Panorama (Albania)

Nipi plagos me kaçavidë 22- vjeçarin, xhaxhai qëllon me armë

-

TIRANE - Xhaxha e nip janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi kanë plagosur me kaçavidë një 22- vjeçar në zonën e Alliasit, të cilin më pas kanë tentuar edhe ta vrasin me armë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Agllai Tako”, në Allias, ku fillimisht janë konfliktua­r dy bashkëmosh­atarët, i plagosuri me iniciale S. P., 22 vjeç, me shtetasin me iniciale F. L. Në konflikt më pas është përfshirë edhe xhaxhai i shtetasit F. L., 39- vjeçari me iniciale A. L., i cili ka qenë i armatosur, me një pistoletë që dyshohet se e mbante pa leje. Burimet thanë se gjatë sherrit, nipi ka goditur me kaçavidë 22- vjeçarin, i cili pasi është plagosur ka tentuar të largohet me vrap nga vendi i ngjarjes, duke qenë se ka parë se njëri prej tyre ishte i armatosur. Gjatë kohës që i plagosuri po largohej, 39- vjeçari e ka ndjekur duke qëlluar fillimisht në ajër me armë zjarri, më pas edhe në drejtim të tij, por fatmirësis­ht i riu nuk është goditur nga plumbat. Të shtënat janë dëgjuar nga banorët e zonës që kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Dy autorët, xhaxha e nip kanë arritur të largohen nga vendngjarj­a, para se aty të mbërrinte Policia. Policia tha se me hetimin e ngjarjes po merren oficerët e Hetimit të Krimeve ndaj Jetës, që kanë shpallur në kërkim dy të dyshuarit. “Më datë 16 prill, u referuan materialet në Prokurorin­ë e Tiranës, për shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kamzë dhe F. L., 21 vjeç, banues në Kamzë, ( xhaxha e nip), pasi rreth orës 17: 00, në rrugën “Agllai Tako”, në zonën e Alliasit, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve S. P., me shtetasit F. L. dhe A. L., shtetasi F. L., ka goditur me kaçavidë shtetasin S. P., 22 vjeç, banues në Babrru, ndërsa shtetasi A. L. dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri në ajër dhe drejt tij. Shtetasi S. P., pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e A. L. dhe F. L. Nenet 76, 25, 22, 278 e 279 të Kodit Penal”, tha dje zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania