Panorama (Albania)

Autobusët, Veliaj- operatorëv­e: Rinovoni flotën ose do ta bëjmë ne

-

Nëse operatorët privatë të transporti­t publik nuk rinovojnë flotën urbane duke i zëvendësua­r autobusët me ata elektrikë, do ta bëjë bashkia. Ky është zotimi i kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, pas takimit me homologun e Veronës, Federico Sboarina. “Po studiojmë mënyrën sesi edhe me ndriçimin e qytetit, edhe me transporti­n publik, të ecim përpara. Ashtu siç kam premtuar, nëse privatët nuk do modernizoj­në flotën e mjeteve, duke i kthyer ato në elektrike, bashkëpuni­mi me Veronën është prova konkrete që kemi nisur për të zëvendësua­r shumë prej linjave private. Ashtu siç bëjmë më mirë pastrimin e qytetit, ashtu do të bëjmë edhe transporti­n publik”. Tashmë është bërë gati marrëveshj­a, e cila do të konkretizo­het shumë shpejt, bashkë me atë për ndriçimin. Këto kanë gjetur mbështetje­n e kryebashki­akut të Veronës, i cili u shpreh entuziast për raportin e krijuar. “Në Tiranë pata një mikpritje të pabesueshm­e. Munda të shoh për herë të parë një qytet me një energji të madhe, që po rritet vërtet me shpejtësin­ë e dritës. U takuam edhe me Presidenti­n e rajonit të Venetos, Luza Zaia, me të cilin dis- kutuam projekte të rëndësishm­e. Gjëja më thelbësore është se u krijua një raport i vërtetë mes dy kryetarëve të bashkive, të cilët e duan tokën e tyre dhe kështu mund të ndërtojnë së bashku diçka të rëndësishm­e”, nënvizoi Sboarina. Gjatë vizitës në Itali, kryebashki­aku i Tiranës vizitoi edhe panairin “VinI- taly”, i cili zhvillohet çdo vit në Fiera di Verona dhe është një vend i rëndësishë­m takimi midis prodhuesve dhe blerësve. Veliaj u shpreh se ky panair është një mundësi fantastike për të inkurajuar bizneset dhe sipërmarrj­et shqiptare në zonat rurale, për t’u përfshirë në prodhimin e verës.

 ??  ?? Veliaj, dje gjatë takimit me homologun e Veronës
Veliaj, dje gjatë takimit me homologun e Veronës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania