Panorama (Albania)

Grabitet filiali i Postës në Laprakë, plagoset punonjësja

Autori me maskë, nën kërcënimin e thikës mori 30 mijë lekë

- ETLEVA DELIA

Një filial i Postës Shqiptare u grabit pasditen e djeshme, në zonën e Laprakës, në Tiranë, nga një person ende i paidentifi­kuar.

Grabitësi i maskuar, nën kërcënimin e thikës, ka arritur të marrë 30 mijë lekë të rinj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet thanë se njëra nga punonjëset e Postës Nr. 7, gjatë tentativës për të lajmëruar Policinë, ka bërë rezistencë duke u përleshur me autorin. Gjatë këtij momenti, ajo është plagosur lehtë me thikë në dorë, por pa probleme serioze. Ndërsa autori ka arritur të realizojë qëllimin e tij, duke marrë paratë dhe është “zhdukur” pa lënë gjurmë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15: 50, në rrugën “Dritan Hoxha”, te blloku i pallateve “Gintash”. Menjëherë pas sinjalizim­it për ngjarjen, aty shkuan shërbimet e Komisariat­it nr. 3 e më pas edhe oficerët e Krimeve Kundër Pronës dhe ekspertët kriminalis­të. Burimet thanë se autori i dyshuar i ngjarjes mund të jetë rreth 25- 27 vjeç, me trup mesatar, por duket qenë se ishte i maskuar, dëshmitarë­t nuk kanë mundur ta identifiko­jnë. Nga të dhënat e deritanish­me dyshohet se ai ka vepruar i vetëm, duke u larguar në këmbë mes për mes rrugicave të zonës.

GRABITJA Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se, rreth orës 15: 50, në rrugën “Dritan Hoxha”, te blloku “Gintash”, në Postën Nr. 7, një person ende i paidentifi­kuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike, rreth 30 mijë lekë, punonjëses së sportelit. Në vendin e ngjarjes është formuar grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifiki­min e kapjen e autorit. Policia, në njoftimin zyrtar, nuk u shpreh për ndonjë person të plagosur gjatë grabitjes, megjithatë burimet thanë se punonjësja e sportelit është dëmtuar lehtë nga thika e autorit, gjatë përleshjes me të. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ngriti pika kontrolli në disa rrugë, ndërsa vijoi me krehjen e zonës, duke shoqëruar disa persona si të dyshuar e që mund të kishin dijeni për ngjarjen. Nga ana tjetër u sekuestrua­n edhe disa pamje filmike, që mund të ndihmojnë në verifikimi­n e lëvizjeve të autorit e në identifiki­min e tij.

 ??  ?? Filiali i postës ku ndodhi grabitja
Filiali i postës ku ndodhi grabitja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania