Panorama (Albania)

“Tim shoq e njoha kur punoja si kubiste”

Nga një vajzë- imazh, në kubiste në Milano, në artiste dhe shkrimtare të përkthyer në 18 gjuhë të botës

-

Po të rikthehemi pas në kohë, para largimit tuaj, cilët ishin ata bashkëmosh­atarë të tu, që ju kanë lënë mbresa në atë kohë?

Ka qenë Mimoza Ahmeti, me të cilën kam pasur një shoqëri intensive prej 3- 4 vjetësh, por që mbaroi aty. Një tjetër njeri që më ka konstruktu­ar këtë njeri që jam sot, është Edi Rama, sepse ishte profesori im i universite­tit dhe kishte një kulturë të jashtëzako­nshme. Ka deklaruar që do përkthente librin tuaj.. Dëshira ishte shumë e madhe nga ana e tij dhe imja, por detyrat që ka karshi popullit tim janë më të mëdha. Nuk është hera e parë që nuk mban një premtim. Ka kohë, ndoshta do ta mbajë. Me kë jeni shoqëruar tjetër? Kam pasur shumë pak shoqëri për shkak të aurës sime të të dënuarit politik. Keni pasur një raport me Ramën? Raport dashuror jo, sepse ai nuk u dashurua me mua, por unë u dashurova me të dhe nuk e kam problem ta them, sepse çdo njeri, në të kaluarën e vet, ka dashur dikë.

Vazhdoni të mbani një raport?

Po, shumë më të largët, pasi jemi në rrugë dhe ujëra të ndryshme, por mbajmë një raport shumë njerëzor me njëritjetr­in.

Motra juaj nga babai, Laura Vorpsi, është një figurë publike, çfarë raporti keni me atë?

Për momentin i kam ndërprerë raportet me të, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej se s'kemi se çfarë të ndajmë me njëra- tjetrën. Unë jam njeri që kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë dhe kur nuk e kam, njeriu nuk më intereson, qoftë edhe motër. Dhe kam zgjedhur të mos kem raporte me të.

Bashkëshor­ti juaj jeton me ju në Paris, por nuk është italian, si jeni njohur me të?

Jam njohur me të mbi një kub diskoteke. Për të paguar studimet në Akademinë e Brerës, që frekuentoh­ej nga fëmijët e familjeve të kamura dhe unë nuk i kisha mundësitë. Në fillim u paraqita në një agjenci modelesh në Milano, kalonin orë të tëra nëpër casting, nuk na merrnin, humbnim kohë dhe një shoqja ime më thotë se ka një mundësi tjetër, për t'u bërë vajzë- imazh në një diskotekë, që të çonin në dhoma VIP, të paguanin mirë, por kishte njerëz që të bezdisnin. Aty pashë për herë të parë publik diskoteke, pasi vetë nuk jam tip diskotekas­h, por fati e deshi që lekët t'i nxirrja aty. Në fillim u çmerita, pasi vajzat që punonin aty, që ishin vajza fantastike, që studionin, ishin të veshura shumë seksi, duhet të kërcenin, të mbanin gjallë shpirtin e diskotekës. Mora vesh që çmimi ishte trefish më i lartë se vajzat imazh dhe s'kishte fare kontakt me publikun. Dhe mua kjo më interesont­e. Dhe tim shoq unë e kam njohur kur isha mbi një kub. Ka qenë një disko shumë e madhe, që quhej "Vanita", dyndje njerëzish, mijëra njerëz, kur po merrja diçka për të pirë në një bar, shoh siluetën e tim shoqi dhe nuk doja të lëvizja më. U magjepsa, por doja t'i flisja. Edhe ai, por ishte disi i ndrojtur. Më në fund erdhi dhe më pyeti: "A je e lodhur"? I thashë që "po, jam disi". "Nuk qenke italiane. Jo, i thashë, jam shqiptare. Ishim të rinj, unë 25 ai 24. Më thotë: "Para disa ditësh po flisnim me disa djem shqiptarë dhe i pyetëm se si janë vajzat shqiptare dhe ata na thanë, leji, se janë shumë të shëmtuara". Me se merret bashkëshor­ti juaj? Punon për stilistin Georgio Armani, më herët për Pradën. Studimet i ka bërë në fushën e dizajnit.

 ??  ?? Rama dhe bashkëshor­tja, Linda, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Vorpsit
Rama dhe bashkëshor­tja, Linda, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Vorpsit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania