Panorama (Albania)

DOKUMENTET E KERKUARA

-

1. Certifikat­ë familjare; 2. Fotokopje të ( ID) për çdo pjesëtar, në raste të të miturve certifikat­ë personale; 3. Fotokopje hipotekore, procesi legalizimi, ndarje sipas ligjit 7501 të pasurive të paluajtshm­e; 4. Llogaritë bankare ( gjendje depozitë), kredi ( shuma e marrë dhe shuma e mbetur), me vërtetim bankat për çdo person në certifikat­ë në rast se ka; 5. Nga viti 2005 e në vijim lëvizjet bankare të pagës; 6. Para vitit 2005 paga do të merret në Drejtorinë Vendore të Policisë, me kërkesë të ZSHQ; 7. CV në Drejtorinë Vendore të Policisë, te kartoteka e personelit; 8. Për personat që jetojnë me qira, kontrata e qirasë e vlefshme me akt noterial; 9. Transaksio­net bankare, transaksio­ne mbi 1 milionë lekë, dokumente rehatuese; 10. Deklarim i gjendjes CASH jashtë sistemit bankar, jo më shumë se 1.5 milionë lekë të rinj; 11. Fotokopje të Bono Thesarit; 12. Për fëmijët pjesëtarë studentë, vërtetim nga shkolla aktuale; 13. Për shkollat private, vërtetim të pagesës së këstit vjetor; 14. Të ardhura nga qiratë e pronësive me kontratë, akt noterial; 15. Të ardhura nga shit- blerja e pasurive të paluajtshm­e dhe të luajtshme, me akt noterial; 16. Deklarim i sendeve me vlerë mbi 300 mijë lekë të rinj; 17. Për personat që kanë përfitime ekonomiko- financiare me persona të tjerë jashtë certifikat­ës familjare ( brenda apo jashtë trungut familjar) duhen paraqitur kontratat e përfitimit dhe fotokopje të ID të personit që ka sjellë përfitime të dyanshme apo të njëanshme; 18. Për personat që nuk kanë pasuri të paluajtshm­e apo të luajtshme, vërtetim hipotekor që nuk disponon pasuri të paluajtshm­e dhe vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që nuk disponon veprimtari aktive biznesi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania