Panorama (Albania)

Epoka e Castro- ve merr fund në Kubë, dorëhiqet Raul Castro

-

Kuba po përballet me ndryshime vërtet të mëdha në politikë dhe ligjvënie. Mesa duket epoka e një Castro- je që drejton vendin, ka marrë fund. “Washington Post” shkruan se nëpër epokën hapësinore, rënien e murit të Berlinit dhe epokën e internetit, kubanët janë drejtuar nga një Castro. Por kjo do të ndryshojë pasi Raul Castro, 86 vjeç, pritet që të japë dorëheqjen si President i Kubës këtë javë, duke i dhënë fund drejtimit epokal të këtij vendi nga dy vëllezërit Castro, që kanë qeverisur për 20 vite. Më pak se dy vite pas vdekjes së vëllait të tij, Fidel Castro, Raul largohet nga drejtimi i vendit. Në një seancë të Asamblesë Kombëtare që hapet të mërkurën dhe që ndoshta do të kulmojnë me një votim të enjten, anëtarët pritet të zëvendësoj­në Castro- n me Miguel Diaz- Canel. I lindur pas revolucion­it, Diaz- Canel, 57 vjeç, u rrit në hijen e guerilëve që mbeten një forcë e fuqishme në aparatin vendimmarr­ës të Kubës. Ai konsideroh­et si një ndërtues konsensusi, që nuk ka gjasa të nxisë reforma të shpejta ose radikale. Castro ka hedhur bazat për largimin e tij prej vitesh dhe kalimi i pushtetit është shumë simbolik, sipas “Washington Post”. Tranzicion­i po ndodh në një kohë kur hapja e vendit tashmë ka filluar të ndryshojë strukturën e jetës kubane. Tani ka më shumë se 5 milionë celularë në këtë komb me 11.5 milion njerëz. Më shumë se 550,000 kubanë punojnë në sektorin privat. Pas vitesh të gjata ku kubanët detyrohesh­in të merrnin leje për të dalë nga vendi, këto ditë mund të udhëtojnë lirshëm. Tani është e mundur edhe për të blerë dhe shitur pasuri të patundshme. Asambleja Kombëtare e Kubës do të zgjedhë pasardhësi­n e Castro- s, ku Diaz- Canel shihet deri tani pasuesi më i mundshëm. Inxhinieri që shihet shpesh duke mbajtur një kompjuter tablet, ka shërbyer si zëvendëspr­esident i parë i Kubës. Vendimi merret këtë javë.

 ??  ?? Presidenti kuban, Raul Catsro e zëvendësi i tij, Miguel Díaz- Canel
Presidenti kuban, Raul Catsro e zëvendësi i tij, Miguel Díaz- Canel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania