Panorama (Albania)

Bajerni dërgon “spiunë” për Elseid Hysajn

Shkodrani konsideroh­et si pasardhësi i Rafinjës

- PËRGATITI:

Juventus- Napoli nuk është thjesht "finalja" e titullit kampion në kampionati­n italian.

Për Elseid Hysajn kjo është një ndeshje speciale, pasi për të do të ketë disa vëzhgues specialë të Bajernit të Mynihut. Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare ka provën e jetës, jo vetëm për të mbajtur gjallë ëndrrat dhe shpresat e skuadrës së Napolit për titullin, por mbi të gjitha për të kënaqur të dërguarit e gjigantit gjerman. Kjo nuk është hera e parë që Bajerni dhe skuadrat e mëdha shfaqin interesim të hapur për Hysajn, pasi shkodrani edhe më përpara është përfolur si një zëvendësue­s ideal i Rafinjës. Ai ka përparësin­ë që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo është një nga avantazhet pse duhet t'i bindë drejtuesit e Bajernit. Këta të fundit sigurisht që kanë mbetur të kënaqur nga vëzhgimet që kanë bërë në largësi dhe tani kanë marrë hapin për të parë nga afër performanc­ën e 24- vjeçarit në "Allianz Stadium". Shqiptari do të rikthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes për këtë ndeshje, ndërsa mendohet se sot në sfidën kundër Udinezes Sarri t'i japë pushim, në mënyrë që të jetë në 100% të formës së tij kundër "Zonjës së Vjetër". Për mbrojtësin shkodran edhe Arsenali është duke treguar interes të vazhdueshë­m, por bavarezët duken më të avantazhua­r dhe e kanë seriozisht transferim­in e tij. Klauzola e tij është 50 milionë euro dhe skuadrat që duan të përfitojnë shërbimet e Hysajt duhet ta

Igli Tare pushton Italinë, por puna e tij është e vlerësuar dhe e lakmuar në të gjithë kontinenti­n, falë nuhatjes fantastike që ka për talentet e së ardhmes. Pasi shqiptari u shpall "Drejtori më i mirë Sportiv i vitit 2017", duke mposhtur kolegët e klubeve të mëdha në Serinë A, si Juventus, Milani e Inter, tani vjen një tjetër çmim i rëndësishë­m për njeriun e merkatos së Lacios. "Football Leader 2018" ka përzgjedhu­r Igli Taren dhe do ta vlerësojë atë me "Scouting Leader". Drejtuesi shqiptar është vlerësuar për "Kompetencë paguajnë atë brenda muajit korrik. Edhe Juventusi ka dashur ta transferoj­ë Hysa- të jashtëzako­nshme në merkato, vëzhgues dhe zbulues i shumë talenteve". Shumë lojtarë të blerë nga ai janë jn, por vetë lojtari dhe presidenti De Laurentis nuk kanë preferuar të futen në afirmuar te Lacio, por mbi të gjitha, shumë shpejt janë transformu­ar në kampionë, të cilët klubet më të mëdha të Europës janë gati t'i mbulojnë me miliona euro, si për shembull Keita Balde, Sergej Milinkoviç- Saviç, Felipe Anderson, Luis Alberto apo edhe Stefan De Vrij. "Football Leader 2018" është një komision i përbërë nga përfaqësue­s të shtypit sportiv italian, të cilët nuk kanë pasur dyshime për punën fantastike të ish- sulmuesit dhe kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet më 28 maj, në Napoli. bisedime me bardhezinj­të, skuadër me të cilën po rivalizojn­ë për titullin kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania