Panorama (Albania)

Reali frikë nga "puçi", Zidan: Janë shtuar antimadril­enët

-

Ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes Real Madrid- Juventus u komentua gjatë. Skuadra e Juventusit, tifozët dhe drejtuesit thanë se u "vodhën", ndërsa madrilenët menduan krejt të kundërtën: Penalltia ishte 100%. Ka kaluar thuajse 1 javë nga ajo ditë dhe vazhdon ende të flitet për këtë fakt, aq sa në Madrid i tremben faktit se gjyqtari i ardhshëm mund të ndikohet dhe mund t'i japë një dorë Bajernit. Gazeta "Marca" shkruan se drejtuesit janë realisht të shqetësuar për ndeshjen kundër bavarezëve se mos ndoshta arbitri do të ndikohet nga akuzat që janë bërë ndaj Realit si hajdutë. Për këtë temë foli trajneri Zinedin Zidan në prag të ndeshjes kundër Atletikos së Bilbaos. Francezi tha se arbitrat duhet të bëjnë punën e tyre dhe se gjatë kësaj kohe janë shtuar shumë antimadril­enët.

"E rëndësishm­e është të rikuperojm­ë pikë dhe të shkojmë në vendin e dytë në kampionat. Ky është objektivi ynë. Duhet ta arrijmë duke luajtur mirë. Por Bilbao është një ekip i fortë dhe nuk e meriton vendin në të cilin ndodhet në tabelë. Janë të kompletuar dhe do të tentojnë të na bëjnë keq".

"Unë kam folur edhe herën e kaluar për këtë temë. Arbitri duhet të bëjë punën e tij, ndërsa ne tonën. Të flasësh për këtë temë është e kotë. Nuk do ta komentoj më. Secili ka punën e tij dhe unë nuk përfshihem te të tjerët".

Ndeshja- Arbitri-

"Në këto momente nuk flitet për të afruar portier në merkato. Kemi 3 të tillë dhe jemi të kënaqur me punën që kanë bërë. Për të ardhmen do të flasim pas sezonit".

Kepa-

"Dëmtimi i tij është një problem për Bajernin. Ai është një lojtar i rëndësishë­m. Kam dëgjuar që është dëmtuar, por kjo nuk ndryshon asgjë. Bajerni është njëlloj. Kanë një skuadër shumë të pasur dhe me lojtarë të rëndësishë­m".

Vidal-

"Është e vërtetë. Ka shumë antimadril­enë dhe ka pasur gjithmonë. Por problemi është edhe i kundërti: sepse çdo ditë po shtohen edhe tifozët e Realit. Unë besoj më shumë në këtë të fundit. Jemi klubi më i madh në botë dhe me tifozërinë më të shumtë. Është

Anti- Madrid-

më mirë të flasim për gjërat pozitive. Por përpara 4- 5 vitesh nuk ka pasur kaq shumë tifozë kundër Realit. Janë shtuar sepse ne po triumfojmë, por do të mësohemi me këtë".

"Reali as nuk mbrohet kur e sulmojnë dhe as nuk i sulmon të tjerët. Unë nuk jam këtu për të folur për këtë gjë. Në momentin që më duket e padrejtë, sigurisht që e bëj dhe reagoj. Nuk dua të kritikoj askënd, por nëse ndaj nesh mungon respekti, sigurisht që dua të flas".

Mbrojtje-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania