër të qytetarëve, të mos detyrohet që të prekë transferta­t. Besoj që ky është një mesazh shumë i qartë, e kërkuam ligjin e financave vendore, një ligj shumë i rëndësishë­m dhe cilësor, ka angazhim politik, por, mbi të gjitha, angazhimi politik për autonominë e njësive vendore shoqërohet me disiplinë financiare”, u shpreh Ahmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania