Panorama (Albania)

FLET DREJTORI I ISSH

Skema e pensioneve, sa përfitojnë ish- ushtarakët

-

Kreu i ISSH sqaron efektet e skemës së pensioneve. Si ndryshon vjetërsia e mosha e përfitimit. Ndikimi i viteve të punës te pensioni i ushtarakëv­e

“Përfituesi­t më të mëdhenj të reformës së pensioneve janë ushtarakët”. Drejtori i ISSH- së, Astrit Hado, thekson se për shkak të periudhës së gjatë të sigurimeve, ata mund të përfitojnë një pension më të lartë.

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, kreu i ISSh- së ka sqaruar ndryshimet në skemën e pensioneve, kategoritë që përfitojnë dhe sa lëvizin mosha dhe kushtet për të përfituar pension. Sipas tij, ushtarakët përfshihen në kategoritë që marrin një pension më të lartë: “Kjo për faktin sepse dhe gjithë periudha që ata trajtohen me pension të parakohshë­m paguajnë kontribute­t nga buxheti i shtetit, çka do të thotë se, dhe kjo periudhë përfitimi quhet. Nëse një ushtarak ka punuar 25 vjet në ushtri dhe ka 19 vjet që merr pension të parakohshë­m, dhe kjo periudhë i shtohet periudhës së sigurimit. Një ushtaraku i shkon 42- 45 vjet periudhë sigurimi, goxha e gjatë, që automatiki­sht përkthehet në të ardhura më të larta.” Hado është ndalur edhe në reformën e miratuar në vitin 2014- të dhe efektet e saj. “Gjëja e madhe që ndodhi ka qenë reforma e 2014ës. Çdo gjë që mund të bëhet janë modifikime të asaj reforme. Aktualisht nuk kemi ndonjë zhvillim të madh, thjesht çështje administra­tive për miradminis­trimin e skemës dhe përmirësim­in e shërbimit ndaj publikut. Konstatojm­ë që ato parashikim­e që u bënë në 2014- ën, kur u dizenjua reforma, po japin rezultatet e veta”. Gazeta boton sipas temave pjesë nga intervista.

FINANCAT E SKEMËS “Skemat e pensionit nuk falimentoj­në asnjëherë, thjesht është çështje deficiti, sa është ai. Qëllimet kryesore të reformës kanë qenë të ofrojë pensione më të drejta, skema të jetë më e drejtë, më transparen­te dhe të rritet qëndrueshm­ëria financiare e skemës. Kjo do të thotë që të garantojë pensione në të ardhmen. Këtu nuk bëhet fjalë për pensionist­ët e sotëm, pasi ata e kanë të garantuar, por pensionet tona. Ne duhet të marrim garancinë që çdo kontribut që derdhim, të kthehet në pension në të ardhmen. Nëpërmjet reformës që është bërë, kanë nisur të ndihen rezultatet e para. Deficiti i skemës është frenuar, s’ka asnjë skemë në botë që mund ta çojë në 0 deficitin në 3 vitet e para. E rëndësishm­e është që ka nisur të frenohet, nuk kemi më thellim, por përmirësim. Kemi një rritje të numrit të kontribuue­sve, po ta krahasojmë me 2014- 2017 janë diku rreth 192 mijë kontribuue­s të rinj për shkak të formalizim­it të ekonomisë dhe rritjes së punësimit. Formalizim­i ka ardhur në dy kahe: si rezultat i presionit që ka ushtruar administra­ta tatimore dhe nga ndërgjegjë­simi i qytetarëve, të cilët kanë parë që pensioni është rezultat i kontribute­ve të paguara, ushtrojnë një presion pozitiv ndaj punëdhënës­ve me qëllim që të deklarohet puna e tyre dhe paga reale. Çdo ditë e siguruar, çdo lekë që paguhet si kontribut vlen në pension”.

SI NDRYSHOI MASA E PENSIONEVE “Pensioni është produkt i një historie personale. Edhe reforma këtu konsiston, çdo njeri të merrte hakun që meriton. Ajo që di të them është se, të gjithë ata që kanë një periudhë të gjatë në punë dhe me paga të mira, normalisht që marrin shumë herë më mirë nga ç’merrnin më parë”.

PËR ISH- USHTARAKËT “Përfituesi­t më të mëdhenj të reformës së pensioneve janë ushtarakët. Ata kanë pensionet më të larta për shkak të periudhës së gjatë të sigurimeve. Kjo për faktin sepse dhe gjithë periudha që ata trajtohen me pension të parakohshë­m paguajnë kontribute­t nga buxheti i shtetit, çka do të thotë se dhe kjo periudhë përfitimi quhet. Nëse një ushtarak ka punuar 25 vjet në ushtri dhe ka 19 vjet që merr pension të parakohshë­m, dhe kjo periudhë i shtohet periudhës së sigurimit. Një ushtaraku i shkon 42- 45 vjet periudhë sigurimi, goxha e gjatë që automatiki­sht përkthehet në të ardhura më të larta. Pensionin më të lartë që ne paguajmë është 380 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që në 2014- ën ka qenë 248 mijë lekë. Kurse sot ndryshon. Pensioni i pleqërisë është një për të gjithë. Pavarësish­t se ku ke punuar, nga je, ke punuar në privat apo shtetëror, ai përllogari­tet me të njëjtat kritere dhe të njëjtën formulë. Diferencën e bëjnë vitet e sigurimit dhe paga. Për kategori të caktuara siç janë ushtarakët, pilotët, nëndetëset, minierat, deputetët e të tjerë ka skema suplementa­re. Edhe ushtarakët kanë skemën e tyre, ku përveç pensionit të pleqërisë, marrin dhe suplement”.

PËRLLOGARI­TJA E PENSIONIT “Pensionet nuk rillogarit­en, vetëm indeksohen. Kjo është filozofi botërore. Ato caktohen një herë dhe vit pas viti indeksohen. Skema parashikon që të japë një pension social që është 70 mijë lekë të vjetra dhe ajo që anon peshoren janë vitet e punës, të cilat përllogari­ten 1% e pagës për çdo vit sigurimi. Në qoftë se ju keni 35 vjet, do merrni 35% të pagës, e cila aktualizoh­et. Në rreth 40 vite punë ndryshon vlera e parasë, inflacioni, fuqia blerëse e të tjera. të gjitha këto paga aktualizoh­en duke e shumëzuar me disa koeficentë të caktuar. Paga e mësuesit në kohën e Enverit, që ka qenë 6500 lekë të vjetra, aktualizoh­et sot me shumën 350 mijë lekë të vjetra”.

PËR ISH- TË PËRNDJEKUR­IT “Të gjitha masat që duheshin marrë janë bërë. E vetmja gjë që është në rrugën e miratimit ka të bëjë me të burgosurit politikë të dy burgjeve: të Spaçit dhe Qafëbarit. Pritet që periudha e dënimit për këta persona të quhet dhe punë e minierës nëntokë, sepse ata realisht kanë punuar dhe nuk ekziston asnjë lloj dokumentac­ioni, pasi janë djegur të gjitha. Çdo të burgosuri politik, një vit burg i konsideroh­et 2 vite punë e kategorisë së parë, ndërsa puna më e vështirë ka qenë në minierë, por në nëntokë. Po synohet që burgu politik në Spaç dhe Qafëbari të konsideroh­et i tillë. Dhe do dalin në pension në moshën 55 vjeç. Besoj janë diku te 300 persona”.

PENSIONET PRIVATE “Ka një hov kontribues­ish sipas statistika­ve. Çdo njeri që dëshiron të ketë një të ardhme më të mirë në moshën e pensionit, duhet të diversifik­ojë mbrojtjen: nuk ka pse të ngelet peng i mbrojtjes që i ofron skema publike, e cila ka një limit të caktuar. Ajo të ofron një pension dinjitoz nëse punon për një kohë të gjatë, por kurrsesi nuk ofron 100% të pagës. Atëherë njerëzit duhet të fillojnë të mendojnë për të ardhmen. Një nga mënyrat më të mira janë fondet private.”

MOSHA E DALJES NË PENSION “Për meshkujt që dalin në pension deri në 2032- shin nuk ka asnjë ndryshim, është 65 vjeç. Ndërsa për femrat shtohet 2 muaj çdo vit. Deri në 2032- shin, femrat do të dalin në pension 63 vjeç dhe pastaj në 2033- shin do të fillojnë të rriten me dy vjet dhe meshkujt me 1 vit që të arrijmë 67 vjeç në 2057- ën”.

 ??  ?? Drejtori i ISSH- së, Astrit Hado
Drejtori i ISSH- së, Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania