Panorama (Albania)

Deputeti Robert Bitri drejt largimit nga LSI

“Mendoj që duhej qëndruar në Parlament, se ishte dita e Integrimit”

-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, nuk i është bindur dje vendimit të Grupit të LSI- së, duke paralajmër­uar një largim të mundshëm të tij. Deputeti i Qarkut të Fierit ishte i vetmi nga radhët e opozitës që qëndroi në sallën e Parlamenti­t, madje votoi pro të gjitha nismat ligjore të maxhorancë­s, në një kohë që kolegët e tij u larguan nga seanca në shenjë proteste, pasi ishte i pranishëm Saimir Tahiri. Vetë Robert Bitri nuk e ka pranuar një largim të mundshëm nga Grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe afrimin drejt grupit të PS- së. “Mendoj që duhej qëndruar sot në Parlament, se ishte dita e Integrimit”, ka thënë dje Bitri. Pyetjes, nëse do të kaloni drejt grupit të Partisë Socialiste, deputeti i Fierit i është përgjigjur me ton, “Jo, jo!”. Qëndrimin e tij kundërshtu­es ndaj vendimit të Grupit, ai e ka quajtur si një të drejtë të tij të mbajë qëndrimin që dëshiron. “Kështu e mendoj unë dhe është e drejta ime”, ka thënë Robert Bitri në prononcimi­n e tij për mediat, ku tentoi t’i shmanget pyetjeve. Largimin e tij nga radhët e LSI- së e kanë konfirmuar burime pranë “Panorama”. Burimet bënë të ditur se Robert Bitri ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit dhe në ditët në vijim do të depozitojë kërkesën për t’u shkëputur zyrtarisht nga Grupi i LSI- së. Por, ligjërisht, ai nuk mund të bashkohet me Grupin e Partisë Socialiste, pasi sipas rregullore­s së Kuvendit, ky kalim kërkon 6 muaj kohë. Në nenin 15 të rregullore­s së Kuvendit, thu- het se: Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamenta­r. Një deputet që largohet nga grupi parlamen- tar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamenta­r vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

 ??  ?? Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania