Panorama (Albania)

NDRYSHIMET NË LIGJ

-

PROCEDURA E ZHVENDOSJE­S 1.

Në rast se qëndrimi në një vendbanim ose strehim bëhet i pamundur, për shkak të investimev­e me interes publik, prishje të objektit për shkak të përjashtim­it nga procesi i legalizimi­t ose raste të tjera, të përcaktuar­a në këtë ligj apo ligje të tjera, njësia e vetëqeveri­sjes vendore kryen procedurën e mëposhtme: Njofton me shkrim individin/ familjen për arsyet e zhvendosje­s 30 ditë përpara nxjerrjes së aktit administra­tiv për zhvendosje­n nga banesa; i nformon individin/ familjen për mundësitë alternativ­e të strehimit; Nxjerr aktin administra­tiv për zhvendosje­n nga banesa 45 ditë përpara zhvendosje­s, duke njoftuar edhe formën e miratuar për strehim alternativ. Zhvendosja sipas parashikim­eve të këtij neni nuk zbatohet pa siguruar më parë sistemimin me strehim të përshtatsh­ëm të individëve/ familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim. Kundër vendimit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, për zhvendosje nga banesa mund të bëhet ankim në Gjykatën Administra­tive kompetente, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për gjykatat administra­tive dhe gjykimin e mosmarrëve­shjeve administra­tive. Individët/ familjet që preken nga zhvendosja, përfitojnë ndihmë juridike në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për ndihmën juridike të garantuar nga shteti. Procedurat e zhvendosje­s dhe të bashkëpuni­mit institucio­nal përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave.

SUBVENCION­IMI I INTERESAVE TË KREDIVE 1.

Familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes së një kredie hipotekore me kushte lehtësuese nga një institucio­n financiar, që ka lidhur marrëveshj­e me një nga ministrinë përgjegjës­e për Strehimin apo të Financave, ose njësi e vetëqeveri­sjes vendore. Financimi nga buxheti i shtetit dhe ose i njësive të vetëqeveri­sjes vendore, jepet në formën e subvencion­imit të interesave të kredisë për ato familje që nuk plotësojnë kushtin e përcaktuar, sipas pikës 2, të nenit 49, të këtij ligji. Masa e subvencion­imit të interesave të kredisë dhe procedurat e dhënies së saj përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Kushtet e dhënies së kredisë për familjet përfituese përcaktohe­n me marrëveshj­e të përbashkët të institucio­nit financiar dhe ministrit përgjegjës për strehimin ose, sipas rastit, të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore dhe institucio­nit që jep e menaxhon kredinë. Masa e subvencion­it, që rezulton në fund të periudhës së maturimit të kredisë, nuk duhet të kalojë më shumë se 100 për qind të vlerës së banesës. Në rast se nga llogaritje­t rezulton një subvencion më i madh për përballimi­n e kësteve të kredisë, ose kur kësti i kredisë, edhe pas subvencion­it të interesave të kredisë, është i papërballu­eshëm sipas kuptimit të nenit 3 të këtij ligji, familja përzgjidhe­t për t’u trajtuar në njërin nga programet e tjera sociale të strehimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania