Panorama (Albania)

Struktura e re e Policisë, “Shqiponja” në çdo Drejtori Vendore

-

Policia e Shtetit ka përgatitur dhe së shpejti pritet që të implemento­jë strukturën e re në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë. Kjo strukturë rikthen postin e zv. drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike, që u hoq në fund të vitit 2013 dhe deri tani ekzistonte vetëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Struktura e re parashikon përgjysmim i numrit të sektorëve, nga 8 që janë sot, në 4. Bëhet fjalë për Sektorin e Sigurisë Publike, që ka në varësi Seksionin e Krimeve, të Rendit Publik dhe “Shqiponja”; Sektori i Policisë Rrugore, që ka në barosi Seksionin e Administri­mit dhe Dokumentim­in / AIS e Seksionin e Trafikut Urban e Interurban; Sektori për Hetimin e Krimeve, që ka në varësi Seksionin për Krimin Ekonomik dhe Financiar, Seksionin për Krimet e Rënda dhe Seksionin e Trafiqeve; Sektori i Shërbimeve Policore të Specializu­ara, që ka në varësi Seksionin e Teknologji­së dhe Informacio­nit e Përgjimet, Seksionin e Policisë Shkencore dhe Seksionin Operaciona­l. Struktura e re parashikon që Njësia “Shqiponja”, që më parë ishte vetëm në Policinë e Tiranës, tashmë do të jetë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë. Ndryshimet strukturor­e do të prekin më pak Policinë e Tiranës, për shkak të rëndësisë që ka sa i takon dinamikës dhe numrit të popullsisë. Por tashmë me hetimin e vrasjeve dhe krimeve kundër jetës do angazhohen edhe Komisariat­et përveç Seksionit të Krimeve në çdo drejtori, ashtu siç ishte deri në vitin 2007. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara, inauguruan dje Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariat­in e Policisë Rrëshen. Në këtë Komisariat, mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problemati­ka të ndryshme. “Më vjen shumë mirë që është rikonstruk­tuar gjithë ky ambient i përshtatsh­ëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambient të tillë, që edhe nga pikëpamja funksional­e të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatsh­me”, u shpreh Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania