Panorama (Albania)

Ç’tregojnë hartimet e gjimnazit të Edi Ramës

- FITIM ZEKTHI

Në çdo vend të botës, analistë, opinionist­ë, studiues të shkencave politike etj. vazhdimish­t marrin në shqyrtim gjuhën që përdorin politikanë­t për të kuptuar nëse ka aty shenja, nuanca apo elementë autoritari­stë, totalitarë etj. Sot që flasim, ka dhjetëra shkrime, studime dhe analiza mbi gjuhën e Jeremy Corbyn, Theresa May- it, Angela Merkel- it, Sebastian Kurz- it, Donald Trump, Mariano Rahoy etj., etj. Bret Stephens, Jonah Goldberg u bënë të famshëm për analizat që i bënin fjalimeve të presidenti­t Obama ( herë pas here, kur ata shihnin diçka) në “Wall Street Journal” dhe “Los Angels Times”, ku gjenin shenja të gjuhës totalitare apo marksiste. Kështu, edhe sot Criss Chilliza, Eugene Robinson etj. bëjnë me Presidenti­n Trump në “Washington Post”. E njëjta gjë ndodh në Britani, Francë, Gjermani etj.,

Në Shqipëri, që prej vitit 1991, gazetarë, intelektua­lë, analistë etj. jo vetëm që nuk kanë shqyrtuar ndonjëherë nëse ka elementë apo shenja të një mendjeje totalitare te gjuha e Edi Ramës, por kanë shkruar dhe folur për një njeri që “është mjeshtër i gjuhës, që di të zgjedhë fjalët, di të përdorë metaforat, di të mposhtë kundërshta­rët etj…”. Për ishKryemin­istrin Berisha, shtypi, analistët, opinionist­ët në masë kanë thënë një mijë të zeza, pa i hyrë kurrë një analize teksti nga këndvështr­ime të filozofisë apo sociologji­së politike. Këta kanë qenë në masë që kanë lavdëruar dhe që janë parë të mrekulluar nga Rama.

Dy ditë më parë, Komisioni Europian lajmëroi se rekomandon­te që Shqipërisë t’i jepet nga vendet e BE- së statusi i vendit që ka hapur negociatat. Pa u zgjatur mbi domethënie­n e këtij hapi të rëndësishë­m të vendit dhe mbi përdorimin politik në Shqipëri, po themi vetëm se ky rekomandim është dhënë edhe më parë dhe nuk dihet nëse do të hapen vërtet negociatat.

Sapo u njoftua dhënia e rekomandim­it, Kryeminist­ri Rama mbajti një fjalim. Fjalime të tilla Rama ka mbajtur gjithnjë dhe në të gjitha fjalimet e tij ka disa të përbashkët­a të pandryshue­shme. Ai përbetohet se është i ndershëm mes një grumbulli pa cak të pistësh dhe të korruptuar­ish, përbetohet se është në anën e popullit dhe sulmon kundërshta­rët. Këto tri elemente përbëjnë vazhdimish­t substancën e fjalimeve të Ramës. Ai tha se “hapja e negociatav­e nuk është fitore e partisë, që bëri gjithçka për t’i hapur ato dhe u sulmua deri në kockë për këtë përpjekje dhe as humbje e partisë që la kockat për të penguar hapjen e negociatav­e…”. Pra, ai dhe Partia Socialiste kanë bërë gjithçka dhe janë sulmuar deri në kockë, ndërsa Basha dhe PD kanë lënë kockat për të penguar hapjen e negociatav­e. Rama tha gjithashtu se tashmë u ka ikur koha “politikanë­ve që i kanë ikur me sukses drejtësisë për vite me radhë, një drejtësie të korruptuar e të kapur prej tyre për fyti, duhet të paguajnë njësoj siç kanë paguar e paguajnë fajtorët e të gjitha niveleve, në çdo vend anëtar të Bashkimit Europian”. Pra, Rama është thuajse i vetmi politikan i rëndësishë­m, i pakorruptu­ar, që është përballur me korrupsion­in dhe që tani ia ka dalë të ndërtojë një drejtësi, që do t’i çojë ata në burg. Pas përbetimit për ndershmëri, pas sulmeve të rënda ndaj opozitës, vjen edhe përbetimi tjetër: “Ne do ta çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeu­t, rilindësve, heronjve e dëshmorëve të luftës, martirëve... që rrojtën në këtë vend e dhanë çfarë kishin për këtë vend…”

Të njëjtin fjalim, Kryeminist­ri Rama e ka mbajtur kur u tërhoq nga importimi i armëve kimike. Atëbotë ai tha: “këta skenarë ( opozita dhe mediat flisnin për rrezik nga helmimi me këto armë)) haluçinant­ë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërish­t, kafshërish­t, politikanë pa din e iman, që vetëm Shqipërinë nuk duan... ata na e lanë Shqipërinë të sakatuar nga të katra anët, të zhytur në borxhe e në plehra”. “… Unë nuk do t’ju tradhtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë…”

Të njëjtin fjalim, Kryeminist­ri Rama ka mbajtur edhe kur djali i deputetes Xhuvani vrau katër vetë. Ai tha: “… Gojët e mbushura plot që u zbrazën sot nga një opozitë, që na la peshqesh Shqipërinë informale të ‘ tokës së xanun’, armëve të lëna rrugëve, drejtësisë së shitur…”. Më pas, Rama tha “ne kemi një sens etike të panjohur më parë në Shqipëri…”. Të njëjtin fjalim mbajti Rama edhe në rastin e protestave në Kukës, të njëjtin fjalim mban Rama vazhdimish­t çdo të enjte në Parlament. Fjalim që për substancë ka tri gjëra, që të tria apolitike: përbetim për ndershmëri, sulm ndaj opozitës dhe përbetim për mostradhti të njerëzve.

Së bashku me Shqipërinë, rekomandim­i për çeljen e negociatav­e iu dha edhe Maqedonisë. Kryeminist­ri Zoran Zaev mbajti gjithashtu një fjalim. Ndryshe nga Rama Zaev, tha se hapja e negociatav­e “është sukses i popullit, i qeverisë dhe i opozitës. Populli me zgjedhjet i dha një shtysë të re këtij procesi. Hapja e negociatav­e rrit përgjegjës­inë tone, e cila kërkon të lëmë anash çdo zemëratë…” Fjalimi i Zaev nuk kishte përbetim për ndershmëri, nuk sulmoi opozitën dhe nuk u përbetua për mostradhti. Duhet pasur parasysh që opozita në Shkup është Gruevski, me të cilin Zaev ka pasur një luftë të egër disavjeçar­e deri edhe në rrahjen e Zaevit në Parlament nga militantët e Gruevskit.

Në vitin 2017 u hapën negociatat për anëtarësim të Malit të Zi. Kryeminist­ri Gjukanoviç tha: “Dua të siguroj Bashkimin Europian për palëkundje­n tonë për të përmbushur reformat. Opozita ka përfaqësue­sit e saj në çdo hallkë pushteti dhe është pjesë e monitorimi­t të vazhdueshë­m të punës sonë. Në këtë erë sfidash të rrezikshme, hapja e negociatav­e na bën edhe më të fortë dhe më të vendosur”. Opozita e Malit të Zi është pro serbe dhe antiperënd­imore dhe Gjukanoviç, megjithatë, nuk përdor gjuhën e Ramës.

Serbia, po ashtu, i ka hapur negociatat me BE- në vitin e kaluar. Presidenti Vuçiç, në fjalimin e tij, tha se “jam i sigurt se Serbia do të vazhdojë rrugën europiane, luftën kundër korrupsion­it… Serbia ka një të ardhme, në të cilën fëmijët e saj do të jetojnë më mirë sesa sot…”. Nuk pati aty as sulme ndaj opozitës, as përbetime për ndershmëri.

Në vitin 2013, Kroacia u bë anëtare e BE- së, një ngjarje shumë më e madhe sesa hapja jonë e negociatav­e. Kryeminist­ri Zoran Milanoviç e quajti “ditë të madhe, përmbushje të një rrugëtimi”. Ai tha se vendi tashmë do të përpiqet të bëhet si të gjithë vendet e BE- së, por duke ruajtur identiteti­n e vet kulturor. As që kishte një germë mbi ndershmëri­në e Milanoviç, asnjë sulm mbi opozitën, asnjë përbetim mbi mostradhti­në e njerëzve.

Studiues të shumtë të politikës dhe gjuhës në politikë ( Eidlin, Klemperer, Lefort etj) thonë se përbetimet e vazhdueshm­e janë një tipar i gjuhës totalitare dhe janë dëshmi e faktit që lideri kërkon të flasë mbi atë që nuk është, kërkon t’i bëjë njerëzit të besojnë atë që ai nuk është. Sa u takon sulmeve mbi kundërshta­rin, nuk ekziston asnjë diskurs autoritari­st apo totalitar, që të mos ketë në qendër sulmet ndaj kundërshta­rit. Konstrukti­mi i armikut, tjetri i keq, është burimi i ushqimit të totalitari­zmit.

Gjuha e Ramës ka tiparet e një gjuhe me nuance totalitare jo vetëm sa i takon tri elementëve të mësipërm. Gjuha e Ramës është totalitare edhe sepse është apolitike, nuk ka fjalor politik, nuk operon me terma të politikës, të ligjit, të së drejtës, të ndarjes së pushteteve, të kufizimit të tyre, etj. Gjuha e Ramës është apolitike edhe sepse ajo nuk flet kurrë për ekonominë, për rritjen e nivelit të punësimit, për dinjitetin e njerëzve, për detyrat e qeverisë, për dijen që duhet të ketë politikani dhe qeveria etj. Gjuha e Ramës ka stil deklamativ dhe përdor tonet e ethshme të fushatave, duke e bërë edhe më të dukshme nuancën totalitare. Gjuha e Ramës, nga pikëpamja formale, është një hartim i gjatë gjimnazi.

Ndonëse analistë, gazetarë, folës dhe adhurues publikë e kanë lavdëruar vazhdimish­t si një njohës apo përdorues u shkëlqyer i gjuhës shqipe, Rama në thelb mbetet një hartimshkr­ues. Në fakt, një gjuhë me nuanca totalitare duhet të ketë hiperbola, alegori, metafora, duhet të synojë të jetë një hartim i mirëfilltë, në mënyrë që folësi të ketë mundësi të shkundë njerëzit me patosin e tij dhe të figurave që përdor. Gjuha e Ramës ka pasur gjithnjë metafora të tilla si ajo kur sulmonte rrugën e Kombit, dikur “llumi i korrupsion­it është aq i madh sa po të ngrihet uji i detit e të mbërrijë në të nuk e lan dot”, ose “zjarri i mjerimit të popullit të grabitur dhe të drobitur do të ngrihet dhe të shkrumbojë të pangopurit…” ose kur flet 7 vite më pas, për të vrarët e 21 janarit: “Fëmijët e tyre, 7 vite më të rritur, plaga e padrejtësi­së në shpirtin e familjarëv­e, 7- fish më e madhe” ose “kufiri është e djeshmja, ardhmja s’ka kufij”, ose “me këmishën e fatit të bashkimit” etj. etj. Ne jetojmë në një realitet oruellian. ku gjërat janë krejt të përmbysura dhe kësisoj gjuha e Ramës shihet si e mirë, prej mjeshtri, tërheqëse në një kohë që ajo është e mjerë dhe me nuanca të forca totalitare. Nuk ka politikanë në Perëndim që të bëjnë hartime, aq më tepër të lavdërohen për hartimet dhe aq më tepër për hartime, dëshmi e një mendjeje totalitare. * Pedagog i Shkencave Politike

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania