Panorama (Albania)

Kryemadhi: Kusht për të hapur negociatat është largimi i Ramës

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaroi dje në Parlament se kushti i vetëm i Bashkimit Europian për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë është largimi i Kryeminist­rit Edi Rama. Nga foltorja, Kryemadhi përsëriti kërkesën për lirimin e 11 protestues­ve të Kukësit, teksa tha se largimi i Kryeminist­rit është e vetmja rrugë për një vendim pozitiv të Këshillit në qershor. “Po ta lexosh me vëmendje, ajo është shumë e qartë dhe me gjuhën e tyre evropiane, Bruksesi i ka vendosur 7 kushte shumë të qartë, që, në fakt, ne kemi kohë që i themi dhe i ripërsëris­im - kushti i Bashkimit Europian për të hapur negociatat paketohet në një fjali: të largohet Edi Rama. Sot shqiptarët janë më të varfër se një vit më parë, se biznesi i vogël po falimenton dhe askush nuk po i dëgjon më thirrjet dëshpërues­e të mijëra familjeve që po i vënë drynin të vetmit burim të jetesës së tyre. Dhe për këtë përgjegjës­it, përveç se të pandjeshëm, kanë mbyllur sy e veshë të zënë peng nga oligarkët që sot me pushtetin e pakufizuar që u ka dhënë Edi Rama, vendosin për çdo politikë fiskale ndaj shqiptarëv­e. Ndaj ju bëj thirrje sot që, së pari, të urdhëroni falangat tuaja në Prokurori dhe Gjykatë të lirojnë kuksianët e ndaluar padrejtësi­sht. Askush nuk meriton t’i hiqet qoftë dhe një orë lirie, pse Edi Rama dhe klientët e tij duan të vjedhin dhe pasurohen nga lekët e taksapague­sve. Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta të jetojë me biznesin e tij të vogël, vetëm e vetëm se Edi Rama u ka dhënë fjalën miqve të tij se do t’i bëjë zotër të Shqipërisë. Kjo duhet penguar në çdo formë, mënyrë apo mjet demokratik. Dhe për këtë ne sot kemi mbështetje­n e shqiptarëv­e që më shumë se shoë dhe fjalët e ngatërruar­a për një proces integrimi që po zgjatet e zgjatet pa fund, duan një jetë më të mirë në vendin e tyre”, ka thënë Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania