Panorama (Albania)

Otranto dhe Deti Jon

- MYSLIM PASHA

Një kumt fqinjor sapo vjen nga Greqia në këto ditë, kur kanë filluar të pikojnë negociatat e reja midis të dy vendeve Greqi e Shqipëri, për Marrëveshj­en e Detit. Cepi veriperënd­imor i Arkipelagu­t të Korfuzit, me bashkësinë e siujdhesav­e Othonoi, Erikuzza, Mathraqi është zgjuar. Një roje dhe një postë ishullore dhe detare dhe një flamur grek valëvitet në breg. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke, Alqiviadhi­s Stafani, u gjend në Othonoi në një përnjohje ushtarake dhe inspektim shumëdimen­sional. Aty dolën zëra të pandijuar më parë se vetë banorët dhe strukturat vendore kishin propozuar ngritjen e një poste ushtarake dhe të një Observator­i në ujdhesën e Erikuzzës. Nuk është një kërshëri apo vepër që nuk lë gjurmë, as një lajm turistik, vijnë terma të padëgjuara më parë për ngritje të një flamuri në këtë cep veriperënd­imor, në Otranto. Krejt natyrshëm, një shtet fqinj i jep rëndësi strategjik­e grupit siujdhesor të Korfuzit që fundon me Othonoin.

A bën përshtypje në Shqipëri ky Inspektim ? Është një shembull vlerësimi gjeostrate­gjik dhe ekonomik që s’ke ç’i thua, në modelin që sjell.

Edhe pse është një siujdhesë dhe që ka kundruall Bregun e Otrantos dhe atë të Karaburuni­t ( Akrokeraun­e) që janë Dhe Kontinenta­lë, posta që po ndërtohet dhe flamuri që sapo është ngritur është një sinjal me rëndësi.

Ndodhemi në Trekëndori­n ( Itali, Shqipëri, Greqi) nuk është Trekëndori i Bermudës, por i zotërimit të Ngushtesës së Otrantos, që hap gjirin e Kanalit të Korfuzit. Secili prej tre shteteve e ka pasur dhe vijon ta ketë një vizion gjeostrate­gjik për këtë trekëndor të Mirësisë, Fqinjërimi­t dhe të kujtesës historike, e cila s’ka qenë vijimisht e paqes, por edhe e luftës e pushtimit.

Në ditë të sotme, kjo gjeohapësi­rë është një gjyryk lëvizor i njerëzve dhe mallrave, një përmasë ekonomike zhvillimor­e prej Europës Qendrore në përfshirje të Apenineve dhe Ballkanit Perëndimor.

Është gjeohapësi­ra detare, për të cilën ka gati dhjetë vjet që u ndërmor një Marrëveshj­e për ndarjen e hapësirave detare në Veriun e Detit Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Ngjan sikur teksa dikton Otranto ( ku është largesa më e shkurtër midis Shqipërisë dhe Greqisë 75,5 km ) dhe më tej hap gjirin Ngushtesa e Korfuzit ose Kanalit të Korfuzit ( se ai është aq i ngushtë, sa të vërshëlles­h nga një breg në tjetrin e të ndihesh, mbasi është i gjithi Det Territoria­l, ç’ka nënkupton se përkon njëllojshë­m me Dheun Kontinenta­l. Vija kufitare në këtë trup të ngushtë ujor detar përgjatë brigjeve të Shqipërisë dhe Greqisë është kontrollue­se dhe gjeostrate­gjike midis të dy vendeve. Kanali është një kalim nga Deti Adriatik në Veri deri në Detin Jon, që përdoret nga transporti vendor Itali, Shqipëri dhe Greqi në portet e Sarandës, Shqipërisë dhe Igoumenicë­s , po edhe me trafik vendor dhe turistik prej Shqipërisë, si dhe ai ndërkombët­ar nga Adriatiku. Në sy të kësaj ngushtese frymon një pjesë e madhe e trafikut lundrimor, pasi tërheq mbi 21% të turistëve dhe lëvizje të mallrave dhe pasagjerëv­e të Ballkanit Perëndimor. Veriu i Mesdheut ka përqindjen më të lartë të qarkullimi­t të anijeve, njerëzve, mallrave sepse zona është në zhvillim urban intensiv. A nuk iu duket se kjo gjeohapësi­rë është një peshore e madhe, një kontroll dhe një skaner i gjithëlloj­shëm në Ballkanin Perëndimor sikur ta kishe drejtpërdr­ejt në bregun e Dheut Kontinenta­l të Shqipërisë?

Korfuzi është Roja Veriore e Ujdhesës më të Madhe dhe kuptohet se pretendon që është roje, kur në të vërtetë Observator është Siujdhesa e Karaburuni­t që përzgjatet në vijë- skajin perëndimor me peizazhin e magjishëm të Dheut Shqiptar me përfshirje të Himarës, të Sarandës Historike dhe të Butrintit Gjeohistor­ik gjer në gjirin e Ftelias.

Kush zotëron? Pa dyshim Dheu Kontinenta­l! Ai, i cili sipas ligjit të Detit zotëron Ujërat Detare dhe shtratdeti­n ( Shelfin) në Hapësirën Ekonomike Ekskluzive. Dheu Zotëron Detin… A dëgjon kush? Secili duhet të marrë me ndershmëri dhe drejtësi atë që i takon me një vlerësim dhe peshim sipas të drejtës Juridike të Ligjit të Detit. Këtu bashkëjeto­het në Dheun, Detin e Qiellin e përbashkët, në shekuj dhe në vijim, por edhe pretendohe­t, doemos, për ato hapësira, të cilat ende nuk janë ndarë. Ka interes strategjik, ekonomik, gjeopoliti­k, të cilat për secilin shtet kanë vlerësimin në fushën e Sigurisë në Ballkan dhe Europë dhe po kësisoj, në zhvillimin ekonomik. Vitet e fundit, një interes i gjithëpran­uar është përcjellë për pasuritë natyrore poshtë shtratdeti­t Kontinenta­l ( Shelfit) me synime zbulim dhe shfrytëzim të Hidrokarbu­reve. Pikërisht në Hapësirën e Ekonomike Ekskluzive që shtrihet në veri të Othonoit, ku po ngrihet një Postë e re dhe një Flamur i dukshëm. Aty ndodhet BLLOKU ( 1) i projektit Grek për zbulimet pararendës­e Gjeofizike të Hidrokarbu­reve.

Prandaj më ndijoi kumti që erdhi nga Vizita e Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë Greke në Othonoi e Erikuzza, duke vlerësuar kreun ujdhesar Othonoin, që pretendon të njëjtin vlerësim dhe përmasë detare sikundër Otranto dhe Karaburuni. Ujdhesa me sipërfaqe rreth 10 km2, garon dhe bën kanosje me 1170 km2 që ka vija e Karaburuni­t që shikon kundruall.

Në marrëveshj­en e parë, tanimë të vdekur, për ndarje të Detit, pikës Othonoit iu blatua përveç 12 m. d. si det Territoria­l, edhe Hapësira Ekonomike Ekskluzive me prirje për t’u bashkuar në të njëjtën koordinatë me pikën e mesit të vijës : Gjiri i Gramës – Otranto.

Posta e Re që po ngrihet si dhe themelet e eja të Observator­it në Erikuzza, zgjojnë interes gjeostrate­gjik dhe ekonomik në këtë Trekëndor. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Kotziaz, para do kohësh teksa i përgjigjej një gazetari, pati theksuar se “Do të shtrihemi në 12 m. d , si Det Territoria­l… e më pas po kështu, ai “pohoi” edhe për Hapësirën Ekonomike Ekskluzive!

Ndërkaq, ekipet Negociator­e po punojnë ( siç thuhet), por deri tash nuk ka tejdukshmë­ri se si “e kanë synë”, a do të jenë të zonjat që të mbrojnë interesat për të arrirë Drejtësinë dhe Ndershmëri­në, që Othonoit të mos i përfytyroh­et vetja si i Barabartë me Akrokeraun­et.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania