Panorama (Albania)

Krimet elektorale, nga 92 të hetuar vetëm 7 në gjyq

Raporti për zgjedhjet e 2017- ës, zbardhet ecuria e hetimeve

- ETLEVA DELIA

Gjatë zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2017, Prokuroria hetoi për krime elektorale 92 persona, por në përfundim të hetimeve vetëm 7 u dërguan në gjyq.

Në një studim të përmbledhu­r në një raport të Qendrës për Çështjet e Informimit Zgjedhor, theksohet se është konstatuar një mosrakordi­m mes numrit të kallëzimev­e të bëra publike nga ministri i Brendshëm teknik, me ato që janë publikuar nga Policia e Shtetit. Ndërsa drejtori i INFOÇIP, Gerti Shella, shprehet se Prokuroria ka dështuar në adresimin korrekt të krimit zgjedhor. Në kuadër të rolit të vet si anëtar i Dhomës Zgjedhore dhe angazhimev­e të marra përsipër, INFOÇIP ka monitoruar situatën e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamenta­re të mbajtura në 25 qershor 2017. Duke përdorur të dhënat e përftuara nga disa burime, është përgatitur një raport që jep një fotografi të situatës së krimit zgjedhor. Raporti vlerëson një periudhë 12- mujore, e cila mbulon fushatën e zgjedhore ( ditën e votimit, periudhën e numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatev­e zgjedhore), si dhe gjithë periudhën post zgjedhore ( pas Korrikut 2017) që administro­i kallëzimet, hetimet dhe eventualis­ht referimet në Gjykatë të veprave penale.

RAPORTI Raporti ka marrë në vlerësim një periudhë 12- mujore që mbulon fushatën zgjedhore si dhe periudhën postzgjedh­ore, që përbën 80% të kohështrir­jes së këtij monitorimi. Gjatë periudhës zgjedhore, media raportoi 140 raste të veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Shumica e këty- DENONCIME për krime zgjedhore u deklarua se ishin bërë në Polici nga ministri i Brendshëm teknik, ndërsa nga ana tjetër vetë Policia e Shtetit deklaroi se ishin denoncuar vetëm 69 raste. Në përfundim u hetuan 92 persona dhe Prokuroria çoi në gjyq vetëm 7 prej tyre re rasteve, rreth 111, përkojnë me periudhën e fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit. Ministri teknik i Punëve të Brendshme ka raportuar për 484 denoncime pranë organit të Policisë që lidhen me vepra të ndryshme penale, për të cilat i ka kërkuar Policisë se Shtetit t’i adresojë në Prokurori. Vetë Policia e Shtetit ka raportuar zyrtarisht se pranë drejtorive rajonale/ degëve të saj në gjithë Shqipërinë u denoncuan 69 raste të cilat klasifikoh­en si vepra penale në fushën e zgjedhjeve. Kjo përbën vetëm 1/ 7 e rasteve të referuar nga ministri i Brendshëm. Mospërkimi i shifrave midis ministrit të Brendshëm nga njëra anë dhe Policisë së Shtetit nga ana tjetër shihet si një problem serioz i administri­mit zgjedhor në zgjedhjet parlamenta­re të qershorit 2017. Në raportin zyrtar që mban logon e Kryeminist­risë dhe që është firmosur nga zv. kryeminist­rja teknike, Ledina Mandija, rezulton se direkt në Prokurori janë referuar gjithsej 190 raste në total ( përfshirë këtu edhe denoncimet e referuara nga Policia në Prokurori) për vepra që kanë të bëjnë më krimin zgjedhor. Këto raste përkojnë me 190 persona të cilat janë të identifiku­ar në raportin final të Task- Forcës, të bërë publike në periudhën gusht- shtator 2017. Nga ky total, 45 kallëzime janë firmosur për punonjës që kanë qenë në varësi juridiksio­nale vetëm të ministrave teknikë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit
Faksimile e raportit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania