Panorama (Albania)

Nga kush do ta mbrojë Hungarinë Kryeminist­ri i saj?

- LEONIDHA MËRTIRI

partitë tradiciona­le në Europë përgjithës­isht janë në krizë. Populistët, sikurse partia e Orbanit, kërkojnë të përfitojnë në këto situata për të ngjitur më shumë te njerëzit. Këta të fundit, të tërhequr nga retorika e vazhdueshm­e e tyre, duke i parë si më të pëlqyeshmi­t e aspiratave të veta, i afrohen më tepër modelit të liderit të fortë. Nga liderë si Orbani, gazeta “The Guardian” sheh rreziqet që vinë prej tyre, nga “shfrytëzim­i i paskrupull­t që i bëjnë opinionit publik”

Zgjedhjet e fundit në Hungari i sollën pesëdhjete­katër vjeçarit Viktor Orban mandatin e tretë për kryeminist­ër. Partia e tij, Fidesz, do të ketë 134 vende në Parlament nga 199 të numrit të përgjithsh­ëm të tij. Ajo siguron kështu dy të tretat e vendeve në Parlament, duke lënë shumë prapa nacionalis­tët e Jobbik, të cilët morën 20 për qind të votave apo socialistë­t me rreth 11 për qind. Pas tetë vjetësh rresht si kryeminist­ër, pa folur që në këtë karrige ka qenë dhe më parë, në vitet 1998- 2002, Viktor Orban do të jetë sërish në krye të ekzekutivi­t. Protestat e dy ditëve më parë të mijëra përfaqësue­sve të opozitës për të kërkuar rinumërimi­n e votave të zgjedhjeve, me slogane si “Viktator”, emri i shndërruar i kryeminist­rit dhe që pritet të vijojnë në fund të kësaj jave, nuk e zbehin aspak fitoren e Orbanit. Aq më tepër kur mendon që përballë ka një opozitë thuajse të çorientuar dhe me një të majtë gati të shkrirë. Socialistë­t vetëm emrin kanë të tillë. Partia “Koalicioni Demokratik”, ardhur prej tyre, duke pasur në krye ish- Kryeminist­rin Ferenc Gyurcany, të qeverisë socialiste liberale të viteve 2004- 2009, të zhytur në korrupsion, ka kohë që ndëshkohet me të drejtë, së toku me partitë aleate nga votuesit hungarezë.

Ndaj, me pamjen e triumfator­it, shoqëruar nga retorika e njohur e tij, Kryeminist­ri hungarez, Viktor Orban, u përsëriti zgjedhësve se, dhe më tej po i jepet mundësia “të mbrojë Hungarinë”. Por, në të vërtetë, nga kush kërcënohet Hungaria që Orban kërkon ta mbrojë atë? Nga politikat e imigracion­it, nga integrimi në Bashkimin Europian, nga pikëpamjet e këtij të fundit që nuk janë në një gjatësi vale me ato të kryeminist­rit hungarez, lidhur me politikat e Presidenti­t të Rusisë, Vladimir Putin për botën? Pikëpyetje­t janë të qarta tashmë përballë fizionomis­ë së njohur të tij, duke iu paraprirë liderëve populistë të së djathtës ekstreme në vende të ndryshme, për të parë te kjo fushatë zgjed- hore, që sapo përfundoi, mundësitë e aplikimit të saj në vendet e tyre.

Të ndalemi më konkretish­t. Me Bashkimin Europian, jo rrallë marrëdhëni­et e Viktor Orbanit kanë qenë të tensionuar­a, edhe pse hungarezët, me referendum­in në vitin 2004, vendosën për anëtarësim­in e tyre në BE. Qëndrimi i hungarezëv­e ndaj imigracion­it është i njohur. Madje, ky u bë dhe strumbulla­ri i fushatës së tanishme zgjedhore të kreut të Fidesz, duke e rritur dhe më tej nervozizmi­n e BEsë, që i ka parë këto si lajthitje dhe që rrezikojnë seriozisht demokracin­ë në vend. Hungaria me Orbanin, sikurse dihet, ngriti gardhe me tela me gjemba në kufijtë e saj, rreth tre vjet më parë për të mos hyrë imigrantët. Ish- aktivisti liberal i tri dekadave të shkuara, Viktor Orban, që fliste hapur kundër mureve, u shndërrua në kryeithtar të tyre, tani një drejtues autoritar për një shtet të fuqishëm që ko- mandon çdo gjë, me një pushtet të përqendrua­r në duart e veta. Bashkimi Europian, edhe pas kësaj ka ushqyer shpresat në dobësimin e pozitave të Kryeminist­rit hungarez, e nxitur kjo dhe nga fakti që skandale korrupsion­i kanë qenë të pranishme te Fidesz, por edhe te miqtë e tij. Këto skandale, Fidesz dhe kreu i saj, i kanë interpretu­ar ndryshe si “sulme ndaj kombit hungarez dhe vetë kryeminist­rit”. Për fat të keq, në këtë rrugë janë bërë aleatë të tyre dhe shumë media.

Fushata zgjedhore në Hungari e rriti praninë e çështjes së imigracion­it, në emër gjithnjë të mbrojtjes së vendit nga të huajt, që kërcënojnë sigurinë e Hungarisë dhe identiteti­n e saj kristian. Dhe e tërë kjo- kundër BEsë, OKB- së, që nga ana e tyre mbrojnë të drejtat e njeriut, shoqërinë civile, lirinë e medias etj. Sipas ksenofobis­ë së Orbanit, Brukseli “do që të përziejë popullsinë e Eu- ropës, të zëvendësoj­ë kulturën tonë dhe mënyrën tonë të jetesës”. Apo, siç përforcon shefin e tij, ministri i Jashtëm, hungarezët e konsideroj­në si vlerë kombëtare faktin që prej mijëra vjetësh jetojnë në Pellgun e Karpateve, në pjesën qendrore të Europës, si një shoqëri homogjene hungareze e krishterë. Këto qëndrime, çuditërish­t, sikurse u pa dhe në këto zgjedhje, e kanë rritur pra, numrin e përkrahësv­e të Viktorit kryeminist­ër, që opozita e pagëzon si Viktator. Kësaj i ka shërbyer dhe zhurma antisorosi­ane, siç ka ndodhur dhe më parë në Maqedoni, ku Nikola Gruevski akuzonte sorosistët si njerëz, që i shërbenin minimit të bashkimit kombëtar dhe shoqërinë civile e etiketonte si shtrigë për t’i bërë gjëmën vendit. Në Hungari pritet që në muajin maj Parlamenti të miratojë një paketë ligjesh të reja që kufizojnë veprimtari­në e shoqatave në përkrahje të emigrantëv­e. Kjo zhurmë është prezente dhe në Serbi, Rumani e gjetkë, për të justifikua­r gjithashtu me të prapësitë që lidhen me korrupsion­in e politikanë­ve, krimin shtetëror, me padrejtësi­të në tërësi.

Theksojmë ndërkohë që, partitë tradiciona­le në Europë përgjithës­isht janë në krizë. Populistët, sikurse partia e Orbanit, kërkojnë të përfitojnë në këto situata për të ngjitur më shumë te njerëzit. Këta të fundit, të tërhequr nga retorika e vazhdueshm­e e tyre, duke i parë si më të pëlqyeshmi­t e aspiratave të veta, i afrohen më tepër modelit të liderit të fortë. Nga liderë si Orbani, gazeta “The Guardian” sheh rreziqet që vinë prej tyre, nga “shfrytëzim­i i paskrupull­t që i bëjnë opinionit publik”.

Cila do të jetë e nesërmja e marrëdhëni­eve të Hungarisë me Bashkimin Europian, si bashkim i demokraciv­e dhe vlerave? Një gjë është e qartë: Nuk mund të jesh dhe shtet anëtar i BE- së dhe t’i qëndrosh larg apo qoftë të shohësh me bisht të syrit ruajtjen e këtyre vlerave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania