Panorama (Albania)

Koeficient­ët, skema e re e llogaritje­s së pensionit

Si ndryshon llogaritja e masës së pensionit pas miratimit të koeficient­ëve të indeksimit të pagave. Shembulli i përfitimit me rrogë mesatare

-

Ndryshimi i koeficient­ëve të pagave për pension sjell rritje të përfitimit për ata që do mbushin moshën gjatë vitit 2018.

Gazeta ka marrë një shembull me pagë mesatare të një personi që del në pension në vitin 2018. Shembulli është bërë me koeficient­ët e rinj, të cilët në fund sjellin dhe një pension më të lartë. Vendimi i ISSH- së për ndryshimin me rritje të koeficient­ëve, duket se sjell një përfitim më të mirë për të gjithë pensionist­ët e rinj. Kushtet për të dalë në pension gjatë këtij viti janë ndryshuar. Në vitin 2018, pensionin e plotë e marrin vetëm ata persona, që kanë 36 vite e 4 muaj periudhë sigurimi. Koha e punës, pra, vitet e punës me sigurime të paguara për këtë vit janë rritur me 4 muaj. Në vitin 2017, periudha e sigurimit për të përfituar pension pleqësie ishte 36 vite punë. Mosha e daljes në pension nuk ka ndryshuar për burrat. Ajo është 65 vjeç. Ndërsa për gratë ajo është rritur me 2 muaj, nga 60 vjeç e 6 muaj në vitin 2017, në 60 vjeç e 8 muaj në vitin 2018. Por ndërsa mosha nuk ndikon në pension, vitet e sigurimit kanë ndikim. Sa më shumë vite pune, aq më i lartë pensioni. Formula e pensionit është e qartë. Ajo është shuma e pensionit social me 1 për qind të pagës së vlerësuar për çdo vit pune. Sa më shumë vite punë, aq më i madh përfitimi. Gjatë vitit 2018, shtesë në llogaritje­n e pensionit jep edhe rritja e pensionit social. Pensioni social, bazë e formulës së pensionit të plotë të pleqërisë, është indeksuar vjet dhe sot është 7064 lekë. Pra, rritja e viteve të punës rrit masën e pensionit plus rritja e pensionit social çon në një pension më të lartë. Sigurisht që pensioni më i lartë ka vështirësi­të e veta. Çdonjëri duhet të ketë të paktën 36 vite e 4 muaj punë. Dhe kjo kohë punë, me sigurime të paguara është shumë në kushtet e Shqipërisë, ku pas viteve 1990, jo të gjithë bizneset kanë qenë të rregullta në pagimin e sigurimeve shoqërore. Në tabelën me llogaritje­t që ka bërë gazeta, një person me pagë mesatare që mbush moshën e pensionit gjatë vitit 2018 dhe ka 36 vite e 4 muaj punë me sigurime shoqërore, merr një pension prej 27163 lekësh në muaj. I njëjti person, në rast se do i kishte mbushur kushtet në vitin 2014, do të merrte një pension prej rreth 25 mijë lekësh në muaj. Kjo, pasi i duheshin vetëm 35 vite pune dhe si rrjedhojë edhe përfitim më i vogël. Çdo person që ka mbushur moshën e pensionit, apo që është afër kësaj moshe mund të llogarisë vetë në bazë të formulës sa do i dalë përfitimi. Ai ndryshon nga paga që ka deklaruar pas vitit 1994 në sigurime shoqërore. Pasi, para vitit 1994, pagat janë të përcaktuar­a si dhe koeficient­i është i përcaktuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania