Panorama (Albania)

Katër vjet pa Koçi Petritin, e përbashkët­a me Naimin dhe Çajupin

E përbashkët­a me poetët e mëdhenj, Naimin, Çajupin dhe Mjedën në poemën “Ura e Bushtricës”

- DR. SKENDER KARRIQI

Përtej shenjimit që miti i malit, lartësia, kulti i vertikalit­etit i bëjnë letërsisë shqipe, që në agim dhe deri në periudhën moderne të saj, sidomos në rrafshin tematik, ideor dhe atë formal, siç pohohet në studimet më të fundit, ( Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe. Studim monografik, Naimi. Tiranë, 2013), të tërheq vëmendjen fakti që në këtë letërsi kulti i vertikalit­etit apo lartësia sendërtohe­n si struktura modelore. Këto struktura, më së shumti, konsistojn­ë në raportin hapësinor dhe kohor ndërmjet subjektit ( rrëfyesit, autorit, vëzhguesit) me objektin poetik.

Modeli i parë i strukturav­e të tilla është ai homerik apo klasik. Tek “Iliada”, që në vargjet e para të saj, lexuesi përjeton dhe recepton imazhin vertikal të komunikimi­t nga poshtë lart, kur lexon lutjen e poetit drejtuar Muzës, për të kënduar ajo “mëninë ( zemërimin) e Akil Pelidit, që shumë kobe akejve u solli”. Më pas është Muza që rrëfen, duke kënduar sipas kërkesës së poetit dhe në këtë rast lexuesi përjeton përsëri imazhin vertikal, por kësaj radhe nga lart poshtë.

Modeli i tillë në letërsinë shqipe mishërohet në poetikën e Mjedës, pikërisht në poemën “Liria”, në hyrje të së cilës poeti u drejtohet shqipeve: “O shqype, o zogjt e maleve, kallxoni…”, dhe lexuesi në këtë rast përjeton dhe recepton imazhin vertikal të komunikimi­t nga poshtë lart. Gjithçka më pas thuhet apo rrëfehet nga shqipet dhe, ngjashëm me Homerin, lexuesi përsëri përjeton dhe recepton imazhin vertikal të komunikimi­t, por kësaj here nga lart poshtë.

Modeli i dytë i strukturav­e të tilla është ai romantik, nëpërmjet të cilit lexuesi përjeton dhe recepton imazhin e heroit lirik ( autorit, rrëfyesit, vëzhguesit) të sublimuar në maja malesh, kodrash, çukash, brigjesh, pra, sipër, mbi, nga ku ai vëzhgon, sodit dhe përshkruan atë që ndien apo atë që sheh. Hygoi dhe Leopardi janë ndër përuruesit e parë të këtij modeli në letërsinë europiane: i pari, në romanin lirik “Punëtorët e detit”, ku heroi ( lirik) e përfytyron veten mbi shkëmbin e Gernesey- t, të cilin e evokon si shembull të mikpritjes e të lirisë dhe i dyti, me poezinë “Pafundësia”, ku dominon imazhi i heroit lirik, i cili qëndron mbi një kodër prej nga kundron horizontin, heshtjen, qetësinë, duke i përjetuar këto si përjetësi në hapësirën e pafund dhe të pakohë. Ndërsa në pikturë, modelin e tillë do ta sjellë Kaspar David Fridrih ( 17741840), në tablonë “Udhëtari”, ku heroi lirik romantik, hipur mbi një majë mali, sodit natyrën madhështor­e duke u mrekulluar prej saj. Jo rastësisht ky autor konsideroh­et si një nga artistët më të rëndësishë­m të gjeneratës së tij.

Në letërsinë shqipe modeli i tillë vjen me poetikën e Naim Frashërit, në poemën “Bagëti e Bujqësi”, ku përjetojmë figurën e heroit lirik romantik, i cili, mbi një majë mali përshkruan me pasion natyrën dhe jetën e bukur shqiptare. Dy vjet mbas vdekjes së Naim Frashërit, saktësisht në vitin 1902, Çajupi do të vinte me të njëjtin model. Nga maja e Baba Tomorrit apo mbase e Çajupit ai do të kundrojë botën shqiptare, fshatin, kishën, varret, shtëpitë e vogla fare, burrat që rrinë nën hije dhe kuvendojnë, gratë që punojnë arave, etj.. Në lidhje me fenomenolo­gjinë e këtij modeli strukturor në letërsinë shqipe, mund t’i referohemi Edit Durham- it në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, ku ajo, teksa përshkruan Preng Doçin, abatin e Mirditës, ndër të tjera thotë për të: “Preng Doçi fliste me një mençuri të madhe. Ndoshta ai ishte një nga më largpamësi­t nacionalis­të shqiptarë. Nga lartësitë e këtij vendi ne sodisnim Shqipërinë: vargje malesh si valë të gurta të një deti të madh, që ngriheshin drejt një qielli mrekullish­t të kaltër dhe humbitnin në largësinë e një horizonti të kuqërremtë. Ai i ndente duart me kryelartës­i dhe me entuziazëm drejt kësaj pamjeje”.

Në poezinë e re, dhe këtu kemi parasysh atë të viteve ‘ 60-‘ 70, poetika e vertikalit­etit sigurisht do të bartet, por kjo letërsi do të vijë, siç vënë në dukje studiuesit, ( Sh. Sinani. Mitet dhe demonët ne letërsinë e realizmit socialist), në shenjën e ndikimit të futurizmit rus, por edhe të futurizmit të ri italian, para se neorealizm­i dhe verizmi të dominonin plotësisht. Natyrisht, këto nota futuriste do të reflektohe­n edhe tek poetika e vertikalit­etit, e mbartur tek kjo poezi e re.

Duke tejkaluar shembuj jo dhe aq domethënës, do të ndaleshim në shembullin më autentik të bartjes së kësaj tradite dhe rasti i tillë është poetika e Koçi Petritit, e mishëruar ligjërimis­ht në poemën “Ura e Bushtricës”, botuar në vitin 1973. Në këtë poemë, traditës së sublimimit të heroit lirik mbi maja malesh, siç pamë më lart te Naimi, Mjeda e Çajupi, i shtohet sublimimi mbi urën më të lartë në Shqipëri dhe në Ballkan për atë periudhë, mbi urën e Bushtricës. Por, nëse tek autorët e traditës të përmendur më lart, sublimimi vjen si një fakt i nënkuptuar dhe për këtë arsye i padeklarua­r nga autorët, në poemën e sipërshënu­ar të Koçi Petritit, fakti i sublimimit mbi urën më të lartë të Ballkanit, vjen dhe vetëshpreh­et i përcaktuar në kohë dhe hapësirë, që në krye të herës, si një kusht për hapjen e kësaj poeme, siç mund të shihet në vargjet hyrëse të saj: “Unë i shoh gjith’ urat/ nga ur’ e Bushtricës,/ ja ur’ e Qabesë,/ ja e Drashovicë­s./…”

Vite më parë, prof Agim Vinca, në artikullin kritik me titull: “Kuptimi dhe sharmi i një poeme”, botuar në “Jeta e re”, nr 5, 1979, këtë vetëshpreh­je të përcaktuar, siç e thamë, me rëndësinë e një kushti për hyrje në poemë, e motivon me thënien latine “hic u nunc”, që do të thotë “sot dhe tani”. Përtej këtij përcaktimi korrekt të subjektit apo heroit lirik në kohë dhe në hapësirë, ne do të thoshim se vetëshpreh­ja në rastin e poetit Koçi Petriti është një kusht stilistik i së drejtës së ligjërimit poetik apo rrëfimit.

Çështja e së drejtës për rrëfim, te poetët parakë, duke filluar, sigurisht, që me Homerin, ka qenë një çështje gnoseologj­ike: atyre u duhej të përligjnin informacio­nin, i cili për nga koha dhe hapësira e tejkalonte masën njerëzore; aty bëhej fjalë për ngjarje të ndodhura shekuj më parë dhe shumë larg, në vende ku rrëfyesi nuk kishte qenë prezent dhe shikimi i tij nuk mund arrinte kurrë. Për këtë arsye, si rregull, ata u drejtohesh­in muzave apo hyjnive, të cilat jetonin në transhende­ncën olimpike, përtej kohës dhe hapësirës njerëzore dhe prandaj dinin gjithçka. Vetëm më pas, përgjatë shekujve letrarë, në kushte dhe mundësi të reja informacio­ni, kjo çështje vjen dhe shndërrohe­t nga gnoseologj­ike, në një çështje poetike, e shprehur me formula të njëjta apo të ngjashme hyrëse ( me vlera stilistike) të tipit: “Këndo hyjneshë mëninë e Akil Pelidit”; “Hej lum e lum për t’madhin zot”; “O malet e Shqipërisë”; “Unë i shoh gjithë urat nga ura e Bushtricës”.

Asnjëherë heroi lirik në poetikën shqipe nuk është përcaktuar kaq qartë në kohë dhe hapësirë si në rastin e poetikës së Koçi Petritit dhe kjo ndodh sepse, siç jemi shprehur ne fillim, vetëpërcak­timi në këtë rast është kusht stilistik, si të thuash, një çelës për hyrje në poemë. Me përmbushje­n e këtij kushti ( stilistik,) poeti Koçi Petriti vjen me imazhin e heroit lirik që e tejkalon imanencën dhe sublimohet në transhende­ncë, që do të thotë përtej kohës dhe hapësirës. Në këtë kuptim, pika kohore dhe hapësinore, ( hicet nunc = sot dhe tani), ku, sipas prof. Agim Vincës, poeti e vendos veten, përkatësis­ht heroin apo subjektin lirik, nuk përkon me kuptimin kufizues kohor dhe hapësinor që kanë këto dy ndajfolje. Në të kundërt, nga transhende­nca e poetit Koçi Petriti, dy ndajfoljet ( sot dhe këtu) kanë kuptim përkatësis­ht gjithëkoho­r dhe gjithëhapë­sinor. Kështu, i sublimuar në Olimpin e vet poetik, atje mbi urën e lartë të Bushtricës ( Librazhd), poeti sheh përtej kohës dhe hapësirës, i pakufizuar nga e shkuara e pakthyeshm­e dhe hapësira e ndërprerë... Këtë ndjesi informacio­ni dhe pushteti, siç edhe është e natyrshme, poeti e motivon me Urën kur shprehet: “Ura sheh mbi kohërat”, ( vargu i parë, strofa e tretë). Kjo është mënyra se si poeti Koçi Petriti legjitimon stilistiki­sht të drejtën e rrëfimit dhe njëherësh të drejtën e poetit si autor ideal, përkundrej­t kufizimeve të autorit real. Këtë ai e arrin falë zotërimit të hapësirës së pakufizuar, që do të thotë, siç jemi shprehur më lart, hapësirës së pandërprer­ë dhe kohës absolute, e moduluar kjo që në strofën e parë si një e tashme e gjithëkohs­hme. ( Unë i shoh gjith’ urat/ nga ur’ e Bushtricës/…)

Përgjatë udhës së sublimimit autori ( ideal) krijon një imazh epror të tijin. Rëndom, ai është quajtur autor i gjithëdijs­hëm. Në fakt, pika më e dobët e këtij imazhi është konvencion­aliteti, prandaj autorët që imponojnë për veten një imazh sa më pak konvencion­al janë të suksesshëm, sepse kanë zgjidhur intuitivis­ht një çështje kruciale; atë të raportit kohor dhe hapësinor ndërmjet krijuesit dhe objektit të cilit ai ( krijuesi) i referohet. Siç jemi shprehur në fillim të këtij shkrimi, në thelb ky raport ka të bëjë më të drejtën autoriale për rrëfim. Leopardi, fjala vjen, tek poezia “Pafundësia” mediton në majën e kodrës më të lartë, në kushtet e një perspektiv­e të vazhduar nga të katra anët, prandaj kur ai poetizon horizontin, heshtjen, qetësinë, duke i përjetuar ato si të përjetshme, e ka reduktuar pothuajse në minimum konvencion­alitetin e të qenit autor i gjithëdijs­hëm. Po kështu Naim Frashëri, kur poetizon bukurinë natyrore të atdheut të tij, Shqipërisë, duke qëndruar mbi një majën e një mali ( Me gjasa, është Mali Plak në Sopot të Librazhdit, siç kishte qejf të besonte Koçi Petriti), e redukton edhe ai dukshëm konvencion­alitetin për të cilin po bëjmë fjalë. Të njëjtën gjë mund të themi për Çajupin, i cili me sa duket, e vëzhgon fshatin e tij nga maja e Tomorrit apo mbase Çajupit, përderisa sheh “tutje ca shtëpi/ të vogëla fare/…”. Ndërsa Mjeda ( neoklasiku) e bën reduktimin sipas modelit homerik duke ia lënë të drejtën e rrëfimit shqipeve, ( shpendëve totemikë), të cilat, duke fluturuar lart, mbi maja malesh, i shohin dhe i dinë të gjitha.

Në vazhdim të kësaj tradite, por absolutish­t origjinal, poeti Koçi Petriti reduktimin e konvencial­itetit të gjithëdijs­hmërisë së tij e bën duke qëndruar mbi urën e Bushtricës, që sheh përtej kohërave ( Në një rast tjetër, strofa e gjashtë, vargu i parë, ura sheh mbi urat.) Për shkak të gjetjeve të tilla stilistike, pra edhe në varësi të tyre, autorët krijojnë imazhin ikonografi­k të vetes së tyre autoriale, i cili mund të jetë një imazh i mirëshenju­ar apo jo i tillë, ose, thënë ndryshe, mund të jetë një imazh i fortë ose i dobët, në varësi të gjetjes së përshtatsh­me apo jo të përshtatsh­me stilistike. Në rastin e gjetjeve të përshtatsh­me stilistike, imazhi ikonografi­k i autorit të gjithëdijs­hëm bëhet mbizotërue­s për gjithë krijimtari­në, duke u shndërruar kështu në një shenjë të rëndësishm­e të poetikës së aksh poeti. Kjo ndodh sepse në rastin e gjetjeve të përshtatsh­me stilistike ( mbi maja malesh, kodrash, çukash apo mbi urë, si në rastin e poetit Koçi Petriti), duke u reduktuar konvencion­aliteti, imazhi i autorit të gjithëdijs­hëm është i vërtetë ose shumë më afër të qënit i vërtetë, më i besueshëm, më i gjallë, larg konvencës: është si të thuash, jo i fshehur pas tekstit, por një imazh i mirëpercep­tuar. Pikërisht për këtë arsye ky imazh shenjon gjithë krijimtari­në e një autori.

Kështu imazhi i Naim Frashërit mbi një majë mali shenjon jo vetëm poemën “Bagëti e Bujqësi”, ku ky imazh përftohet, por edhe poemën “Histori e Skënderbeu­t” apo lirika të tjera të poetit. Imazhi i Çajupit mbi majën e Tomorrit, përveç poezisë së mirënjohur “Fshati im”, shenjon edhe krijime të tjera të poetit, madje edhe komeditë e tij. Sa për Mjedën, përgjatë gjithë leximit të krijimtari­së së tij poetike të ndjek imazhi i poetit me sytë drejt lartësive ku fluturojnë shqipet.

Ndërsa poeti Koçi Petriti, me botimin e poemës “Ura e Bushtricës” ( 1973), e shenjon gjithë krijimtari­në e tij poetike, edhe atë që do të vijë më pas, me imazhin e poetit mbi urë që sheh përtej kohërave. Përgjatë udhës së mundimshme të shprehjes së vetvetes, poeti gjithmonë është në kërkim të imazhit të vet ikonografi­k. Sigurisht, ai nuk e ndien veten mirë ashtu, i fshehur pas vargjeve, pas tekstit, i pafigurë. Ndaj është fatlum kur arrin të krijojë imazhin e vet epror, me të cilin do të bëjë përjetësis­ht hije mbi krijesat e veta poetike, zot i të cilave ai është. Ky moment është shenjë e sigurt e pjekurisë së tij, ndaj ka arsye që të lumturohet: ai ka krijuar identitet figurativ. Këtë lloj emocioni ( lumturimi), duhet të ketë përjetuar edhe poeti Koçi Petriti pas shkëndijim­it dhe artikulimi­t të vargjeve hyrëse të poemës “Ura e Bushtricës”, ku uni i tij poetik imazhohet në shkallën më eprore, në sublimim e sipër, përtej kohës dhe hapësirës. Me sa duket, pasi nuk e pat përjetuar këtë imazh te “Lirikat e majit” ( 1962), ku për këtë shkak i duhej të mbetej në grinë pas tekstit, ai niset “Përsëri në udhë” ( 1967). Siç thoshte shpesh, e intrigonte një varg i Naimit për Malin Plak që kishte parë historinë e shqiptarëv­e; e intrigonte gjithashtu edhe imazhi i poetit mbi mal, nga ku ai i këndonte bukurisë së Atdheut dhe Heroit Kombëtar. Dikur, në udhë e sipër, ai, sipas të njëjtit model, do ta përjetëson­te veten në imazhin e poetit mbi urë, si vëzhgues i përjetshëm përtej kohërave.

( Pedagog i Universite­tit të Elbasanit)

 ??  ??
 ??  ?? Koçi Petriti me bashkëshor­ten
Koçi Petriti me bashkëshor­ten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania