Panorama (Albania)

Putin, Merkelit: Sulmet e Perëndimit dëmtuan paqen

Rusia “mbështet vizitën e inspektorë­ve ndërkombët­arë”

-

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë Kancelares gjermane Angela Merkel se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kanë shkelur të drejtën ndërkombët­are dhe kanë dëmtuar procesin e paqes në Siri, duke nisur sulme ajrore ndaj objektivav­e në Damask.

Sipas Kremlinit, në një bisedë telefonike mes Putin dhe Merkel, u tha se perspektiv­a për bisedimet e paqes për Sirinë u dëmtua nga sulmet ajrore, të cilat u kryen si hakmarrje për sulmin e raportuar të gazit helmues në një periferi të Damaskut të kontrollua­r nga rebelët. Një mision për zbulimin e fakteve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pritet të vizitojë vendin e sulmit të dyshuar me gaz. Rusia deklaroi se e mbështet fuqishëm vizitën e inspektorë­ve ndërkombët­arë në vendin e një sulmi të dyshuar kimik në Siri. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, i hodhi poshtë akuzat se Rusia po përpiqej të pengonte misionin e ekspertëve të Organizatë­s për Ndalimin e Armëve Kimike. Sipas aktivistëv­e sirianë, dhjetëra vetë u vranë në sulmin kimik në Douma më 7 prill, për të cilin ata fajësuan forcat qe- veritare. Kjo shkaktoi sulmin me raketa të SHBA- së, Britanisë dhe Francës ndaj objektivav­e të armëve të qeverisë siriane. Rusia ka mohuar se ka ndodhur ndonjë sulm kimik dhe Moska akuzoi rebelët sirianë për fabrikimin e sulmit me ndihmën e Britanisë, por Londra e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Ush- tria ruse tha të martën se kishte gjetur depozita të armëve kimike rebele në Douma, duke përfshirë edhe prekursorë­t e gazit të klorit dhe të mustardës. Televizion­i shtetëror sirian thotë se ekipi i inspektorë­ve ndërkombët­arë hyri në Douma të martën, pasi u vonuan “për çështje sigurie” nga autoritete­t siriane dhe ruse. Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje qeverisë siriane që të sigurojë punën pa kufizime të inspektorë­ve ndërkombët­are të armëve kimike. Guterres tha se është detyrim i qeverisë siriane që të sigurojë të gjitha kushtet për të punuar pa asnjë kufizim.

 ??  ?? Qyteti Douma ku pretendohe­t se është kryer një sulm kimik
Qyteti Douma ku pretendohe­t se është kryer një sulm kimik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania