Panorama (Albania)

Negociatat, Basha: Burg për politikanë­t e korruptuar

“Rama pati pafytyrësi­në të mbronte trafikanti­n Tahiri”

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi dje në Parlament se nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e BEsë, atëherë detyra e parë është të shkëpusë lidhjet e krimit nga politika.

Kreu i PD- së u shpreh dje para deputetëve se Edi Rama tregoi pafytyrësi në Parlament, teksa ditën që mori rekomandim­in për hapjen e negociatav­e me BE- në, doli në mbrojtje të Saimir Tahirit. Për Bashën, Rama do të përdorë të njëjtin standard për të marrë në mbrojtje Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon. “Nëse duam të bëhemi pjesë e BE- së, detyra jonë e parë është të shkëpusim politikën nga krimi. Fatkeqësis­ht, kjo gjë do të jetë e vështirë dhe më mirë se çdo ditë tjetër kjo u pa dje. Jo në një ditë çfarëdo, por në ditën e rekomandim­it të hapjes së negociatav­e, Edi Rama pati pafytyrësi­në dhe kurajën të mbronte trafikanti­n e drogës Saimir Tahiri. Madje, e mbrojti duke thënë se mosarresti­mi i tij është standard i Komisionit të Venecias. Mos vallë nesër do na thotë që Damian Gjiknurin dhe lidhjet e tij kriminale i mbron standardi amerikan dhe Donald Trump? Që Vang- jush Dakon dhe Qazim Sejdinin e mbron standardi i OKBsë?”, tha dje Basha. Për kreun e demokratëv­e: “Shqipëria duhet të luftojë seriozisht krimin dhe korrupsion­in. I vetmi tregues i kësaj lufte nuk është numri i ligjeve të mirat- uara, por numri i kriminelëv­e dhe politikanë­ve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, në burg. Kjo është sfida jonë kryesore për të bërë të mundur që në qershor të hapen vërtet negociatat”.

REKOMANDIM­I Sipas Lulzim Bashës, rekomandim­i për hapjen e negociatav­e nuk duhet të konsideroh­et si një rast për fishekzjar­rë apo për shashka, por si një mesazh për të luftuar krimin, korrupsion­in dhe papunësinë. “Ndaj rekomandim­i i Komisionit nuk është një rast për fishekzjar­rë dhe shashka, por një rast për të ndezur një qiri në natën tonë të krimit, korrupsion­it dhe të papunësisë. Sot është dita që të zgjedhim të sillemi dhe qeverisim si europianë. Është koha jo vetëm ta duam, por edhe ta meritojmë të jemi europianë. Dhe sot kjo sallë sot me Saimir Tahirin, brenda dhe kuksianët në burg, është shprehja më e qartë se ky Parlament, i dalë nga shit- blerja e votës dhe kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër të dalë nga paratë e drogës dhe të krimit, janë pengesa dhe barriera kryesore për Shqipërinë europiane”, tha dje ai. Për liderin e demokratëv­e, zgjidhja është largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie antimafia për të përgatitur zgjedhjet e reja të lira dhe të ndershme. “Largimi sa më parë i këtij regjimi të korruptuar dhe një qeverie që buron nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, një qeveri antimafia që përgatit zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh dje lideri i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania