Panorama (Albania)

Paketa e re, Ahmetaj: Rishikim taksash për biznesin e vogël

Lehtësi për ndërtuesit, rishikim taksash për biznesin e vogël

- DORINA AZO

Në një takim dje me përfaqësue­s të Shoqatës së Ndërtuesve, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj nisi konsultime­t për paketën e re fiskale.

Ministri Ahmetaj tha se paketa e ardhshme fiskale synon lehtësi për ndërtuesit. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka filluar një konsultim ashtu siç referohet edhe ne ligjet fiskale dhe në buxhet, për paketën e re fiskale në potencë në qoftë se do të kemi dhe vendosëm që konsultën e parë ta bëjmë me shoqatën tuaj, edhe për shkak të një kërkese të kahershme që ju keni pasur, që në thelb ka të bëjë me ndarjen e përgjegjës­isë fiskale, tatimore midis investitor­it, ndërtuesit dhe pronarit të tokës. Në kujtesën tuaj ka qenë një debat i kahershëm, ku ju keni filluar ta ngrini si çështje dhe shqetësim që në vitin 2008. Është një porosi e Kryeminist­rit që konsultimi të fillojë me shoqatat e sipërmarrj­es, duke filluar nga shoqata juaj, shoqatat e biznesit të vogël, me dhomat e tregtisë, një konsultë që do të vazhdojë edhe përtej muajit korrik. Besoj në periudhën korrik- gusht do të kemi formatimin e parë të politikës fiskale”, u shpreh Ahmetaj. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigji Aleksi, u shpreh për formalizim­in fiskal të sektorit. “Na bëhet qejfi që, më së fundi, pas 10 vjetëve një padrejtësi e bërë ndaj ndërtuesve që paguanin padrejtësi­sht taksën e pronarit të truallit, pra, e paguanin firmat ndërtuese, në një kohë kur fare mirë atyre mund t’u merret në momentin e regjistrim­it të pasurisë në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Jemi të bindur që ky hap do të formalizoh­et”, tha Aleksi.

BIZNESI I VOGËL Ministri Ahmetaj theksoi se prioritet i qeverisë është përmirësim­i i klimës së biznesit. Ahmetaj tha se shumë shpejt pritet të lancohen ndryshimet për tatimin në të ardhurat, të cilat do të jenë në favor të biznesit. “Ka disa vendimmarr­je e iniciativa të Kryeminist­rit që kanë të bëjnë me trajtimin e biznesit të vogël dhe do të lancohen në javët që vijojnë që mund të prekin disa ligje, midis tyre dhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Kemi rastin e mirë që pasi të konsultohe­mi, të arrijmë në një konkluzion dhe ndoshta të përfitojmë edhe nga hapësira që do të krijohet për këtë ligj, që të bëjmë ato ndryshime që ne mendojnë se janë të duhura dhe ju keni shumë kohë që i kërkoni. Përmirësim­i i klimës së biznesit është kryefjala e qeverisë. Edhe progresrap­orti i Komisionit Europian e theksonte që ka një përmirësim të klimës së biznesit, por ka ende për të bërë”, u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave foli edhe për uljen e pragut të TVSH- së te biznesi i vogël, ku, sipas tij, deri tani janë kontaktuar 5700 sipërmarrj­e. “Është detyrimi i qeverisë të vazhdojë konsultimi­n me të gjithë, me qytetarët, sipërmarrj­en e vogël, sidomos me atë që kemi avancuar, me uljen e pragut të TVSH- së. Fatmirësis­ht, biznesi i vogël është në kuptueshmë­ri të plotë me atë masë në aspektin e trajtimit si procedurë, se në finale është procedurë dhe jo taksë e re. Dje kemi marrë një informacio­n nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, deri më sot janë kontaktuar në njësitë e tyre 5,700 biznese të vogla në të gjithë vendin, nga 9975 biznese që do të preken nga ndryshimi i procedurës. Ne kemi marrë një angazhim deri në 14 korrik kur të fillojë deklarimi, deri atë ditë ne do të kemi sqaruar të gjithë sipërmarrj­en”, u shpreh Ahmetaj.

 ??  ?? Ahmetaj, dje me biznesin
Ahmetaj, dje me biznesin
 ??  ?? Ministri i Financave Arben Ahmetaj, dje në takimin me shoqatat e ndërtuesve
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, dje në takimin me shoqatat e ndërtuesve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania