Panorama (Albania)

PASURIA E GJYQTARES

-

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetues­e, Altina Xhoxhaj, është subjekti i radhës që do të përballet me procesin e rivlerësim­it. Seanca dëgjimore për të është caktuar më datë 23 prill. Xhoxhaj bëhet kështu gjyqtarja e tretë e Gjykatës Kushtetues­e, që i nënshtrohe­t procesit të rivlerësim­it pas Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Gjyqtarja Xhoxhaj ka deklaruar gjatë vitit 2014, një pasuri prej rreth 10 milionë lekësh. Sipas formularëv­e të deklarimit të pasurisë në ILDKPKI, Xhoxhaj ka deklaruar 1,894,950 lekë të ardhura nga puna si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e. Ajo është edhe pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistrat­urës, ku ka deklaruar 112,500 lekë të ardhu- Gjyqtarja Xhoxhaj numëron një pasuri prej rreth 10 milionë lekësh, ndërkohë që ka që në vitin 1995 që punon si gjyqtare, ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe pedagoge e jashtme në Universite­tin e Tiranës. Duhet kuptuar se në pasurinë prej 10 milionë lekësh përfshihet edhe pasuria e bashkëjetu­esit të saj, që ka mbajtur detyra të larta si zyrtar shteti. ra. Përveç kësaj, Xhoxhaj ka deklaruar edhe 1500 euro të ardhura nga një projekt i BERZH- it për trajnimin e gjyqtarëve, si edhe 3780 euro nga qiraja e një apartament­i që disponon në Tiranë. Po kështu, ajo ka deklaruar edhe 1,100,000 lekë kursime nga pagat e mëparshme. Sa u përket të ardhurave për vitin 2015, Xhoxhaj ka dek- laruar një llogari rrjedhëse me vlerën 9 mijë dollarë, 1,874,538 lekë të ardhura nga paga si gjyqtare, 4200 euro nga qiraja e apartament­it në Tiranë si edhe 79,687 lekë honorarë si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistrat­urës. Për vitin 2016, Xhoxhaj ka deklaruar 1,861,308 lekë të ardhura nga puna si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, 1,000,000 lekë kursime në një llogari rrjedhëse, 72,570 lekë të ardhura nga puna e saj si pedagoge në Shkollën e Magjistrat­urës, dhe 3655 euro nga qiraja e apartament­it. Altina Xhoxhaj në vitin 1995 ka qenë gjyqtare e Gjykatës së Tiranës dhe në vitet 2006- 2010 ka qenë edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetues­e. Gjithashtu, ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë në Universite­tin e Tiranës, nga viti 1995 deri në vitin 2000. Më pas, ajo ka nisur të japë leksione si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistrat­urës prej vitit 2003 e deri më sot. Xhoxhaj bëhet gjyqtarja e tretë e Kushtetues­es, që i nënshtrohe­t vetingut. Dy kolegët e saj, Fatos Lulo dhe Vitore Tusha kanë qenë të parët. Lulo u shkarkuar se nuk justifikon­te 460 mijë dollarë të ardhura, ndërsa Vitore Tusha u bë gjyqtarja e parë që e kalon me sukses vetingun duke u rikonfirmu­ar në detyrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania