Panorama (Albania)

Raporti për arrestimet e kuksianëve: Natën dhe të paligjshme

Zbardhet raporti i plotë i Avokatit të Popullit, si e shkeli ligjin Policia dhe Prokuroria: Urdhrat pa arsyetim, jashtë afateve ligjore

- ERALD DELIU

Avokati i Popullit ka publikuar ditën e djeshme një raport me të gjitha shkeljet që ky institucio­n ka vërejtur për punën e Policisë, Prokuroris­ë dhe Gjykatës në arrestimin, procedimin dhe vendosjen e masave të sigurive për 23 protestues­it e Rrugës së Kombit. Kështu, sipas Avokatit të Popullit, shkeljet janë konstatuar që para nisjes së protestës, kur Këshilli Bashkiak i Kukësit ka kërkuar leje për zhvillimin e tubimit në Komisariat­in e Policisë së Kukësit. Mirëpo, shefi i këtij Komisariat­i, sipas Avokatit të Popullit, i ka kthyer përgjigjet për përmbushje­t e kërkesave jashtë afateve kohore që përcakton ligji. Gjithashtu, Avokati i Popullit konstaton mangësi dhe shkelje në punën e Prokuroris­ë në lidhje me nxjerrjen e urdhërndal­imeve për protestues­it. Këto urdhërndal­ime janë nxjerrë nga Prokuroria e Kukësit pa pasur ndonjë kallëzim dhe pa u dër- guar më parë në Gjykatë për vleftësim. Nga ana e zbatimit të urdhërndal­imeve, efektivët e Policisë i kanë ekzekutuar ato në orët e vona të natës dhe pa pasur kopje të tyre për t’ua komunikuar protestues­ve. Raporti thotë se janë vërejtur shkelje në mbajtjen e procesverb­aleve nga OPGJ- të dhe se protestues­ve u është privuar liria më shumë se sa parashikon ligji. Kërkesa e Prokuroris­ë për vlerësimin e masave të sigurisë në Gjykatë është dërguar jashtë afateve kohore. Raporti thotë se Prokuroria nuk ka vendosur arsyetime në kërkesë për masat e sigurive të protestues­ve. Rezerva ka pasur edhe për Gjykatën që ka vlerësuar masat, që nga vijimi i seancës me dyer të mbyllura dhe deri te koha e zhvillimit të saj. Sipas Avokatit të Popullit, seanca zgjati 3 orë dhe pjesën më të madhe të kohës e zuri kërkesa e Prokuroris­ë dhe leximi i vendimit. Ndërsa 23 të arrestuari­t patën vetëm 5 minuta kohë të mbroheshin në total.

 ??  ?? Protesta te Rruga e Kombit
Protesta te Rruga e Kombit
 ??  ?? PROTESTA PER TARIFEN E RRUGES SE KOMBIT
PROTESTA PER TARIFEN E RRUGES SE KOMBIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania