Panorama (Albania)

KPK: Prokurorja e Apelit Shkodër fshehu pasurinë

Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartament­e, tre garazhe dhe një automjet

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka dalë në përfundimi­n se prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, ka fshehur pasurinë dhe ka dhënë deklarime të pasakta në formularët e deklarimit të tyre.

Seanca për kandidaten për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë u zhvillua ditën e djeshme, në orën 11: 00. Vetë prokurorja ishte prezente dhe nuk ka preferuar që të mbrohet me avokat. Trupa gjykuese drejtohej nga Suela Zhegu, ndërsa relatore e çështjes ishte Genta Tafa- Bungo. Sipas kësaj të fundit, rezultoi se deklarimet e Nikëhasani­t janë në përputhje me ligjin, sipas raportit të Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Por, nuk del i njëjti rezultat nga hetimi administra­tiv i ndërmarrë nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Bungo- Tafa tha se disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e të prokurores ishin me burime të dyshimta. Bëhet fjalë për një apartament banimi, i deklaruar në Lezhë në vitin 2004; një apartament me sipërfaqe 87 metra katrorë në Shëngjin dhe një garazh 150 metra katrorë në Lezhë. Gjithashtu, të dyshimta, sipas KPKsë, janë edhe blerja e një apartament­i 90 metra katrorë në Tiranë, dy garazhe dhe një automjet tip "Toyota Land Cruiser". Burimi i problemit ishte mosjustifi­kimi, sipas KPK- së, i apartament­it në Lezhë, i deklaruar në vitin 2004. Sipas deklaratav­e, Nikëhasani e ka shitur atë dhe ka përdorur paratë për blerjen e një apartament­i në Shëngjin APARTAMENT­E, 2 garazhe dhe një automjet janë pasuritë e paluajtshm­e dhe të luajtshme që Nikëhasani nuk justifikon dot me të ardhurat që ka, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Po kështu, KPK thotë se Nikëhasani ka fshehur pasurinë dhe ka dhënë deklarime të pasakta. dhe të një garazhi në Lezhë. Mirëpo, KPK- ja vërejti se prokurorja Nikëhasani nuk e ka provuar pronësinë mbi apartament­in në fjalë. Po kështu, KPK ka dalë në përfundimi­n se Nikëhasani nuk justifikon burimin e të ardhurave për blerjen e një apartament­i 90 metra katrorë në Tiranë, dy garazhe dhe blerjen e një automjeti "Toyota Land Cruiser" që, sipas raportit paraprak, kushton 19 mijë euro. Në deklaratat e pasurisë, Nikëhasani ka deklaruar se mjetin e ka blerë për 500 mijë lekë. Sipas relatores së çështjes, Nikëhasani ka bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kishte burime të pamjaftues­hme për pasurinë e deklaruar. Kjo gjë është kundërshtu­ar nga vetë prokurorja, e cila është mbrojtur në seancë. Ajo ka pranuar se ka pasur shumë pasaktësi në deklarimet e saj periodike të pasurisë, krahasuar me deklarimet dhënë për KPK- në. Por sipas prokurores, kjo ka ardhur për shkak të mosnjohjes së mirë të metodës së deklarimit dhe disa gabimeve noteriale. Nikëhasani tha se nuk e ka fshehur pasurinë. Ajo deklaroi në seancë se ka bërë vetëm një herë pushime në jetën e saj dhe se daljet jashtë vendit kanë qenë për arsye familjare. Lidhur me mjetin, ajo tha se e ka blerë kur është komanduar në Prokurorin­ë e Matit me para të huazuara nga të afërmit, për shkak të sigurisë dhe infrastruk­turës së vështirë. "Jam e keqardhur për pasaktësit­ë, por nuk kam fshehur pasurinë. Unë kërkoj nga Komisioni rikonfirmi­m në detyrë", u shpreh prokurorja. Trupa gjykuese pritet që ta japë vendimin më 20 prill për prokuroren.

 ??  ?? Prokurorja, Besa Nikëhasani
Prokurorja, Besa Nikëhasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania