Panorama (Albania)

Trafikuan 130 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohen 4 shqiptarë

-

Policia italiane në bashkëpuni­m me Policinë shqiptare realizoi dje një operacion, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve 4 shqiptarë. Të arrestuari­t ishin pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëv­e, kryesisht kokainë që vinte nga vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbia e Ekuadori, në drejtim të vendeve të BE- së. Ky grup dyshohet se ka trafikuar të paktën 130 kg kokainë dhe po hetohet edhe për pastrim parash. Operacioni i koduar “Affari di famiglia” u organizua dhe finalizua falë bashkëpuni­mit mes strukturav­e të hetimit të narkotikëv­e të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Policia e Shtetit, në bashkëpuni­m dhe koordinim me forcat Policore italiane të shërbimit Antidrogë, kanë ekzekutuar njëkohësis­ht në Itali dhe Shqipëri urdhërarre­stet ndërkombët­are të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacioni­t për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëv­e” dhe “Pastrimit të parave”. Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal. Të arrestuari­t janë Edmir Hatija, 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, të dy banues në Fier. Ndërkohë, në Itali janë arrestuar 5 sh- tetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarët, Florian Prendi, 31 vjeç e Aleks Boçi, 38 vjeç. Policia tha se droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpuni­m me shërbimin ndërkombët­ar të dy organizata­ve policore dhe policive kriminale për sh- katërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrim­in e aseteve. Urdhërarre­stet u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit në kuadër të operacioni­t “Affari di famiglia”, ndaj një grupi kriminal, i cili trafikonte kokainë në Belgjikë, Itali dhe Shqipëri. Mediat italiane bëjnë të ditur se droga sigurohej në Amerikën e Jugut dhe më pas shitej në tregun e Romës. Hetimi mësohet se ka filluar pas mbarimit të operacioni­t “La Romaia” më 10 tetor, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, të cilët kishin lidhje me organizatë­n mafioze, “Ndragheta”.

 ??  ?? Droga dhe paratë e sekuestrua­ra
Droga dhe paratë e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania